IMMANUEL KANT
ESE NË FILOZOFINË HISTORIKE DHE POLITIKE
Përzgjodhi dhe përktheu nga origjinali gjermanisht Gaqo Karakas...
128 downloads
798 Views
1MB Size
Report
This content was uploaded by our users and we assume good faith they have the permission to share this book. If you own the copyright to this book and it is wrongfully on our website, we offer a simple DMCA procedure to remove your content from our site. Start by pressing the button below!
Report copyright / DMCA form
IMMANUEL KANT
ESE NË FILOZOFINË HISTORIKE DHE POLITIKE
Përzgjodhi dhe përktheu nga origjinali gjermanisht Gaqo Karakashi Universiteti Ushtarak „Skëndërbej“ Tiranë 2008 Kopertina : Teuta Karakashi
1
PËRMBAJTJA 1. Ide për një histori të përgjithshme në aspektin e synimit kozmopolit. 2. Përgjigje pyetjes : Ç´është iluminizmi ? 3. Fillim i hamendësuar i historisë njerëzore. 4. Për shprehjen bajate : Kjo mund të jetë e saktë në teori, por nuk vlen në praktikë. 5. Njoftim për lidhjen së afërmi të një traktati për paqen e përjetshme në filozofi. 6. Grindja e fakultetit filozofik me atë juridik. 7. Fragmenti i Krakovit për „Grindjen e fakulteteve“. 8. Përsiatje të përzgjedhura nga trashëgimia e Immanuel Kantit.
2
IDE PËR NJË HISTORI TË PËRGJITHSHME NË ASPEKTIN E SYNIMIT KOZMOPOLIT1 Botuar për herë të parë në „Berlinische Monatsschrift“2, nëntor 1784, f. 385-411. Çfarëdo qoftë mendimi [përfytyrimi]3 që mund të krijohet për lirinë e vullnetit, edhe në kuadrin e synimit metafizik, prapëseprapë manifestimet e vullnetit, pra veprimet njerëzore, diktohen po aq mirë si çdo ndodhi tjetër natyrore nga ligjet e përgjithshme të natyrës. Megjithatë historia, e cila merret me tregimin e këtyre manifestimeve [dukurive, shfaqjeve], sado thellë të fshehura qofshin shkaqet e tyre, shpreson prej vetes, nëse ajo e sodit në tërësi lojën e lirisë së vullnetit njerëzor, që të mund të zbulojë aty një ecuri të rregullt dhe që në mënyrën, e cila për subjekte të veçuara bie në sy si e pështjelluar dhe e çrregullt, të mund të shquajë sidoqoftë për të gjithë gjininë një zhvillim përherë progresiv, megjithëse të ngadalshëm të dhuntive të saj. Kështu martesat, lindjet që vijnë prej tyre dhe vdekja, meqë vullneti i lirë i njeriut ka ndikim kaq të madh ndaj tyre, duken sikur nuk iu nënshtrohen asnjë rregulli, me anë të të cilit të mund të përcaktohet që më parë me llogaritje numri i tyre dhe megjithatë tabelat e përvitshme të tyre në shtetet e mëdha vërtetojnë se ato ndodhin po aq mirë sipas ligjeve të qëndrueshme të natyrës, sikurse edhe dukuritë e motit të paqëndrueshëm, ngjarja e të cilave nuk mund të përcaktohet që më parë veç e veç, por që në tërësi nuk pengojnë për t´i mbajtur rritjen e bimëve, rrjedhjen e lumenjve dhe gjëra të tjera të natyrës në një ecuri uniforme e të pandërprerë. Individë dhe madje popuj të tërë, pak mendojnë se duke ndjekur synimin e tyre vetjak, secili sipas kuptimit [sensit] të tij dhe shpesh njëri kuptim kundër tjetrit, ndjekin pa vënë re si fill Shën. i Kantit. Një fragment midis njoftimeve të shkurtëra të numrit të dymbëdhjetë të Gothaisschen Gel. Zeit. d. J., i cili është marrë pa dyshim nga një bashkëbisedimi im me një dijetar që po kalonte tranzit, më detyron që të bëjë këtë shpjegim; pa të cilin ai fragment s´do kishte asnjë sens dhe s´do kuptohej dot. Shën. i Përkth. Die „Gothaischen Gelehrten Zeitungen“ kishin vendosur më 11 shkurt 1784 shënimin në vijim : „Një ide e parapëlqyer e zotit Prof. Kant është se qëllimi final i racës njerëzore është arritja e kushtetutës [gjendjes, organizimit] më të përsosur shtetërore dhe ai uron që ndonjë historian filozof të dëshironte të ndërmerrte, për të na dhënë në këtë drejtim një histori të njerëzimit dhe për të na treguar sesa shumë njerëzimi i është afruar apo larguar këtij qëllimi final në epoka të ndryshme dhe çfarë duhet bërë akoma për arritjen e tij“. Shën. i Përkth. Sipas Kantit kozmopolitizmi është kuadri i vetëm i interpretimit të historisë. 2 Shën. i Përkth. Kjo revistë mujore u themelua në vitin 1783 nga J. E. Biester dhe F. Gedike dhe mbahej nga bashkëkohësit si organi kryesor i iluminizmit berlinez dhe për Kantin, i cili lidhi shumë shpejt një miqësi të ngushtë me botuesin J. E. Biester, ishte me interes që t´i përcillte në mënyrë të kuptueshme publikut të shkolluar të kohës së tij pikëpamjet e veta për qëllimin e dallueshëm racional të historisë dhe për rëndësinë e njohjes së principit të lirisë si bazë e çdo veprimi njerëzor. 3 Shën. i Përkth. Që të gjitha fjalët në kllapa katrore, në tërë punimet e përkthyera, janë vendosur prej meje si sinonime të mundshme të fjalëve pararendëse, me qëllim që të kuptohet më mirë ideja e Kantit. 1
3
drejtues synimin e natyrës, i cili për vetë ata është i panjohur dhe se punojnë për përkrahjen e tij, që edhe sikur t´iu bëhej i njohur, do të kishte prapëseprapë pak rëndësi për ta. Meqë njerëzit në tërësi në përpjekjet e tyre nuk veprojnë thjesht në bazë të instinkteve sikurse kafshët dhe sidoqoftë nuk veprojnë as edhe si kozmopolitë [qytetarë të botës] të arsyeshëm sipas një plani të përcaktuar prej tyre, atëherë duket se prej tyre është gjithashtu e pamundur [që të dalë] një histori e planifikuar (të themi si tek bletët ose tek kastorët)4. Nuk e përmbajmë dot njëfarë zemërimi, kur shikojmë bëmat dhe të pabëmat e tyre të vëna në skenën e madhe botërore dhe megjithë mençurinë që shfaqet aty këtu tek ndonjë individ, prapëseprapë në fund të fundit ngjan në tërësi se gjithçka përbëhet e thurur nga marrëzia, mëndjemadhësia fëmijënore, shpesh edhe nga ligësia fëmijënore dhe vesi i shkatërrimit. E në fund të gjithë kësaj nuk e dimë se çfarë mendimi duhet të krijojmë për gjininë tonë kaq hundëpërpjetë për përparësitë e saj. Për filozofin nuk ka këtu asnjë rrugëdalje tjetër, meqë ai tek njerëzit dhe tek loja e tyre nuk mund të presupozojë në tërësi asnjë synim të arsyeshëm të tyre, përveçse që të orvatet se mos mundet që në këtë ecuri absurde të gjërave njerëzore të zbulojë një synim të natyrës, prej të cilit është prapëseprapë e mundur një histori sipas një plani të caktuar të natyrës për krijesat, të cilat veprojnë pa planin e vet. - Ne duam të shohim se mos ia arrijmë që të zbulojmë një fill drejtues për një histori të tillë dhe duam pastaj t´ia lëmë natyrës që të nxjerrë njeriun, i cili është në gjendje që ta hartojë atë sipas këtij filli drejtues. Kështu natyra nxori një Kepler, i cili në mënyrë të papritur ia nënshtroi ligjeve të përcaktuara orbitat eksentrike të planetëve dhe një Njuton, i cili i shpjegoi këto ligje me anë të një shkaku të përgjithshëm natyror.
Teza e parë Të gjitha dhuntitë natyrore të një krijese janë përcaktuar që të zhvillohen5 së pari plotësisht dhe me një qëllim. Tek të gjitha kafshët e vërteton këtë si vrojtimi i jashtëm ashtu edhe vrojtimi i brendshëm apo vrojtimi me hapje të kafshës. Një organ që nuk përdoret, një strukturë [konfiguracion] që nuk e arrin qëllimin e saj, është në kundërshtim me doktrinën teleologjike të natyrës. Sepse në qoftë se heqim dorë nga ai parim, atëherë nuk do të kemi më një natyrë në përputhje me ligjet, por një natyrë që luan pa qëllime të caktuara dhe kuturuja6 [rastësia] e pashpresë do të zërë vendin e fillit drejtues të arsyes7. Shën. i Përkth. Që të gjitha fjalët dhe shprehjet në kllapa të rrumbullakta, në tërë punimet e përkthyera, janë kudo pa përjashtim të Immanuel Kantit. 5 Shën. i Përkth. Kanti shkruan fjalë për fjalë “që të çmbështillen”. 6 Shën. i Përkth. Kanti përdor emrin e vjetëruar “das Ungefähr”, që iu ka shkaktuar dhimbje koke të gjithë përkthyesve e secili është munduar të gjejë termin e saktë korrespondues. Gjermanishtja e sotme këtë term e shpjegon afërsisht me “Schicksal”, “Geschick”, “Zufall”, që duan të thonë fat, 4
4
Teza e dytë Tek njeriu (si krijesa e vetme e arsyeshme në Tokë) do të zhvilloheshin plotësisht, vetëm tek gjinia [soji], por jo tek individi, ato dhunti natyrore, të cilat synojnë përdorimin e arsyes. Arsyeja në një krijesë nënkupton kapacitetin [aftësinë] e krijesës për t´i zgjeruar rregullat dhe synimet e përdorimit të të gjitha forcave të saj shumë më larg se instinkti natyror dhe arsyeja nuk njeh caqe në projektet e saj8. Por vetë arsyeja nuk vepron në mënyrë instinktive, përkundrazi ka nevojë për orvatje, për ushtrime dhe për mësime, që të përparojë dalëngadalë nga një shkallë njohjeje në tjetrën. Prandaj çdo njeri do të duhej patjetër që të jetonte tej mase gjatë për të mësuar sesi duhet t´i përdorë plotësisht të gjitha dhuntitë e tij natyrore; ose nëse natyra i ka caktuar atij një jetë afatshkurtër (siç ka ndodhur realisht), atëherë ka ajo nevojë ndoshta për një radhë të pallogaritshme brezash, secili prej të cilëve i përcjell tjetrit iluminizmin e tij për t´i shtytur më në fund embrionet e tij në gjininë tonë drejt asaj shkalle zhvillimi, e cila i përshtatet plotësisht synimit të natyrës. Dhe ky moment duhet të përbëjë patjetër, të paktën në idenë e njeriut, objektivin e përpjekjeve të tij, sepse përndryshe dhuntitë natyrore do të duhej që të shiheshin në pjesën më të madhe si të kota dhe pa qëllime të caktuara, gjë që do të zhvlerësonte të gjitha principet praktike dhe nëpërmjet kësaj natyra, mençuria e të cilës duhet të shërbejë zakonisht si parim për vlerësimin e të gjitha gjërave të tjera, do të ngjallte dyshimin se në rastin e njeriut bën vetëm një lojë fëmijënore.
Teza e tretë Natyra ka dashur që njeriu të nxjerrë tërësisht nga vetvetja gjithçka, që kapërcen përtej organizimit mekanik të jetës së tij shtazore, dhe të mos përjetojë [ndiejë, provojë] asnjë lumturim apo përsosmëri tjetër, përveç atyre që i fiton vetë nëpërmjet arsyes së tij i çliruar nga instinktet. Pikërisht natyra nuk bën asgjë kot dhe nuk është shkapërderdhëse në përdorimin e mjeteve për të arritur qëllimet e saj. Meqë ajo i dha njeriut arsye dhe lirinë e vullnetit që mbështetet tek kjo e fundit, atëherë kjo ishte tashmë një shenjë e qartë e synimit të natyrës lidhur me pajisjen e tij. Domethënë ai nuk duhej të udhëhiqej nga instinktet apo të ushqehej dhe të informohej prej njohurive të lashta, përkundrazi ai duhej ta nxirrte gjithçka nga rastësi. Por unë mendoj se në shqip mund të jepet ndoshta edhe duke emërzuar një nga ndajfoljet : kuturu, dosido, kuturimthi, qesim, toptan apo dhe me termin papërcaktueshmëri. 7 Shën. i Përkth. Termin “Vernunft” të Kantit po e përkthej duke respektuar traditën e përkthimit me termin “arsye” në të gjitha esetë, megjithatë duhet mbajtur parasysh që termi “arsye” të mos ngatërrohet gjatë leximit me termin “shkak”. 8 Shën. i Përkth. Kanti na jep këtu një përkufizim për nocionin “arsye”.
5
vetvetja. Shpikja e mallrave të tij ushqimore, e veshjes së tij, e mjeteve për sigurinë dhe mbrojtjen e tij të jashtme (për të cilat natyra nuk i dha atij as brirët e demit, as kthetrat e luanit, as kafshimin e qenit, por vetëm duart), çdo argëtim që mund ta bëjë jetën të këndshme, bile gjykimi [mirëkuptimi] dhe zgjuarsia e tij e madje dhe mirësia e vullnetit të tij, që të gjitha duhej të ishin tërësisht vepra e tij vetjake. Duket se vetë natyrës i ka pëlqyer këtu nikoqirllëku i saj më i madh dhe se e ka matur me kaq kursim dhe kaq saktë pajisjen shtazore të njeriut prej saj, në bazë të nevojave më urgjente për fillimin e një ekzistence; sikur ajo donte që, po qe se njeriu e ngre ndonjëherë veten nga barbaria më e madhe drejt zotësisë më të madhe, drejt përsosmërisë së brendshme të mënyrës së të menduarit dhe (për aq sa është e mundur mbi Tokë) nëpërmjet tyre drejt lumturisë, duhej ta kishte tërësisht vetëm ai meritën për këtë dhe t´ia dinte për nder vetëm vetvetes; njëlloj sikur ajo synon më shumë vetëvlerësimin e tij të arsyeshëm sesa një mirëqenie [rehati] të tij. Sepse në këtë ecuri të çështjeve njerëzore, njeriun e pret një ushtri e tërë me mundime. Por në lidhje me këtë duket se natyrës nuk i plas fare që ai të jetojë rehatshëm, përkundrazi që ai të zhvillohet aq shumë, me qëllim që nëpërmjet sjelljes së tij të bëhet i denjë për jetën dhe mirëqenien. E çuditshme mbetet gjithmonë me këtë rast që brezat më të vjetër duken se merren me punën e tyre të mundimshme vetëm për hir të brezave të mëvonshëm, për t´iu përgatitur pikërisht këtyre një nivel, prej të cilit këta të mund ta shpinin më lart ndërtesën, që natyra e ka si synim; dhe që megjithatë vetëm brezat e mëvonshëm duhet të kenë fatin që të banojnë në godinën, ku kishin punuar një radhë e gjatë e paraardhësve të tyre (sigurisht pa paramendim), pa mundur prapëseprapë që të marrin pjesë vetë në lumturinë që ata përgatitën. Sado misterioze që të jetë kjo gjë, ajo është prapëseprapë njëherazi e domosdoshme, kur pranohet së pari : një gjini shtazore duhet të ketë arsye, dhe si klasë e qenieve të arsyeshme, të cilat do të vdesin që të gjitha, kurse gjinia e tyre është e pavdekshme, duhet të arrijë megjithatë në një përsosmëri të zhvillimit të dhuntive të saj.
Teza e katërt Mjeti që natyra përdor për të realizuar zhvillimin e të gjitha dhuntive të saj është antagonizmi i dhuntive në shoqëri, kaq shumë sa ky tek e fundit bëhet sidoqoftë shkaku i një rendi të ligjshëm në shoqëri. Me antagonizëm kuptoj unë këtu shkueshmërinë e pashkueshme [shoqërueshmërinë e pashoqërueshme, afrueshmërinë e paafrueshme] të njerëzve, d.m.th. prirjen e tyre për të hyrë në shoqëri, prirje që është megjithatë e lidhur me një rezistencë të tejpërtejshme, e cila nga ana e saj kërcënon pareshtur që ta ndajë këtë shoqëri. Në këtë rast dhuntia ndodhet siç duket në natyrën njerëzore. Njeriu ka një prirje që të shoqërizohet [bashkohet në shoqëri], sepse në një gjendje të tillë ndihet më shumë se njeri, d.m.th. ndien zhvillimin e dhuntive të tij natyrore. Por ai ka edhe një prirje të madhe për t´u
6
veçuar (izoluar), sepse ai gjen njëkohësisht tek vetja vetinë e pashkueshmërisë 9, pra ai do që gjithçka ta organizojë vetëm sipas sensit të tij dhe prandaj pret rezistencë nga të gjitha anët, sikurse e di nga vetvetja se ai nga ana e tij është i prirur që t´iu bëjë rezistencë të tjerëve. Është kjo rezistencë që zgjon të gjitha forcat e njeriut, që e çon atë ta kapërcejë prirjen e vet për përtaci dhe të sigurojë, i shtytur nga mania e nderit, mania për pushtet apo makutëria për pasuri, një pozicion midis bashkëqytetarëve të tij, të cilët ai sigurisht nuk i duron dot, por që edhe s´mund të ndahet dot prej tyre. Atëherë ndodhin hapat e parë të vërtetë të kalimit nga barbaria [palatueshmëria] drejt kulturës, e cila konsiston në të vërtetë në vlerën shoqërore të njeriut. Atëherë zhvillohen pak e nga pak të gjitha talentet, formohet shija dhe madje nëpërmjet iluminizmit të pandërprerë nis krijimi i një mënyre të menduari, e cila është në gjendje që dhuntinë e papërpunuar natyrore në lidhje me dallimin moral ta shndërrojë me kalimin e kohës në principe të përcaktuara praktike dhe që bashkëpajtimin e zhvatur patologjik në lidhje me shoqërinë është në gjendje ta shndërrojë kështu në një të tërë morale. Pa ato veti në vetvete vërtet jo të këndshme të pashkueshmërisë, prej të cilave buron rezistenca, të cilin secili duhet ta hasë domosdoshmërisht gjatë pretendimeve të tij egoiste; në një jetë idilike baritore me harmoni të përsosur, me përkorje dhe dashuri reciproke, të gjitha talentet do të mbeteshin të fshehura përjetësisht në embrionet e tyre. Njerëzit, të butë [të mbarë, të mirë] si delet që ata kullosin, as nuk do t´i jepnin ekzistencës së tyre një vlerë më të madhe sesa e ka atë bagëtia e tyre. Ata nuk do ta mbushnin boshllëkun e lënë nga Krijimi në lidhje me qëllimin e tyre, si natyrë e arsyeshme [racionale]. Pra lëvduar qoftë natyra për pashkueshmërinë, për fodullëkun që konkurron me dashakeqësi, për lakminë e pangopur për pasuri apo edhe për sundim ! Pa ato, të gjitha dhuntitë e shkëlqyera natyrore të njerëzimit do të dremisnin të pazhvilluara përjetësisht. Njeriu do harmoninë [mirëkuptimin], por natyra e di më mirë se çfarë është e mirë për gjininë e tij : ajo do mosmarrëveshjen10. Ai do që të jetojë i qetë dhe i kënaqur, por natyra do që ai të dalë nga mefshtësia dhe nga përkorja pasive e t´i turret punës dhe rropatjeve, për të gjetur për to gjithashtu dhe mjetet, që përsëri të shpëtojë me zgjuarsi prej tyre. Shtysat natyrore për këtë qëllim, burimet e pashkueshmërisë dhe të rezistencës së tejpërtejshme, prej ku rrodhën kaq shumë të këqia, por që prapëseprapë cysin gjithashtu dhe tendosjen e re të forcave e si rrjedhim cysin zhvillimin e madh të dhuntive natyrore, nxjerrin pra me siguri në shesh organizimin e një krijuesi të mençur dhe jo, bie fjala dorën e një fantazme [fryme] të ligë, e cila ka punuar shkel e shko tek vepra e vet madhështore apo që e ka prishur atë në mënyrë ziliqare.
Shën. i Përkth. Në këtë ese unë po përdor këtë term, por në çdo rast mund të lexohet edhe me sinonimet e tij „pashoqërueshmëri“, paafrueshmëri“. 10 Shën. i Përkth. Si term të kundërt me „harmoni“, „mirëkuptim“ unë po përdor termin „mosmarrëveshje“, por mund të përdoren edhe termat „përçarje“, „grindje“, „dasi“. 9
7
Teza e pestë Problemi më i madh për gjininë njerëzore, për zgjidhjen e të cilit natyra e detyron atë, është arritja e një shoqërie qytetare që administron në mënyrë universale të drejtën. Meqë vetëm në shoqëri dhe pikërisht në atë që ka lirinë më të madhe, që ka si pasojë një antagonizëm të tejpërtejshëm midis anëtarëve të saj dhe megjithatë ka përkufizimin [përcaktimin] më të saktë dhe sigurimin [garantimin, ruajtjen] e kufijve të kësaj lirie, me qëllim që të mund të ekzistojë bashkë me lirinë e shoqërive të tjera, - pra meqë vetëm tek ajo mund të arrihet synimi më i lartë i natyrës tek njerëzimi, domethënë zhvillimi i të gjitha dhuntive natyrore; meqë natyra do gjithashtu që njerëzimi ta fitojë [sigurojë] vetë këtë qëllim ashtu si gjithë qëllimet e përcaktuara prej saj : atëherë detyra më e lartë e natyrës për gjininë njerëzore duhet të jetë patjetër një shoqëri, ku liria në kushtet e ligjeve të jashtme haset e lidhur në shkallën më të madhe të mundshme me dhunën [forcën] e papërballueshme, d.m.th. me një kushtetutë11 plotësisht të drejtë qytetare, sepse natyra mund t´i arrijë synimet e saj të tjera me gjininë tonë vetëm me anë të zgjidhjes dhe kryerjes së kësaj detyre. Vuajtja e detyron njeriun, i cili është zakonisht kaq shumë i shtënë pas lirisë së shpenguar, që të hyjë në këtë gjendje shtrëngimi e pikërisht më e madhja ndërmjet të gjitha vuajtjeve, domethënë ajo, që njerëzit ia shkaktojnë vetë njëri tjetrit, prirjet e tyre bëjnë që ata të mos mundin të qëndrojnë gjatë në liri të egër njëri pranë tjetrit. Vetëm brenda një gardhi të tillë, siç është bashkimi qytetar, të njëjtat prirje prodhojnë pastaj efektin më të mirë : ashtu sikurse pemët në një pyll, nga fakti që njëra kërkon t´i marrë tjetrës ajrin dhe diellin, shtrëngojnë njëra tjetrën që t´i kërkojnë si ajrin ashtu edhe diellin sipër vetes dhe nëpërmjet kësaj marrin një shtat të bukur e të drejtë, ndryshe nga pemët që në liri dhe të veçuara nga njëra tjetra i lëshojnë degët e tyre sipas qejfit dhe rriten të shtrembëra dhe të kërrusura. Çdo kulturë dhe art që stolis njerëzimin, rendi më i bukur shoqëror, që të gjitha janë fryte të pashkueshmërisë, e cila vetështrëngohet që të disiplinohet dhe që t´i zhvillojë kështu plotësisht embrionet e natyrës nëpërmjet artit të zhvatur.
Teza e gjashtë Ky problem është më i vështiri dhe njëkohësisht ai, që do të zgjidhet shumë më vonë nga gjinia njerëzore. Vështirësia, të cilën edhe thjesht ideja e kësaj detyre e nxjerr para syve, është kjo : njeriu është një shtazë [kafshë], e cila kur jeton bashkë me të tjerat Shën. i Përkth. Kanti përdor gjithmonë termin „Verfassung“, që unë për të mos e ngarkuar përkthimin po e jap në të gjitha esetë e tij prapëseprapë me termin „kushtetutë“, por që siç e kuptoj unë nuk ka patjetër gjithmonë kuptimin e kushtetutës si letër, e kjo merret vesh dhe nga konteksti, prandaj lexuesit janë të lutur që ta mbajnë mirë parasysh këtë gjë dhe mund ta lexojnë edhe „organizim“, „konstruksion“, „formë“, „gjendje“, „strukturë“, „konstrukt“, „ndërtim“, „konstitucion“. 11
8
e gjinisë së saj ka nevojë për një usta [zotëri, pronar, bari]. Xhanëm ai e keqpërdor sigurisht lirinë e tij kundrejt njerëzve të tjerë si ai, edhe pse si krijesë e arsyeshme e dëshiron sakaq një ligj që i vë kufi lirisë. Kështu prirja e tij egoiste shtazore e shtyn atë prapëseprapë që të bëjë një përjashtim për veten, atje ku ai mundet. Pra ai ka nevojë për një usta [sovran, sundues], që ia thyen vullnetin vetjak dhe që e shtrëngon për t´iu bindur një vullneti me vlera të përgjithshme, ku njëkohësisht secili mund të jetë i lirë. Por nga do ta marrë ai këtë zot ? Asgjëkundi tjetër përveçse nga gjinia njerëzore. Por edhe ky është po ashtu një shtazë, e cila ka nevojë për një zot. Pra le t´i përqaset njeriu këtij problemi si të dojë, në këtë mes nuk parashikohet dot sesi ai mund të gjejë një kryetar [shef] të drejtësisë publike, që të jetë vetë i drejtë; le ta kërkojë ai atë qoftë tek një person i vetëm apo tek një shoqëri [grup] e shumë personave të përzgjedhur për këtë qëllim. Xhanëm secili prej tyre do ta keqpërdorë gjithmonë lirinë e vet, në qoftë se nuk ka asnjërin mbi vete, që të ushtrojë mbi të dhunë [pushtet, kontroll] sipas ligjeve. Por kryetari më i lartë duhet të jetë i drejtë në vetvete dhe prapëseprapë duhet të jetë një njeri. Prandaj kjo detyrë është më e vështira nga të gjitha; bile është e pamundur zgjidhja e saj e përsosur. Nga një dru kaq i shtrembër, prej të cilit është bërë njeriu, nuk mund të ndërtohet asgjë tërësisht e drejtë [si qiri, e pakërrusur]. Nga natyra na është ngarkuar vetëm afrimi drejt kësaj ideje12. Por që kjo ide qenka gjithashtu ajo, që kthehet më vonë nga të tëra në vepër, vjen përveç të tjerave edhe ngaqë për këtë kërkohen nocione të sakta për natyrën e një kushtetute të mundshme, përvojë e madhe e mësuar nëpërmjet shumë ngjarjeve botërore dhe mbi të gjitha një vullnet i mirë, i parapërgatitur për ta pranuar këtë kushtetutë. Por këto tre elemente me shumë vështirësi mund të mblidhen ndonjëherë bashkë, edhe nëse ndodh, atëherë vetëm shumë vonë, pas shumë orvatjeve të shkuara kot. Teza e shtatë Problemi i krijimit të një kushtetute të përsosur qytetare varet nga problemi i marrëdhënieve të jashtme ligjore [legale, të ligjshme] midis shteteve dhe nuk mund të zgjidhet pa këtë të fundit. Sa para bën që të punosh për një kushtetutë të ligjshme [legale] qytetare ndërmjet individëve, d.m.th. për organizimin e një komuniteti ? E njëjta pashkueshmëri që i shtrëngonte njerëzit për këtë gjë, është përsëri shkaku që çfarëdo komuniteti në marrëdhëniet e jashtme, d.m.th. si një shtet, qëndron në liri të shfrenuar në lidhje me shtetet e tjera dhe si pasojë njëri shtet duhet të presë nga tjetri pikërisht të këqijat [të ligat], të cilat shtypnin individët dhe e detyruan Shën. i Kantit. Pra roli i njeriut është shumë artificial. Ne nuk e dimë sesi janë gatuar banorët e planeteve të tjera dhe natyra e tyre, por në qoftë se e kryejmë mirë këtë mision të natyrës, atëherë mund t´i bëjmë sigurisht qejfin vetes se lejohemi që të pretendojmë një rang jo të vogël midis fqinjëve tanë në godinën botërore. Ndoshta tek këta, çdo individ mund ta arrijë plotësisht në jetën e tij paracaktimin e vet. Tek ne është ndryshe; vetëm gjinia mund ta shpresojë këtë gjë. 12
9
që të hynte në një gjendje ligjore qytetare. Pra natyra ka përdorur përsëri si mjet pashkueshmërinë e njerëzve, madje të shoqërive të mëdha dhe të shteteve të përbëra prej këtij lloji krijesash, për të zbuluar në antagonizmin e pashmangshëm të tyre një gjendje qetësie dhe sigurie; d.m.th. nëpërmjet luftërave, nëpërmjet përgatitjes së tepruar dhe asnjëherë në dobësim për luftëra, nëpërmjet vuajtjes, që nëpërmjet tyre do i duhet patjetër ta ndiejë përbrenda më në fund çfarëdo shteti madje në mes të paqes, shtyn ajo drejt orvatjeve fillimisht jo të përsosura, por më në fund pas shumë rrënimeve, përmbysjeve dhe madje pas shterimit të tejpërtejshëm të brendshëm të forcave të tyre shtyn natyra drejt asaj, që arsyeja do kishte mundur t´ua thoshte edhe pa kaq shumë përvojë të trishtueshme, domethënë që të dalin nga gjendja pa ligj e njerëzve të egër dhe të hyjnë në një federatë të popujve; ku secili, edhe shteti më i vogël, do mund t´i priste sigurinë dhe të drejtat e tij jo nga fuqia e vet apo nga vlerësimi vetjak juridik, por vetëm nga kjo federatë e madhe e popujve (Foedus Amphictyonum), nga një fuqi e bashkuar dhe nga vendimi i marrë sipas ligjeve të dala nga vullneti i bashkuar. Sadoqoftë ëndërruese që të duket kjo ide dhe si e tillë është përqeshur nga një abat i St. Pierre apo nga Rusoi (ndoshta, sepse ata e besuan realizimin e një ideje të tillë si mjaft të afërt), është megjithatë rezultati i pashmangshëm i vuajtjes, ku njerëzit e kallin njëri tjetrin, e cila duhet t´i shtrëngojë shtetet për të marrë pikërisht atë vendim (sado e vështirë qoftë për ata që ta pranojnë), për të cilin u shtrëngua pikërisht me kaq pa dëshirë njeriu i egër, konkretisht : që ta braktiste lirinë e tij brutale dhe që ta kërkonte qetësinë dhe sigurinë në një kushtetutë të ligjshme. - Pra të gjitha luftërat janë orvatje aq të shumta (vërtet jo sipas synimit të njerëzve, por sidoqoftë sipas synimit të natyrës), për të krijuar marrëdhënie të reja midis shteteve dhe për të formuar trupa [shtete] të rinj nëpërmjet shkatërrimit, të paktën nëpërmjet copëtimit të të gjithëve. Por këta trupa sërishmi nuk mund të rrojnë dot qoftë në vetvete, qoftë njëri pranë tjetrit dhe prandaj iu duhet të vuajnë revolucione të reja, të ngjashme derisa më në fund një ditë prej ditëve pjesërisht nëpërmjet organizimit më të mirë të mundshëm të kushtetutës qytetare përbrenda, pjesërisht nëpërmjet një marrëveshjeje komunitare dhe legjislacioni me jashtë arrihet një gjendje, e cila në mënyrë të ngjashme si me komunitetin qytetar, mund ta mbajë vetveten tamam si një automat. A duhet pritur prej një bashkëtakimi epikurian të shkaqeve vepruese, që shtetet ashtu si atomet e vogla të materies të orvaten nëpërmjet përplasjes së tyre kuturu për lloj-lloj formimesh [konfiguracionesh], të cilat shkatërrohen përsëri nëpërmjet goditjes së re, derisa një ditë prej ditësh të dalë rastësisht me sukses një konfiguracion i këtillë, që mund të rrojë [mbahet, qëndrojë] në formën e tij (një rastësi fatlume, që sigurisht zor se do të ndodhë !). Apo përkundrazi duhet pranuar se natyra ndjek këtu një ecuri të rregullt për ta çuar gjininë tonë nga shkalla e ulët e shtazërisë gradualisht deri në shkallën më të lartë të njerëzimit e pikërisht nëpërmjet artit të saj, edhe pse ia zhvat njeriut, dhe i zhvillon tërësisht rregullisht në këtë organizim në dukje të egër ato dhunti të lindura. Apo mos vallë preferohet më mirë që nga të gjitha këto veprime dhe kundërveprime të
10
njerëzve të mos dalë në tërësi asgjë kudo, të paktën asgjë e zgjuar, se gjithçka do të mbetet siç ka qenë prej qëkur dhe prandaj nuk mund të parashikohet dot, nëse mosmarrëveshja13, e cila është kaq natyrore për gjininë tonë nuk po na përgatit në fund një ferr të këqiash brenda një gjendjeje sado aq të kulturuar, kur ajo ndoshta do t´i asgjësojë përsëri nëpërmjet shkretimit barbar vetë këtë gjendje dhe të gjitha përparimet e deritashme në kulturë (një fat, për të cilin nuk mund të jepet garanci në kushtet e qeverisjes së kuturusë së verbër, e liria pa ligj është në fakt njësoj me këtë qeverisje, po qe se qeverisjes së kuturusë nuk i jepet roli i fillit drejtues të natyrës i lidhur fshehurazi me urtësinë !) e kjo pothuajse ka si përfundim pyetjen : mos ndoshta është e arsyeshme që ta pranojmë dobiprurjen e institucionit të natyrës pjesërisht dhe të pranojmë prapëseprapë kotësinë në tërësi ? Kështu atë që bëri gjendja e pakuptimtë e njerëzve të egër, që i pengoi konkretisht të gjitha dhuntitë natyrore në gjininë tonë, por më në fund nëpërmjet të keqes ku e futi, e shtrëngoi atë që të dilte nga kjo gjendje dhe të hynte në një kushtetutë qytetare, në të cilën mund të zhvillohen të gjitha ato embrione, po këtë bën edhe liria barbare e shteteve tashmë të krijuara, domethënë : se nëpërmjet përdorimit të të gjitha forcave të komuniteteve për t´u armatosur kundër njëri tjetrit, nëpërmjet shkretimeve që shkakton lufta, por akoma më shumë nëpërmjet domosdoshmërisë për të qëndruar përherë në gatishmëri luftarake, pengohet vërtet zhvillimi i plotë i dhuntive natyrore në ecurinë e tyre, por nga ana tjetër edhe të këqijat që burojnë nga to e shtrëngojnë gjininë tonë që të zbulojë një ligj të ekulibrit tek rezistenca në vetvete e dobishme [shpëtimtare] e shumë shteteve njëri pranë tjetrit, e cila buron nga liria e tyre dhe që të fusë në qarkullim një pushtet [dhunë] të bashkuar, i cili i jep vendosmëri këtij ekuilibri e si rrjedhim e shtrëngojnë që të fusë në qarkullim një gjendje kozmopolite lidhur me sigurinë publike të shtetit. Kjo gjendje nuk është fare pa rrezik, me qëllim që forcat e njerëzimit të mos i zerë gjumi, por prapëseprapë nuk është gjithashtu dhe pa një princip të barazisë në veprimet dhe kundërveprimet e tyre reciproke, me qëllim që ata të mos shkatërrojnë njëri tjetrin. Para se të ndodhë ky hap i fundit (domethënë bashkimi i shteteve), pra pothuajse vetëm në gjysmë të formimit të tij, natyra njerëzore duron të këqijat më mizore në kushtet e pamjes mashtruese të mirëqenies së jashtme dhe Rusoi nuk e kishte aq gabim, kur preferoi gjendjen e njerëzve të egër, sapo lëmë jashtë vëmendjes pikërisht këtë shkallë të fundit, që gjinia jonë duhet ende ta ngjitë. Ne jemi kultivuar në shkallë të lartë nëpërmjet artit dhe shkencës. Ne jemi civilizuar deri në mbingarkesë me lloj-lloj mirësjellje dhe korrektësi shoqërore. Por që të na mbash ne për të moralshëm, për këtë gjë mungon ende shumë. Xhanëm ideja e moralitetit bën ende pjesë tek kultura, kurse përdorimi i kësaj ideje që rezulton në diçka të ngjashme me etikën në dashurinë për nderin dhe në korrektësinë me shtetet e jashtme, vetëm kjo përbën thjesht civilizimin. Por për aq kohë sa shtetet i përdorin të gjitha forcat e tyre në Shën. i Përkth. Termi „mosmarrëveshje“ përdoret prej meje në këtë ese sipas shpjegimit në shënimin nr. 10. 13
11
favor të synimeve të tyre sqimatare dhe të dhunshme për zgjerim dhe pengojnë kështu paprerë përpjekjen e ngadalshme të qytetarëve të tyre për formimin përbrenda të mënyrës së të menduarit, madje iu heqin atyre gjithashtu çdo mbështetje në këtë drejtim, atëherë nga kjo mënyrë veprimi nuk mund të pritet asgjë, sepse do të kërkohet një përpunim i gjatë i brendshëm i çdo komuniteti për edukimin e qytetarëve të tij. Por çdo e mirë, që nuk është e shartuar me botëkuptimin [idealin] moralisht të mirë, nuk është asgjë tjetër veçse llustër dhe mjerim që vezullon dobët. Raca njerëzore do të mbesë sigurisht në këtë gjendje, derisa ajo të dalë [të shpëtojë me përpjekje], në mënyrën siç e thashë unë, nga gjendja kaotike në marrëdhëniet e saj ndërshtetërore.
Teza e tetë Historia e gjinisë njerëzore mund të shihet në tërësi si zbatim i një plani të fshehtë të natyrës, për të realizuar brenda vendit një kushtetutë të përsosur shtetërore dhe për këtë qëllim edhe një kushtetutë të përsosur shtetërore për me jashtë, si gjendjen e vetme, ku natyra mund t´i zhvillojë plotësisht të gjitha dhuntitë natyrore të njerëzimit. Teza është një rrjedhim i tezës së mëparshme. Shihet se filozofia mund të ketë gjithashtu mijëvjeçarin14 e saj, por një të atillë, ideja e të cilit mund të vetëpërkrahë realizimin e tij, megjithëse vetëm nga shumë larg, pra i cili nuk është asgjë më pak sesa fantazi. Varet vetëm nga fakti, nëse përvoja zbulon diçka nga një ecuri e tillë e synimit të natyrës. Unë po them : diçka pak, sepse duket se ky cikël kërkon aq kohë të gjatë derisa të mbyllet e se nga pjesa e vogël, që njerëzimi ka përshkuar në kuadrin e këtij synimi, mund të përcaktohet vetëm me kaq pasiguri trajta e trajektores së synimit dhe raporti i pjesëve me të tërën, sikurse nga të gjitha vrojtimet e deritashme të qiellit kursi, që merr dielli ynë bashkë me tërë ushtrinë e tij të satelitëve në sistemin e madh të yjeve fiks, megjithëse nga baza universale e kushtetutës sistematike të godinës botërore dhe nga ajo pak që është vrojtuar është prapëseprapë boll e besueshme për të nxjerrë përfundimin për realitetin e një cikli të tillë. Ndërkaq natyra njerëzore mbart me vete mungesën e indiferencës madje edhe lidhur me epokën më të largët që do të prekë gjininë tonë, kur ajo do të vijë me siguri. Sidomos aq më pak mund të ngjasë kjo në rastin tonë, meqë duket se ne do mund ta sillnim më shpejt nëpërmjet veprimtarisë tonë vetjake të arsyeshme këtë moment kaq të gëzueshëm për pasardhësit tanë. Për hir të tyre bëhen për ne shumë të rëndësishme madje dhe gjurmët e dobta të afrimit të këtij momenti. Shtetet janë tashmë që sot në një raport kaq artificial kundrejt njëri tjetrit, saqë asnjëri nuk mund të lëshojë pe në kulturën e brendshme, pa humbur pushtet dhe ndikim kundrejt të tjerëve. Pra garantimi i këtij qëllimi të natyrës është prapëseprapë mjaft i siguruar madje nëpërmjet synimeve ambicioze të shteteve, nëse jo nëpërmjet përparimit. Më tej : 14
Shën. i Përkth. Chiliasmus, pritja e një mbretërie njëmijëvjeçare pas rikthimit të Krishtit.
12
liria qytetare gjithashtu nuk mund të preket me shumë gjasa tani, pa ndier prej kësaj dëmin në të gjitha zanatet, sidomos në tregti, por pa ndier gjithashtu dhe pakësimin e forcave të shtetit në marrëdhëniet me jashtë. Kurse kjo liri ecën ca nga ca përpara. Në qoftë se qytetari pengohet që ta kërkojë mirëqenien e tij në të gjitha mënyrat e çfarëdoshme që i pëlqejnë atij vetë, mjaft që ato të bashkekzistojnë me lirinë e të tjerëve, atëherë pengohet gjallëria e veprimtarisë së tejpërtejshme dhe me këtë pengohen përsëri forcat e të tërës. Prandaj shfuqizohen gjithmonë e më shumë kufizimet ndaj personit në lidhje me mënyrën e tij të veprimit, i hapet udhë lirisë së përgjithshme të fesë dhe kështu buron dalëngadalë iluminizmi përmes marrëzive dhe tekave që shpëtojnë, si një pasuri e madhe, e cila duhet ta shkëpusë patjetër racën njerëzore madje dhe nga synimet egoiste për zgjerim të sunduesve të saj, kur ata kuptojnë vetëm dobinë e tyre vetjake. Por ky iluminizëm dhe bashkë me të edhe një pjesë e caktuar e zemrës, të cilën njeriu i iluminuar nuk mund ta shmangë ndaj të mirës që ai e kupton plotësisht, duhet të ngjitet pak e nga pak deri tek fronet dhe duhet të ketë ndikim madje dhe ndaj parimeve të tyre të qeverisjes. Megjithëse p.sh. qeveritarët e botës sonë nuk kanë tani para të mbetura për institucionet publike të edukimit dhe në përgjithësi për gjithçka që ka të bëjë me më të mirën e botës, sepse gjithçka është llogaritur tashmë që më përpara për luftën e ardhshme, prapëseprapë ata do ta gjejnë se është në dobinë e tyre vetjake që të paktën të mos i pengojnë përpjekjet vetjake edhe pse të dobta dhe të ngadalshme të popullit të tyre në këtë drejtim. Më në fund vetë lufta bëhet gradualisht jo vetëm një sipërmarrje kaq artificiale, përfundimi i saj bëhet kaq i pasigurt për të dy palët, por edhe nëpërmjet dhimbjeve të mëpasshme, që shteti i ndien për shkak të barrës gjithmonë në rritje të borxheve (një shpikje e re), shlyerja e të cilave bëhet e paparashikueshme, lufta bëhet dhe një sipërmarrje kaq e dyshimtë. Në këtë mes në pjesën tonë të botës, e cila është kaq shumë e ndërthurur nëpërmjet ekonomisë, bëhet kaq i dukshëm ndikimi që ushtron çdo tronditje shteti ndaj gjithë shteteve të tjera, saqë këta të shtrënguar nga rreziku ofrohen si arbitra megjithëse pa reputacion ligjor dhe përgatitet kështu gjithçka për së largu për një organizëm të madh të ardhshëm shtetëror, për të cilin bota e mëparshme nuk ka se çfarë shëmbulli të paraqesë. Megjithëse ky organizëm shtetëror ekziston tani vetëm në një projekt ende shumë të papërpunuar, sidoqoftë po e merr veten tashmë e po nxitet si të thuash një ndjenjë tek të gjitha hallkat, ku për secilën prej tyre ka rëndësi ruajtja e të tërës dhe kjo jep shpresë që pas disa revolucioneve transformuese do të realizohet më në fund ndonjëherë, ajo që natyra e ka synimin më të lartë, një gjendje e përgjithshme kozmopolite, si prehër, ku mund të zhvillohen të gjitha dhuntitë e lindura të gjinisë njerëzore.
Teza e nëntë
13
Një orvatje filozofike për ta përpunuar historinë e përgjithshme të botës sipas një plani të natyrës, i cili synon bashkimin e përsosur qytetar në gjininë njerëzore, duhet të shihet si e mundshme dhe bile si përkrahëse për këtë synim të natyrës. Është vërtet një njoftim i çuditshëm dhe sipas gjasës i marrë që të duash të hartosh një histori sipas idesë sesi duhej të ecte rrjedha botërore, në qoftë se kjo e fundit është në përshtatshmëri me disa qëllime të arsyeshme. Duket se në kuadrin e një synimi të tillë do mund të realizohej vetëm një roman. Ndërkaq në qoftë se lejohet që të pranojmë se natyra madje dhe në vetë lojën e lirisë njerëzore nuk vepron pa plan dhe pa synim final, atëherë kjo ide do mund të bëhej prapëseprapë e dobishme. Edhe nëse ne jemi sakaq tepër miop, për ta kuptuar mekanizmin sekret të aktivitetit të saj, atëherë kjo ide do mund të na shërbente sidoqoftë si fill drejtues, për ta paraqitur të paktën në përgjithësi si një sistem agregatin përndryshe të pa plan të veprimeve njerëzore. Xhanëm në qoftë se fillojmë nga historia greke - si ajo, nëpërmjet të cilës është ruajtur për ne çdo histori tjetër më e vjetër apo e njëkohëshme me të, ose që të paktën duhet të legalizohet15 prej saj -, në qoftë se ndjekim deri në kohën tonë ndikimin e saj ndaj krijimit dhe përçudnimit të organizmit shtetëror të popullit romak, i cili përlau shtetin grek, dhe ndikimin e romakëve ndaj barbarëve, të cilët përsëri shkatërruan romakët e në këtë mes shtojmë në mënyrë episodike historinë shtetërore të popujve të tjerë, ashtu siç ka mbërritur njohja e saj gradualisht tek ne pikërisht nëpërmjet këtyre kombeve të iluminuara, atëherë do të zbulojmë një ecuri të rregullt në përmirësimin e kushtetutës shtetërore në pjesën tonë të botës (e cila mbase do t´iu japë ndonjëherë ligje gjithë pjesëve të tjera të botës). Përveç kësaj kur gjithandej tregojmë vëmendje vetëm për kushtetutën qytetare dhe ligjet e saj si edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore, për aq sa të dyja nëpërmjet të mirave që përmbanin shërbyen një kohë të mirë për t´i ngritur lart popujt (e bashkë me ta edhe artet dhe shkencat) dhe për t´i glorifikuar, por për t´i rrëzuar përsëri nëpërmjet të metave që iu ishin bashkangjitur, megjithatë në atë mënyrë që mbeste gjithmonë një embrion i iluminizmit, i cili i zhvilluar më shumë nëpërmjet çdo revolucioni përgatiti një stad vijues akoma më të lartë të përmirësimit, atëherë siç besoj do të zbulohet një fill drejtues, i cili mund të shërbejë jo thjesht për shpjegimin e lojës kaq të ngatërruar të gjërave njerëzore, apo për profecinë politike të ndryshimeve të ardhshme të shtetit (një dobi, që është nxjerrë tashmë në ndonjë rast tjetër nga historia e njerëzve, edhe pse kjo histori është parë sakaq si efekt jo koherent i një lirie pa rregulla !). Përkundrazi do të hapet (gjë që në thelb nuk mund të Shën. i Kantit. Vetëm një publik erudit, i cili vijon pa ndërprerje qysh nga shfaqja e tij e deri tek ne, mund ta legalizojë [dëshmojë] historinë e vjetër. Jashtë këtij publiku gjithçka është terra incognita dhe historia e popujve, që jetuan jashtë tij, mund të njihet vetëm që nga momenti, kur ata hynë në këtë publik. Kjo ndodhi me popullin hebre në kohën e Ptolemejve nëpërmjet përkthimit në greqisht të Biblës, pa të cilin pak do të ishin besuar lajmet e izoluara, që lidheshin me ta. Që nga ky moment (nëse ky fillim është zbuluar së pari siç i takon) e këndej mund të ndiqen historitë e tyre. Dhe kështu është me të gjithë popujt e tjerë. Fleta e parë tek Tukiditi (thotë Hume) është i vetmi fillim i gjithë historisë së vërtetë. 15
14
shpresohet, pa presupozuar një plan të natyrës) një perspektivë ngushëlluese për të ardhmen, ku gjinia njerëzore paraqitet tej në largësi sesi megjithatë bën në fund të fundit përpjetë drejt gjendjes, në të cilën mund të zhvillohen plotësisht të gjitha embrionet që natyra i vuri tek gjinia njerëzore, dhe në gjendjen ku mund të përmbushet paracaktimi i saj këtu mbi tokë. Një përligjje e tillë e natyrës - apo më mirë e predestinimit [paracaktimit hyjnor] - nuk është motiv i parëndësishëm, për të zgjedhur një këndvështrim të veçantë për soditjen e botës. Xhanëm sa para bën që të lëvdojmë madhështinë dhe urtësinë e krijimit në mbretërinë e natyrës pa arsye [intelekt] dhe ta rekomandojmë për ta vrojtuar, në qoftë se pjesa e teatrit të madh e urtësisë më të lartë, pjesë që përmban qëllimin e gjithë këtij teatri, historia e racës njerëzore - përkundrazi duhet të mbesë një ndërhyrje e parreshtur, pamja e së cilës na shtrëngon që t´i kthejmë sytë me zemërim mënjanë dhe, ndërsa ne nuk kemi më shpresa se do të gjejmë aty ndonjëherë një synim të përkryer të arsyeshëm, na shpie që ta shpresojmë këtë synim vetëm në një botë tjetër ? Do të ishte keqinterpretim i synimit tim se unë me këtë ide për një histori botërore, e cila në njëfarë mënyre ka a priori një fill drejtues, do të doja që t´i vija bërrylin përpunimit të historisë së mirëfilltë të hartuar thjesht në mënyrë empirike. Është vetëm një mendim [ide], për të cilin një kokë filozofike (e cila meqë ra fjala duhet që ta njohë shumë mirë historinë) do mund të përpiqej ende nga një këndvështrim tjetër. Përveç kësaj pedantizmi zakonisht i lavdërueshëm, me të cilin njeriu harton tani historinë e kohës së tij, duhet që në mënyrë të natyrshme ta bëjë prapëseprapë gjithsecilin që të shqetësohet sesi pasardhësit tanë të mëvonshëm do të fillojnë që ta kuptojnë barrën e historisë, që ne do t´iu kemi lënë pas pas disa shekujve. Pa dyshim ata do ta çmojnë historinë e epokës më të vjetër, dokumentet e të cilës ndoshta do t´iu jenë fshirë prej kohësh, vetëm nga këndvështrimi që iu intereson, domethënë se çfarë kanë realizuar apo dëmtuar popujt dhe qeveritë në kuadrin e synimit kozmopolit. Por duhet mbajtur parasysh në këtë mes si ambicia e kryetarëve të shteteve ashtu edhe ambicia e shërbëtorëve të tyre, me qëllim që t´i kthejmë ata drejt mjetit të vetëm, i cili mund ta çojë kujtimin e tyre të lavdërueshëm për tek epoka shumë më e vonë : kjo gjë mund të japë akoma përveç të tjerave një motiv të vogël që të orvatemi për një histori të tillë filozofike.
15
PËRGJIGJE PYETJES : Ç´ËSHTË ILUMINIZMI16 ? Botuar për herë të parë në “Berlinische Monatsschrift”, dhjetor 1784, f. 481-494. Iluminizmi është dalja [shkëputja] e njeriut nga foshnjëria17 e tij, për të cilën është vetëfajtor. Foshnjëria është paaftësia e njeriut për ta përdorur mendjen18 e vet pa drejtimin e një njeriu tjetër. Njeriu është vetëfajtor për këtë foshnjëri, kur shkaku i saj nuk është mangësia e mendjes, por përkundrazi është mungesa e vendimit dhe e guximit për ta përdorur mendjen e tij pa drejtimin e një tjetri. Sapere aude ! Ki guximin që ta përdorësh mendjen tënde !, kjo është pra parulla e iluminizmit. Përtacia dhe burracakëria janë shkaqet se përse një pjesë kaq e madhe e njerëzve, pasi natyra i ka shpallur prej kohësh të lirë nga drejtimi i huaj (naturaliter maiorennes), mbeten prapëseprapë me kënaqësi foshnje gjatë tërë jetës dhe se përse bëhet kaq e lehtë për të tjerët që të hiqen si kujdestarët e tyre. Është kaq e rehatshme që të jesh foshnje. Kur unë kam një libër që ka mend edhe për mua, kur kam një prift që ka ndërgjegje edhe për mua, kur kam një mjek që e gjykon dietën edhe për mua etj., epo atëherë unë s´kam nevojë që të mundohem vetë. Unë se kam të domosdoshme që ta vë mendjen në punë, kur vetëm mund të paguajë; të tjerët do ta marrin tashmë përsipër punën e mërzitshme për mua. Që pjesa shumë më e madhe e njerëzve (ndërmjet tyre tërë gjinia e bukur) e mban edhe për shumë të rrezikshëm hapin drejt pjekurisë, përveç asaj që ai është i rëndë, për këtë gjë përkujdesen tashmë ata kujdestarë, të cilët kanë marrë me zemërgjerësi përsipër kryembikëqyrjen e njerëzve. Pasi ata e budallallepsën së Shën. i Përkth. Në vendin tonë nuk është krijuar ende tradita që veprat e mendimtarëve të mëdhenj të përkthehen nga profesorët me përvojë të gjatë në fushat përkatëse sikurse ndodh kjo normalisht në Perëndim. Kjo ndoshta edhe sepse ata në shumicën e tyre, për shkak të arsimimit, nuk i njohin gjuhët origjinale të këtyre mendimtarëve. Fatkeqësisht ky term është përkthyer në shqip me termin „ndriçimet“, sepse përkthyesi shqiptar e përkthen Kantin nga frëngjishtja (siç besoj unë) ose nga anglishtja; sidoqoftë jo nga gjuha origjinale dhe sidoqoftë ai nuk e njeh lëndën. Me këtë rast duhet thënë se edhe në gjuhët e tjera (anglisht, frëngjisht, italisht) ka përkthime jo të sakta të nocioneve të Kantit dhe të përmbajtes së veprave të tij e unë e kam vërtetuar këtë gjë gjatë përkthimit të tyre nga origjinali gjermanisht duke i krahasuar me përkthimet në gjuhët e mësipërme, prandaj dhe veprat e Kantit në këto gjuhë janë ripërkthyer shumë herë nga breza të ndryshëm për t´u ndrequr nga deformimet dhe për ta dhënë sa më saktë mendimin e tij. Edhe një krahasim midis tyre i eseve të Kantit të përkthyera në gjuhë të ndryshme, tregon gjithashtu mospërputhje njëra me tjetrin, e prandaj ato duhen përkthyer vetëm nga gjuha origjinale duke i krahasuar me përkthimet në gjuhët e tjera, në rast se pretendojmë për cilësi përkthimi. 17 Shën. i Përkth. Unë po përdor në këtë material termin “foshnjëri”, por mund të përkthehet edhe “mituri”, “papjekuri”. E njëjta pavendosmëri vihet re edhe tek përkthyesit e gjuhëve të tjera. Vladimir Iliç Lenini, i cili e njihte shumë mirë gjermanishten, ka përdorur gjithashtu termin „foshnjëri“. E njëjta gjë vlen edhe për mbiemrat e prejardhur prej tyre si “foshnje”, “i mitur”, “i papjekur”, “minoren”. 18 Shën. i Përkth. Termin „Verstand“ të Kantit po e përkthej me “mendje”, por mund të përdoren si sinonime dhe termat : intelekt, tru, gjykim, etj. 16
16
pari bagëtinë e tyre dhe parandaluan me kujdes që këto krijesa të qeta të mos guxonin të bënin asnjë hap jashtë qerres kafaz, ku i mbyllnin, u tregojnë atyre më pas rrezikun që i kërcënon, nëse përpiqen që të ecin vetëm. Ky rrezik vërtet nuk është kaq i madh, sepse ato me siguri do të mësonin më në fund që të ecnin, pasi të ishin rrëzuar disa herë; mirëpo një shembull i këtij lloji i bën sidoqoftë që të druhen dhe i frikëson zakonisht për të mos bërë asnjë orvatje të mëtejshme. Pra është e vështirë për çdo njeri të veçantë që të shpëtojë [dalë] nga foshnjëria, e cila i është bërë pothuajse natyrë [karakter]. Ai bile e ka xhan foshnjërinë dhe thjesht është vërtet i paaftë që ta përdorë mendjen e tij vetjake, sepse atë nuk e lanë asnjëherë që ta bënte një orvatje të tillë. Statutet [dogmat] dhe formulat, këto instrumente mekanike të një përdorimi apo përkundrazi shpërdorimi të logjikshëm të dhuntive të tij natyrore, janë prangat e këmbëve të një foshnjërie të vazhdueshme. Edhe po të arrinte ndonjëri që t´i flakte tej ato, do të bënte vetëm një kërcim të pasigurt qoftë edhe mbi kanalin më të ngushtë, sepse nuk është mësuar me një lëvizje të tillë të lirë. Prandaj ka vetëm pak veta, të cilët duke e përpunuar vetë mendjen e tyre ia kanë dalë mbanë që të çmbështillen [çlirohen] prej foshnjërisë dhe të kenë megjithatë një ecje të sigurt. Por ka shumë të ngjarë që një publik të iluminohet edhe vetë; po po kjo është pothuajse e pashmangshme, nëse atij ia lënë vetëm një gjë : lirinë. Sepse atëherë do të gjenden gjithmonë disa mendimtarë të pavarur, bile edhe midis kujdestarëve të aktivizuar nga grumbulli i madh, të cilët pasi e kanë flakur për vete zgjedhën e foshnjërisë, do ta përhapin rreth vetes frymën për të menduar i pavarur lidhur me një vlerësim të logjikshëm të vlerës vetjake dhe të profesionit të çdo njeriu. Specifike është me këtë rast që publiku, i cili ishte vënë më parë prej kujdestarëve nën këtë zgjedhë, i shtrëngon pastaj vetë ata që të rrinë nën këtë zgjedhë, nëse disa nga kujdestarët e tij, që janë të paaftë për çdo iluminim, kishin nxitur mbjelljen e paragjykimeve; kjo është kaq e dëmshme, sepse ato hakmerren më në fund ndaj vetë atyre, të cilët ose paraardhësit e të cilëve kishin qenë autorët e këtyre paragjykimeve. Prandaj një publik mund të mbërrijë vetëm ngadalë tek iluminizmi. Nëpërmjet një revolucioni do të realizohet ndoshta një rënie e despotizmit të personit dhe e shtypjes, e cila ishte e etur për fitime dhe për sundim, por asnjëherë nuk do të realizohet dot reforma e vërtetë e mënyrës së të menduarit; përkundrazi paragjykimet e reja do të shërbejnë, pikërisht sikurse të vjetrat, si fill drejtues i turmës së madhe që s´ka mendime. Por për ta arritur këtë iluminizëm nuk kërkohet asgjë tjetër përveçse liria e pikërisht më e padëmshmja nga të gjitha ato, që mund të quhen vetëm liri, konkretisht ajo që ta përdorë publikisht arsyen e tij në të gjitha drejtimet. Mirëpo unë dëgjoj të thërrasin nga të gjitha anët : mos arsyetoni [logjikoni, diskutoni] ! Oficeri thotë : mos arsyetoni, por stërvituni ! Këshilltari financiar : mos arsyetoni, por paguani ! Kleriku : mos arsyetoni, por besoni ! (Veçse një zotëri i vetëm në botë thotë : arsyetoni aq shumë sa të doni dhe për çfarë të doni, por binduni !) Këtu kemi kudo kufizim të lirisë. Por cili kufizim është pengues për iluminizmin e cili kufizim nuk është pengues, por ndoshta është përkundrazi nxitës i tij ? - Unë
17
përgjigjem : përdorimi publik i arsyes së tij duhet të jetë patjetër i lirë në çdo kohë dhe vetëm ky mund të realizojë iluminizmin ndërmjet njerëzve. Kurse përdorimi privat i saj lejohet shpesh që të jetë i kufizuar shumë ngushtë, megjithatë pa e penguar shumë pikërisht përparimin e iluminizmit. Por me përdorim publik të arsyes së tij vetjake kuptoj unë atë rast, kur dikush e përdor atë si dijetar para tërë publikut të botës së lexuesve. Përdorim privat quaj unë atë rast, kur ai e përdor arsyen tij duke qenë në një farë posti apo detyre zyrtare, që i është besuar atij. Sepse për disa çështje [punë], të cilat kryhen në interes të bashkësisë [komunitetit, shtetit]19, është i domosdoshëm një farë mekanizmi, me anë të të cilit duhet detyrimisht që disa gjymtyrë të bashkësisë të sillen thjesht në mënyrë pasive, me qëllimin që qeveria t´i kthejë ato drejt pikësynimeve publike nëpërmjet një uniteti artificial ose me qëllimin që të paktën të frenohen e të mos i shkatërrojnë këto pikësynime. Natyrisht në këtë rast nuk lejohet që të arsyetohet, por përkundrazi njeriu duhet detyrimisht që të bindet. Por përderisa kjo pjesë e makinës e sheh veten njëkohësisht dhe si gjymtyrë të një bashkësie të tërë, madje dhe të shoqërisë mondane botërore, rrjedhimisht ajo mund të arsyetojë, sigurisht në cilësinë e një dijetari, që i drejtohet me mendjen e mirëfilltë një publiku me anë të shkrimeve, pa u dëmtuar prej kësaj punët, për të cilat ajo përdoret pjesërisht edhe si gjymtyrë pasive. Kështu do të ishte shumë e dëmshme, në qoftë se një oficer në detyrë, të cilit i është dhënë urdhër për diçka nga eprorët e tij, të donte që të arsyetonte me zë të lartë për përshtatshmërinë dhe për dobinë e këtij urdhëri; ai detyrimisht duhet të bindet. Por atij me të drejtë nuk mund t´i ndalohet, që në cilësinë e dijetarit të bëjë vërejtje për gabimet në shërbimin luftarak dhe t´ia paraqesë ato për gjykim publikut të tij. Qytetari nuk mund të refuzojë për t´i paguar taksat që i janë ngarkuar, një sharje e pafytyrë dhe e zhurmshme kundrejt detyrimeve të tilla, kur taksat duhet të paguhen prej tij, mund të dënohet madje si skandal (meqë mund të nxiste mosbindje të përgjithshme). Pikërisht po i njëjti person nuk i kundërvihet prapëseprapë detyrimit të një qytetari, kur si dijetar shpreh publikisht mendimet e tij kundër pahijeshisë ose gjithashtu kundër padrejtësisë së lajmërimeve të tilla. Po kështu një klerik është i detyruar që ta mbajë ligjëratën para nxënësve të tij të katekizmës dhe para besimtarëve të famullisë së tij në përputhje me simbolin e kishës, të cilës i shërben; sepse ai është pranuar prift me këtë kusht. Por si dijetar ka ai lirinë e plotë, madje ka profesionin që t´ia njoftojë publikut të gjitha mendimet e tij të verifikuara me kujdes dhe qëllimmira lidhur me gjërat e gabuara në atë simbol dhe propozimet për organizimin më të mirë të fesë dhe të sistemit kishtar. Edhe këtu nuk ka asgjë për ta patur barrë në ndërgjegje. Sepse atë gjë që ai e predikon si pasojë e detyrës së tij, si i ngarkuar me punë [administrator] i kishës, ai e prezanton si diçka, për të cilën mban parasysh se nuk e ka pushtetin e lirë që të predikojë sipas kokës së vet, përkundrazi që është Shën. i Përkth. Kanti përdor në të gjitha punimet e tij termin “gemeines Wesen”, që unë po e përkthej me bashkësi, shtet apo komunitet. 19
18
emëruar për të referuar sipas direktivës dhe në emrin e një tjetri. Ai do të thotë : kisha jonë na mëson këtë apo atë gjë; këto janë bazat e argumenteve që ajo përdor. Pastaj nxjerr ai të gjitha dobitë praktike për famullinë e tij nga rregulloret [statutet], që ai vetë nuk do t´i nënshkruante me bindje të plotë, deklamimin e të cilave ai sidoqoftë mund ta marrë përsipër, sepse prapëseprapë nuk është tërësisht e pamundur që aty të gjendet e fshehur e vërteta, por të paktën sido që të vijë puna aty nuk do të gjendet megjithatë asgjë në kundërshtim me brendinë e fesë. Sepse po të besonte se do të gjente atje kundërshtime, atëherë nuk do mundej që ta administronte me ndërgjegje detyrën e tij; ai duhej që të jepte patjetër dorëheqjen nga detyra. Përdorimi pra prej një predikuesi të emëruar i arsyes së vet para besimtarëve të famullisë së tij është thjesht një përdorim privat, sepse famullia është gjithmonë vetëm një tubim i familjeve, sado kaq i madh dhe duke pasë parasysh këtë ai, si prift, nuk është i lirë e nuk lejohet gjithashtu që të jetë i tillë, sepse kryen një mision të ngarkuar nga të tjerët. Kurse si dijetar, që nëpërmjet shkrimeve i flet publikut të mirëfilltë, e pikërisht botës, si rrjedhim dhe kleriku gjatë përdorimit publik të arsyes së tij, gëzon një liri të pakufizuar që ta përdorë arsyen e vet dhe që të flasë në emër të personit të vet. Sepse që duhet të jenë foshnje edhe vetë kujdestarët e popullit (në gjërat shpirtërore), kjo është një marrëzi, që çon në përjetësimin e marrëzive. Por a nuk do duhej që një shoqatë klerikësh, të themi një asamble kishtare, ose një Classis e përnderuar (siç e quan ajo veten tek hollandezët) të kishte të drejtën [autorizimin], që ata të zotoheshin duke iu betuar njëri tjetrit për një farë simboli të pandryshueshëm, me qëllim që të ushtronin një kujdestari supreme ndaj çdo anëtari të tyre dhe nëpërmjet anëtarëve ndaj popullit e për ta përjetësuar kështu përfare këtë kujdestari supreme ? Unë them : kjo është tërësisht e pamundur. Një kontratë [marrëveshje] e tillë që do të lidhej për ta mbajtur racën njerëzore përgjithmonë larg çdo iluminimi të mëtejshëm, është kryekëput një zero me bisht dhe do të duhej që të miratohej gjithashtu nga pushteti më i lartë, nga parlamentet [Rajshtagët] dhe nga traktatet më solemne të paqes. Një epokë nuk mund të bëjë aleancë dhe nuk mund të komplotojë për ta vënë epokën pasardhëse në një gjendje, ku i bëhet e pamundur që t´i zgjerojë dijet [dituritë, njohuritë] (sidomos ato kaq shumë të rëndësishmet), ku i bëhet e pamundur që t´i pastrojë nga gabimet dhe që të përparojë pastaj në iluminizëm. Ky do të ishte një krim kundër natyrës njerëzore, fati fillestar i të cilës qëndron pikërisht në këtë përparim dhe pasardhësit kanë plotësisht të drejtë që t´i hedhin poshtë ato vendime si vendime të marra në mënyrë të paautorizuar dhe të kobshme. Pyetja : A do mundej vallë një popull që t´ia impononte vetvetes një ligj të këtillë ? përbën dhe gurin e provës për gjithçka që mund të vendoset si ligj ndaj një populli. Ndoshta do të ishte e mundur që për një kohë të shkurtër të caktuar, si të thuash në pritje të një momenti më të mirë, të zbatohet një farë rregulli provizor duke e lënë njëkohësisht të lirë çdo qytetar, sidomos klerikun, që t´i bëjë vërejtjet e tij publikisht në cilësinë e një dijetari, d.m.th. nëpërmjet shkrimeve, lidhur me të metat e institucionit të tanishëm. Ndërkaq rregulli provizor do të zgjaste
19
akoma, derisa gjykimi për natyrën e këtyre gjërave të jetë përhapur dhe të jetë sprovuar aq gjerë publikisht, saqë nëpërmjet bashkimit të zërave të tyre (edhe pse jo të të gjithëve) gjykimi do mund të sillte një propozim para fronit, për t´i mbrojtur ato famulli që të themi në bazë të nocioneve të tyre, të përfituara nga njohja më e mirë, do të kishin rënë dakord për një institucion të ndryshuar fetar, megjithatë pa i penguar ato, që donin të mjaftoheshin me të vjetrin. Por është fund e krye e palejueshme që ata të bien në një mendje për një statut të qëndrueshëm fetar, e që askush të mos jetë në gjendje ta vërë në pikëpyetje publikisht, edhe vetëm brenda jetëgjatësisë së një njeriu, dhe nëpërmjet kësaj si të thuash të asgjësojnë një periodë kohore në ecurinë e njerëzimit drejt përmirësimit dhe ta bëjnë atë të pafrytshme, por në këtë mënyrë ndoshta të dëmshme për pasardhësit. Një njeri mund ta shtyjë vërtet për personin e tij iluminimin lidhur me atë se çfarë i takon që të dijë, megjithëse vetëm për ca kohë; por që të heqë dorë prej tij, qoftë për personin e vet, por akoma më shumë për pasardhësit, do të thotë që të cënojë të drejtat e shenjta të njerëzimit dhe t´i shkelë me këmbë ato. Por ajo që një populli nuk i lejohet asnjëherë ta marrë si vendim për vetveten, aq më pak i lejohet një monarku që ta marrë si vendim për popullin, sepse reputacioni i tij ligjvënës mbështetet pikërisht në atë, që ai e mishëron vullnetin e tërë popullit në vullnetin e tij. Në qoftë se ai këqyr vetëm që çdo përmirësim i vërtetë apo i supozuar të jetë në harmoni me rendin civil, fundja mund t´i lërë pastaj nënshtetasit e tij që të bëjnë vetë, atë që ata e konsiderojnë të domosdoshme ta bëjnë për hir të shëlbimit të shpirtit të tyre; kjo punë s´i përket atij. Por me siguri që i përket monarkut të parandalojë që ndonjëri të mos e pengojë me dhunë tjetrin për të punuar sipas gjithë kapacitetit të tij për fatin e shëlbimit të shpirtit dhe për nxitjen e tij. Madje madhëria e tij dëmtohet, në qoftë se përzihet këtu duke i quajtur shkrimet, me anë të të cilave nënshtetasit e tij kërkojnë t´i hedhin në të pastër gjykimet e tyre, të denja për t´u inspektuar nga qeveria e tij, qoftë kur e bën këtë nisur prej mirëkuptimit të vet më të lartë, ku në këtë rast mbi të bie akuza : Caesar non est supra grammaticos20, ashtu dhe akoma më shumë, kur ai e poshtëron kaq shumë pushtetin e tij më të lartë, për të mbështetur despotizmin fetar të disa tiranëve në shtetin e tij kundër nënshtetasve të tjerë të tij. Në qoftë se bëhet pyetja : A jetojmë ne tani në një epokë të iluminuar ? përgjigjja është : Jo, por ne jetojmë sigurisht në një epokë të iluminizmit. Siç janë punët tani, mungon akoma tepër shumë, që njerëzit të marrë në tërësi të ishin tashmë në gjendje, apo që dhe vetëm të mund të viheshin në gjendje, për ta përdorur me siguri dhe mirë mendjen e tyre vetjake në gjërat e fesë pa drejtimin e një tjetri. Mirëpo ne kemi megjithatë shenja të qarta se tani atyre po iu hapet fusha, për ta përpunuar veten të lirë në këtë drejtim, dhe se po bëhen gradualisht më të pakta pengesat ndaj iluminimit të përgjithshëm apo ndaj daljes prej foshnjërisë së tyre,
20
Shën. i Përkth. “Qezari [mbreti] nuk është më i ditur se shkencëtarët e fushës së gramatikës”.
20
për të cilën janë vetëfajtor. Kjo epokë është në këtë këndvështrim epoka e iluminizmit ose shekulli i Frederikut21. Një princ që nuk e konsideron të padenjë për të thënë se ai e quan si detyrën e tij për të mos iu urdhëruar asgjë njerëzve në gjërat fetare, përkundrazi iu lë atyre liri të plotë këtu, pra ai që hedh poshtë për veten madje dhe emrin mendjemadh të tolerancës : është vetë i iluminuar dhe e meriton që të lavdërohet nga bota mirënjohëse dhe nga pasardhësit si njeriu që e çliroi i pari racën njerëzore nga foshnjëria, të paktën prej palës së qeverisë, dhe e la gjithsecilin të lirë që të përdorë arsyen e tij vetjake në gjithçka që është çështje ndërgjegjeje. Nën qeverisjen e tij lejohen klerikët e nderuar, pa e dëmtuar detyrën e tyre zyrtare, në cilësinë e dijetarëve, që t´i paraqesin të lirë dhe publikisht botës për verifikim gjykimet dhe pikëpamjet e tyre, të cilat shmangen aty ose këtu nga simboli i pranuar; por akoma më shumë lejohet kushdo tjetër, që nuk kufizohet prej asnjë detyre zyrtare. Kjo frymë e lirisë përhapet gjithashtu edhe përjashta, madje dhe atje, ku ajo duhet të kacafytet me pengesat e jashtme të një qeverie që keqkupton vetveten. Sepse një shembull e ndriçon megjithatë këtë qeveri, që kur sundon liria nuk ke pse të kesh as më të voglin merak për qetësinë publike dhe për unitetin e bashkësisë. Njerëzit dalin vetë dalëngadalë nga palatueshmëria, vetëm nëse nuk krijohen qëllimisht marifete artificiale, për t´i mbajtur ata në gjendjen e palatueshmërisë. Unë e vendosa me parapëlqim pikën kryesore të iluminizmit, atë të daljes së njerëzve nga foshnjëria e tyre, për të cilën janë vetëfajtorë, në çështjet fetare, sepse lidhur me artet dhe shkencat sundimtarët tanë nuk kanë asnjë interes që të luajnë rolin e kujdestarit ndaj nënshtetasve të tyre; por përveç kësaj ajo formë e foshnjërisë është gjithashtu edhe më dëmtuese edhe më çnderuese nga të gjitha format. Por mënyra e të menduarit e një kryetari shteti, që favorizon iluminizmin në çështjet e fesë, përparon akoma më tej dhe ai e kupton se s´ka rrezik madje as për legjislacionin e tij, po t´iu lejojë nënshtetasve të vetë që ta përdorin publikisht mendjen e tyre vetjake dhe t´ia paraqesin publikisht botës mendimet e tyre për një hartim më të mirë të legjislacionit, madje dhe me një kritikë të çiltër të legjislacionit tashmë ekzistues. Ne kemi para nesh një shembull të tillë të shkëlqyer, në të cilin asnjë monark akoma nuk ia kalon dot monarkut, që ne nderojmë. Por gjithashtu vetëm ai që është vetë i iluminuar, që nuk trembet nga hijet, por që ka në dorë njëkohësisht një ushtri të shumtë, të mirëdisiplinuar për të Shën. i Përkth. Frederiku i Madh (1712-1786), mbret i Prusisë nga 1740 deri në 1786. U konsiderua si strategu më i madh ushtarak i kohës së tij dhe e bëri Prusinë një fuqi të madhe europiane. Ai hoqi torturën, shpalli lirinë e përgjithshme të besimit fetar dhe si përfaqësues klasik i absolutizmit të iluminuar grumbulloi pranë vetes një rreth të njerëzve intelektualë. Ai vetë ishte shkrimtar (shkruante në gjuhën franceze) dhe muzikant (dha koncerte në flaut). Kanti e ka fjalën gjithmonë për atë dhe për qeverisjen e tij në këtë ese, kur përmend monarkun apo princin e iluminuar dhe e sheh veten të shtrënguar që ta lavdërojë atë, sikurse ndonjë studiues mendon se fjalitë e fundit në këtë ese aludojnë edhe një kritikë ndaj qeverisë së këtij monarku. 21
21
garantuar qetësinë publike, është në gjendje të thojë atë që një republikë22 nuk e guxon dot : arsyetoni aq shumë sa të doni dhe për çfarë të doni, vetëm binduni ! Këtu shfaqet kështu një zhvillim i çuditshëm që nuk pritej i gjërave njerëzore; ashtu si edhe herë të tjera, po ta soditim në përgjithësi, pothuajse gjithçka është paradoksale në këtë zhvillim. Një shkallë më e madhe e lirisë qytetare duket e leverdishme për lirinë e intelektit të popullit dhe prapëseprapë ajo i vendos intelektit caqe të pakapërcyeshme; përkundrazi një shkallë më e pakët e lirisë qytetare po i siguron intelektit hapësirën që të përhapet me të gjithë aftësinë e tij. Në qoftë se natyra megjithë këtë mbështjellje të fortë, e ka çmbështjellë farën për të cilën ajo kujdeset më me dhembshuri, domethënë prirjen dhe thirrjen [paracaktimin] për mendimin e lirë : atëherë kjo farë do të ndikojë gradualisht në mënyrën e të menduarit të popullit (nëpërmjet kësaj ky bëhet pak e nga pak i aftë që të veprojë i lirë) dhe më në fund do të ndikojë madje edhe në parimet e qeverisë, e cila e gjen të volitshme për veten që ta trajtojë njeriun, i cili është më shumë se makinë, në përputhje me dinjitetin e tij23. Kënigsberg në Prusi, më 30 shtator 1784. I. Kant.
Shën. i Përkth. Ndonjë përkthyes i huaj e ka përkthyer edhe “shtet i lirë”. Shën. i Kantit. Unë po lexoj sot më 30 shtator njoftimin e Berlinischen Monatsschrift, ku përmendet përgjigjja e zotit Mendelssohn ndaj të njëjtës pyetje në gazetën Lajmet e Përjavshme të Büsching të 13 shtatorit. Ajo përgjigje nuk më ka rënë ende në dorë, sepse përndryshe ajo do ta kishte ndaluar përgjigjen time të sotme, që ndoshta tani s´mund të jetë gjë tjetër veçse një provë për të parë se deri në ç´shkallë rastësia mund të sjellë unanimitetin e mendimeve. 22 23
22
FILLIM I HAMENDËSUAR [SUPOZUAR] I HISTORISË NJERËZORE Botuar për herë të parë në „Berlinische Monatsschrift“, janar 1786, f. 1-27. Ndoshta në ecurinë e një historie lejohet që të hidhen hamendësime për t´i mbushur boshllëqet në njoftime [informacione] : sepse e mëparshmja si shkak i largët dhe e mëpasshmja si pasojë mund të japin një përcjellës mjaft të sigurt për zbulimin e shkaqeve në mes, për ta bërë të kuptueshëm kalimin. Mirëpo të lejojmë që një histori të lindë tërësisht nga hamendësimet, nuk duket shumë më mirë sesa të bëjmë projektin e një romani. Ajo nuk do mundej gjithashtu të mbante emrin e një historie të hamendësuar, por thjesht të një trillimi. - Sidoqoftë atë që nuk mund ta guxojmë dot në lidhje me ecurinë e historisë së veprimeve njerëzore, mund ta tentojmë nëpërmjet hamendësimit prapëseprapë për fillimin e parë të kësaj historie, sado të largët ta bëjë natyra. Xhanëm ky fillim nuk lejohet që të trillohet, përkundrazi mund të nxirret nga përvoja, në qoftë se presupozohet se kjo në fillimin e parë nuk ka qenë më e mirë apo më e keqe sesa e ndeshim tani : një presupozim që është në përputhje me analogjinë e natyrës dhe nuk sjell me vete asgjë të kuturisur. Prandaj një histori e zhvillimit të parë të lirisë prej dhuntisë së saj origjinare në natyrën e njeriut është tërësisht diçka tjetër nga historia e lirisë në ecurinë e saj, e cila mund të mbështetet vetëm tek njoftimet [informacionet]. Sidoqoftë, meqë hamendësimet nuk mund t´i grahin shumë lart pretendimet e tyre për miratim, përkundrazi duhet të paralajmërohen në fund të fundit vetëm si një lëvizje e parashkruar [e lejuar] për forcën imagjinuese që shoqëron arsyen për të shlodhur dhe shëndoshur shpirtin, dhe jo si një biznes serioz, atëherë ato nuk mund të maten gjithashtu me atë histori, e cila pikërisht gjatë të njëjtës ndodhi hartohet dhe besohet si njoftim i vërtetë, verifikimi i të cilës mbështetet në shkaqe tërësisht të tjera sesa thjesht në filozofinë e natyrës. Pikërisht prandaj, dhe meqë unë këtu po guxoj të ndërmarr thjesht një udhëtim për qejf, mund të shpresoj sigurisht nderin se më lejohet që të përdor si hartë për këtë qëllim një dokument të shenjtë dhe njëkohësisht t´i mbush mendjen vetes se treni im, të cilin e vendos në flatrat e forcës imagjinuese, megjithëse jo pa një fill drejtues që lidhet nëpërmjet arsyes me përvojën, takon pikërisht linjën, që ajo hartë e përmban të ravijëzuar nga ana historike. Lexuesi duhet të shfletojë faqet e atij dokumenti (1. Moisiu Kap. II-VI) dhe të shikojë hap pas hapi nëse rruga që merr filozofia sipas koncepteve përkon me rrugën që jep historia. Nëse nuk duam që të fantazojmë në hamendësime, atëherë duhet të marrim si fillim atë moment që s´mund të rrjedhë dot nëpërmjet arsyes njerëzore nga shkaqet paraprirëse natyrore : pra momentin e ekzistencës së njeriut dhe pikërisht në shtatin e tij të zhvilluar, sepse duhet t´i mungojë përkrahja e nënës; në një çift, me qëllim që ta riprodhojë gjininë e tij e gjithashtu vetëm në një çift fillikat, që të mos shpërthejë menjëherë lufta, nëse njerëzit do të ishin afër njëri tjetrit dhe 23
sidoqoftë të huaj ndaj njëri tjetrit ose gjithashtu që natyra të mos fajësohej se ajo nëpërmjet larmisë së origjinës ka lejuar mungesën e organizimit më të hijshëm drejt shkueshmërisë, që është qëllimi më i madh i paracaktimit njerëzor, sepse uniteti i familjes prej të cilës duhej të rridhnin të gjithë njerëzit, ishte për këtë pa dyshim organizimi më i mirë. Unë e vendos këtë çift në një vend të sigurt ndaj sulmeve të kafshëve grabitqare dhe të pajisur bollshëm me të gjitha mjetet e ushqimit nga natyra, pra si të thuash në një kopësht në një vis që ka çdo kohë mot të butë. Dhe për më tepër unë e shqyrtoj çiftin, pasi ai ka bërë një hap të fuqishëm në zhdërvjelltësi për përdorimin e forcave të tij dhe nuk filloj pra me tërë palatueshmërinë e natyrës së tij, sepse hamendësimet do të bëheshin lehtësisht tepër shumë për lexuesin, por për probabilitetin tepër pak, në qoftë se unë do ndërmerrja që ta mbushja këtë boshllëk, i cili ka të ngjarë që të përfshijë një hapësirë të madhe kohore. Pra njeriu i parë ishte në gjendje të qëndronte në këmbë dhe të ecte; ai ishte në gjendje të fliste (1. B. Moisiu kap. VII, V. 20)24, bile të bisedonte, d.m.th. të fliste me koncepte të lidhura (V. 23), si rrjedhim ishte në gjendje të mendonte. Por njeriu i parë ishte plot zhdërvjelltësi, që duhej t´i përvetësonte vetë të gjitha (sepse po të ishin ato të krijuara, atëherë do të ishin edhe të trashëgueshme, gjë që bie ndesh me përvojën), me të cilat e pranoj tashmë si të pajisur, thjesht për të soditur zhvillimin e të moralshmes në veprimet dhe mosveprimet e tij, të cilat e presupozojnë domosdoshmërisht atë zhdërvjelltësi. Fillimisht rishtarin do të duhej që ta drejtonte vetëm instinkti, ky zë i perëndisë, të cilit i binden të gjitha kafshët. Instinkti i lejoi atij disa gjëra për ushqim, të tjerat ia ndaloi (III, 2. 3). - Por nuk është e nevojshme që të supozojmë për këtë qëllim një instinkt të posaçëm të humbur tani. Mund të ketë qenë thjesht shqisa e nuhatjes dhe afria e saj me organin e shijes, por dhe simpatia e njohur e këtij të fundit me instrumentet e tretjes dhe pra si të thuash aftësia e parandjenjës lidhur me përshtatshmërinë apo papërshtatshmërinë e një gjelle për t´u kënaqur, të cilat i perceptojmë ende edhe sot. Madje këtë shqisë në çiftin e parë nuk duhet ta pandehim më të fortë sesa është tani, sepse është mjaft e njohur se cili dallim haset në forcën perceptuese midis njerëzve që përdorin shqisat dhe atyre që përdorin njëkohësisht dhe mendimet, por që shmangen në këtë mënyrë nga ndjesitë e tyre. Njeriu i papërvojë ndihej mirë në këtë mes, për aq kohë sa iu bind kësaj thirrjeje të natyrës. Mirëpo arsyeja filloi sakaq që të lëvrinte dhe kërkoi që të zgjeronte Shën. i Kantit. Instinkti për t´u hapur duhet ta ketë shtytur së pari njeriun për të njoftuar ekzistencën e tij; njeriun që është ende vetëm, kundër qenieve të gjalla jashtë tij, kryesisht atyre që lëshojnë një tingull, të cilin ai mund ta imitojë dhe që mund të shërbejë më pas si emër. Një veprim të ngjashëm të këtij instinkti e shohim gjithashtu ende tek fëmijët dhe tek njerëzit e papërgjegjshëm, të cilët shqetësojnë pjesën e përgjegjshme të bashkësisë nëpërmjet kërcëllitjes, ulëritjes, fërshëllimës, këngës dhe zbavitjeve të tjera të zhurmshe (shpesh edhe përdëllimave të ngjashme). Sepse unë nuk shikoj këtu asnjë shkak lëvizës, përveçse që ata duan të njoftojnë rreth e qark ekzistencën e tyre. 24
24
njohuritë e tij për ushqimet përtej gardheve të instinktit (III, 6) nëpërmjet krahasimit të asaj që kishte shijuar [ngrënë] me atë, që një shqisë tjetër e lidhur me instinktin, të themi shqisa e të parit, ia paraqiste si të ngjashme me atë që kishte shijuar [ngrënë] zakonisht. Kjo provë rastësisht mundi të përfundonte ende mjaft mirë, megjithëse instinkti nuk e këshillonte, nëse nuk e kundërshtonte fare. Mirëpo është një veti e arsyes që ajo me ndihmën e forcës imagjinuese mund të sajojë dëshira të zjarrta jo vetëm pa një instinkt natyror të këtij drejtimi, por madje dhe kundër tij, të cilat marrin në fillim emrin e epshit, por nëpërmjet kësaj pak e nga pak kurdiset një tufë e tërë e prirjeve të panevojshme, madje të kundërnatyrshme me emërtimin papërmbajtje [harlisje]. Duhet të ketë qenë vetëm një vogëlsi, shtysa për ta tradhëtuar instinktin natyror. Megjithatë suksesi i provës së parë, konkretisht ndërgjegjësimi për arsyen e vet si një aftësi, që mund të zgjerohet përtej gardheve ku mbahen të gjitha kafshët, ishte shumë i rëndësishëm dhe vendimtar për mënyrën e jetesës [sjelljes]. Pra edhe nëse ka qenë vetëm një frut, pamja e të cilit të ftonte për ta provuar nëpërmjet ngjashmërisë me frutat e tjerë, që njeriu i kishte provuar ndonjëherë tjetër; nëse përveç kësaj vjen dhe shembulli i një kafshe, ku një kënaqësi e këtillë ishte e përshtatshme për natyrën e saj, sikurse ishte përkundrazi e dëmshme për njeriun e që rrjedhimisht tek ky ekzistonte një instinkt natyror që i kundërvihej provës, prapëseprapë kjo gjë mundi që t´i jepte arsyes shtysën e parë që të torturohej me zërin e natyrës (III, 1) dhe megjithë kundërshtimin e natyrës të bënte provën e parë për një zgjedhje të lirë, që si provë e parë ndoshta nuk përfundoi sipas pritmërisë. Le të ketë qenë dëmi aq i parendësishëm sa të duam, megjithatë njeriut iu hapën sytë (III. 7) në këtë gjë. Ai zbuloi tek vetja një aftësi për të zgjedhur një mënyrë jetese dhe për të mos qenë i gozhduar me një mënyrë të vetme jetese njëlloj sikurse kafshët e tjera. Megjithatë kënaqësinë momentale, që ndoshta ia zgjoi kjo epërsi e vënë re, e ndoqën menjëherë frika dhe meraku sesi ai, që nuk njihte ende asnjë gjë për vetitë e tij të fshehura dhe për efektet e largta, duhej të vepronte me aftësinë e tij të sapo zbuluar. Ai ndodhej si të thuash në buzë të një humnere, sepse nga objektet e veçuara të dëshirës së tij të zjarrtë, të cilat ia kishte urdhëruar deri tani instinkti, i ishin hapur atij një pafundësi objektesh, ku nuk dinte aspak sesi të orientohej në zgjedhjen e tyre dhe për atë ishte tani sidoqoftë e pamundur, që nga kjo gjendje e provuar një herë e lirisë të rikthehej përsëri në gjendjen e shërbyeshmërisë (nën sundimin e instinktit). Krahas instinktit për t´u ushqyer, nëpërmjet të cilit natyra mban çdo individ, është dhe instinkti për seks, më i shkëlqyeshmi, nëpërmjet të cilit ajo kujdeset për mbajtjen e çdo lloji. Arsyeja pasi u gjallërua një herë nuk ngurroi që ta dëshmonte ndikimin e saj edhe në këtë gjë. Njeriu e kuptoi shpejt se hiri [lezeti, joshja] i seksit, që tek kafshët mbështetet thjesht në një cytje të përkohëshme, në pjesën më të madhe periodike, mund të zgjatet dhe të shtohet për të nëpërmjet forcës imagjinuese, e cila e kryen biznesin e saj vërtet me më shumë maturi, por njëkohësisht me më shumë kohëzgjatje dhe më uniforme, sa më shumë që objekti [tema, çështja] iu shpëton shqisave dhe se nëpërmjet kësaj evitohet velja, të cilën e
25
mbart me vete ngopja e një dëshire të zjarrtë thjesht shtazore. Gjethja e fikut (III. 7) ishte pra produkt i një shprehjeje shumë më të madhe të arsyes nga sa e kishte dëshmuar ajo në shkallën e parë të zhvillimit të saj. Sepse kur e bën një prirje më të fortë [të thellë, të brendshme] dhe më të qëndrueshme në kohë, duke e shkëputur objektin e saj nga shqisat, kjo tregon tashmë vetëdijen e njëfarë sundimi të arsyes mbi shtysat dhe jo thjesht, sikurse hapi i parë, një aftësi për t´iu kryer atyre shërbime në volum të vogël apo të madh. Refuzim quhej marifeti [ustallëku] për të kaluar nga joshjet thjesht ndijore tek joshjet idealiste, nga thjesht dëshira e zjarrtë shtazore gradualisht drejt dashurisë dhe me këtë nga ndjenja e thjesht të këndshmes drejt shijes në favor të bukurisë fillimisht vetëm për njeriun, por pastaj edhe për natyrën. Urtësia, një prirje për t´iu ngjallur të tjerëve nëpërmjet mirësjelljes respekt kundrejt nesh (ku fshehja e mirësjelljes mund të shkaktonte përçmimin), si themeli i mirëfilltë i çdo shoqërueshmërie të vërtetë, dha përveç kësaj shenjën e parë për zhvillimin e njeriut si një krijesë e moralshme. - Një fillim i vogël, por që bën epokë ndërsa i jep mënyrës së të menduarit një drejtim tërësisht të ri, e është më i rëndësishëm se tërë seria e pafund e zgjerimeve në vijim të kulturës. Hapi i tretë i arsyes, pasi ishte përzier në nevojat e para drejtpërdrejt ndijore, ishte pritja e peshuar mirë e të ardhmes. Kjo aftësi për të shijuar jo thjesht çastin e tashëm të jetës, por përkundrazi për ta bërë të pranishme kohën që do të vijë, shpesh shumë e largët, është tipari më vendimtar i përparësisë njerëzore për t´u parapërgatitur për qëllimet e largta sipas paracaktimit të tij, - por është njëkohësisht burimi më i pashtershëm i shqetësimeve dhe meraqeve, të cilat i shkakton e ardhmja e pasigurt dhe prej të cilës janë të shkarkuara të gjitha kafshët (III. 13-19). Burri që kishte për të ushqyer veten dhe një bashkëshorte bashkë me fëmijët e ardhshëm, priste mundimin gjithmonë në rritje në punën e tij; femra priste barrët [lodhjet, vështirësitë] nën zgjedhën e të cilave natyra e kishte vënë gjininë e saj dhe për më tepër ato që do t´ia ngarkonte burri i saj më i fuqishëm. Që të dy prisnin me frikë pas një jete të mundimshme akoma në sfond të tabllosë atë, që prek vërtet në mënyrë të pashmangshme të gjitha kafshët, megjithatë pa i merakosur ato, domethënë vdekjen dhe duket se qortonin veten për përdorimin e arsyes, e cila iu shkakton gjithë këto të këqija, dhe e quanin atë si krim. Shpresa e tyre e vetme ngushëlluese, e cila iu jepte zemër, ishte ndoshta që të jetonin me pasardhësit e tyre, të cilët ndoshta do ta kishin më të mirë jetën, apo edhe sigurisht si anëtarë të një familjeje do të mund t´i lehtësonin telashet e tyre (V. 16-20). Hapi i katërt dhe i fundit i bërë nga arsyeja, e cila e ngre tërësisht njeriun sipër shoqërisë me kafshët, ishte : se njeriu kuptoi (sado errët) se ai qenka faktikisht qëllimi i natyrës dhe asgjë që jeton mbi tokë nuk mund të japë një kandidat kundër tij. Herën e parë kur ai i tha deles : gëzofin që mban, natyra nuk ta ka dhënë për ty, përkundrazi për mua, e ia rropi asaj dhe u ngjesh vetë brenda tij (V. 21), u bë ai i ndërgjegjshëm për një nga privilegjet, që e kishte në sajë të natyrës së tij mbi të gjitha kafshët, të cilat nuk i pa më si bashkëshokët e tij të krijimit, përkundrazi
26
si mjete dhe vegla të lëna për vullnetin e tij për të arritur synimet e tij të çfarëdoshme. Kjo ide përfshin (sado errët) dhe mendimin kundërshtues : se ai nuk lejohet t´ia thotë një gjë të tillë asnjë njeriu, përkundrazi duhet ta shikojë këtë si pjesëmarrës të barabartë në dhuratat e natyrës; një parapërgatitje nga larg për kufizimet, që arsyeja do t´ia vinte në të ardhmen vullnetit në lidhje me bashkëqytetarët e tij, dhe e cila është shumë më tepër e domosdoshme sesa simpatia dhe dashuria për ngritjen e shoqërisë. Dhe kështu njeriu kishte hyrë në një barazi me të gjitha qeniet e arsyeshme, të çfarëdo rangu qofshin ato (III, 22) : konkretisht lidhur me pretendimin për të qenë qëllimi vetë, për t´u vlerësuar nga çdo tjetër gjithashtu si një i këtillë dhe për të mos u përdorur nga asnjëri thjesht si mjet për qëllime të tjera. Këtu dhe jo tek arsyeja, sikurse soditet ajo thjesht si një vegël për përmbushjen e ndonjë prirjeje, gjendet shkaku i barazisë kaq të pakufizuar të njeriut madje me qeniet [njerëzit] më të larta, të cilat ndoshta përsa iu përket dhuntive natyrore ia kalojnë atij në çdo përqasje, por që asnjëra nuk ka për këtë shkak të drejtën, që të livadhisë [sundojë] mbi atë thjesht sipas qejfit. Prandaj ky hap është i lidhur njëkohësisht me heqjen e njeriut nga prehëri i nënës natyrë : një ndryshim, që është vërtet nderues, por njëkohësisht shumë i rrezikshëm, kur ky e dëboi njeriun nga gjendja e padëmshme dhe e sigurt e përkujdesjes fëmijërore, si të thuash e dëboi nga një kopësht, që e furnizonte atë pa mundim (III. 23) dhe e shtyti në botën e madhe, ku e presin kaq shumë halle, mundime dhe të këqija të panjohura. Në të ardhmen mundimi i jetës do t´i shkëpusë atij më shpesh dëshirën për një parajsë, pjellë e forcës së tij imagjinuese, ku ai në qetësinë e mosveprimtarisë dhe në paqe të qëndrueshme të mund ta kalojë me ëndërra apo ta kalojë kot ekzistencën e tij. Por midis tij dhe asaj rezidence të imagjinuar të haresë ulet arsyeja e palodhur, që në mënyrë të papërballueshme i shtyn drejt zhvillimit aftësitë e tij dhe nuk e lejon që të rikthehet në gjendjen e palatueshmërisë [barbarisë] dhe të naivitetit, prej të cilës ajo e kishte nxjerrë (III. 24). Arsyeja e nguc që ta pranojë sidoqoftë me durim mundimin, të cilin ai e urren; e nguc që të rendë pas shkëlqimit të rremë, të cilin e përçmon dhe që ta harrojë vetë vdekjen, prej të cilës tmerrohet, për shkak të të gjitha atyre vogëlsirave, për humbjen e të cilave ai druhet akoma më shumë.
Shënim Nga ky parashtrim i historisë së parë njerëzore del se dalja e njeriut nga parajsa, e cila i është prezantuar nga arsyeja si vendqëndrimi i parë i gjinisë së tij, nuk ka qenë tjetër veçse kalimi i një krijese thjesht shtazore nga palatueshmëria në njerëzim, kalimi nga qerrja kafaz e instinktit për tek drejtimi nga arsyeja, me një fjalë, kalimi nga kujdestaria [tutela] e natyrës në gjendjen e lirisë. Nëse njeriu ka fituar apo ka humbur nëpërmjet këtij ndryshimi, kjo nuk mund të shtrohet më si pyetje, kur shikojmë paracaktimin e gjinisë së tij, i cili nuk konsiston në asgjë
27
tjetër veçse në përparimin drejt përsosmërisë, sado qoftë me gabime që të dalin edhe orvatjet e para njëra pas tjetrës bile të një radhe të gjatë me hallka të tilla, për të depërtuar tek ky objektiv. - Ndërkaq kjo ecuri, që për gjininë është një përparim nga më e keqja drejt më të mirës, nuk është po e njëjta gjë për individin. Para se të zgjohej arsyeja, nuk kishte ende asnjë urdhëresë apo ndalim dhe prandaj s´kishte ende asnjë shkelje, por kur ajo filloi punën e saj dhe e dobët siç ishte u kacafyt me shtazërinë dhe me tërë fuqinë e saj, atëherë buruan të këqiat dhe, ajo që është më e hidhur, tek arsyeja më e kultivuar lindën vese, të cilat ishin tërësisht të huaja për gjendjen e paditurisë si rrjedhim dhe të pafajësisë [çiltërsisë, dëlirësisë]. Pra hapi i parë i daljes nga kjo gjendje ishte një rënie nga ana morale; nga ana fizike pasoja e kësaj rënieje ishte një masë kurrë e njohur më parë e të këqijave të jetës, si rrjedhin dhe dënimi. Pra historia e natyrës fillon nga e mira, sepse ajo [natyra] është vepër e Zotit; historia e lirisë fillon nga e keqja, sepse ajo [liria] është vepër e njeriut. Për individin, të cilit në përdorimin e lirisë së tij i intereson thjesht vetja, ishte një ndryshim i këtillë humbje; për natyrën, e cila e drejton qëllimin e saj me njeriun për tek gjinia, ndryshimi ishte fitim. Prandaj individi ka shkak që të gjitha të këqijat që ai i duron, dhe të gjitha të ligat që ai bën t´ia ngarkojë fajit të tij, por njëkohësisht ka gjithashtu shkak që të admirojë dhe lavdërojë si një gjymtyrë e të tërës (e një gjinie) urtësinë dhe dobinë e këtij organizimi. - Në këtë mënyrë mund të sillen në harmoni njëra me tjetrën si dhe me arsyen edhe mëtimet kaq shpesh të keqinterpretuara, në dukje kundërshtuese të njëra tjetrës të J. J. Rusoit të famshëm. Në punimin e tij mbi ndikimin e shkencave dhe në atë mbi pabarazinë e njerëzve e tregon ai fare saktë konfliktin e pashmangshëm të kulturës me natyrën e racës njerëzore, si me natyrën e një gjinie fizike, në të cilën çdo individ duhej të arrinte tërësisht paracaktimin e tij, por në punimet e tjera si Emili, kontrata shoqërore etj. ai përpiqet sërishmi që të zgjidhë problemin më të vështirë sesi duhet të vijojë kultura për t´i zhvilluar dhuntitë e njerëzimit, si dhuntitë e një gjinie të moralshme, siç e meriton paracaktimi i saj, kështu që kjo të mos i kundërvihet më asaj si gjini natyrore. Konflikt (meqë ndoshta akoma nuk ka filluar mirë, aq më pak të ketë përfunduar, kultura e edukimit njëkohësisht si njeri dhe qytetar sipas principeve të vërteta) nga i cili burojnë të gjitha të këqijat e vërteta, që e shtypin jetën njerëzore dhe të gjitha veset, të cilat e çnderojnë25 atë. Se ndërkaq nxitjet [shtytjet] Shën. i Kantit. Vetëm për të sjellë ca shembuj të këtij konflikti midis përpjekjes së njerëzimit drejt paracaktimit të tij të moralshëm nga njëra anë dhe ndjekjes së pandryshuar nga ana tjetër të ligjeve të pjella në natyrën e tij për gjendjen e palatuar dhe shtazore. Epokën e pjekurisë, d.m.th. të qejfit dhe të aftësisë për të ngjizur llojin e vet, natyra e ka vendosur në moshën rreth 16 deri 17 vjeç : një moshë ku djaloshi në gjendjen e papërpunuar natyrore bëhet burrë, sepse ai ka pastaj aftësinë për të mbajtur vetveten, për të ngjizur llojin e vet dhe për ta mbajtur këtë bashkë me gruan e tij. Thjeshtësia e nevojave ia bën të lehtë këtë gjë. Kurse në gjendjen e kultivuar nevojiten shumë mjeshtëri si në shkathtësi ashtu edhe për rrethanat e jashtme të favorshme, kështu që kjo epokë nga pikëpamja qytetare shtyhet të paktën mesatarisht rreth 10 vjet. Ndërkaq natyra nuk e ka ndryshuar momentin e saj të pjekurisë njëkohësisht me përparimin e përkryerjes shoqërore, përkundrazi ndjek me kokëfortësi ligjin e 25
28
drejt këtyre të fundit, që për këtë shkak iu jepet edhe faji, janë në vetvete të mira dhe janë të dobishme si dhunti natyrore, por këto dhunti, meqë ishin të lidhura thjesht me gjendjen natyrore, dëmtohen nga kultura në vijim dhe e dëmtojnë këtë kulturë, derisa arti i përkryer bëhet përsëri natyrë : që është objektivi i fundit i paracaktimit të moralshëm që ka gjinia njerëzore.
Përfundimi i historisë
saj, që e ka bërë për mbajtjen e gjinisë njerëzore si gjini shtazore. Prej këndej lind një dëmtim i pashmangshëm i qëllimit të natyrës nëpërmjet moralit dhe një dëmtim i pashmangshëm i moralit nëpërmjet qëllimit të natyrës. Sepse njeriu i natyrës është tashmë burrë në njëfarë moshe, kur njeriu qytetar (i cili nuk pushon ende së qeni njeri i natyrës) është vetëm djalosh, madje ndoshta vetëm fëmijë, sepse kështu mund ta quajmë atë, i cili për shkak të viteve të tij (në gjendjen e qytetarit) nuk mund të mbajë as dhe veten, shumë më pak llojin e tij, pavarësisht se ai ka sakaq me vete qejfin dhe aftësinë, si rrjedhim thirrjen e natyrës, për t´i ngjizur ata. Xhanëm natyra me siguri nuk i ka vendosur instinktet dhe aftësitë në krijesat e gjalla, me qëllim që ato t´i luftojnë dhe t´i ndrydhin krijesat e gjalla. Pra dhuntia e këtyre nuk ishte caktuar për gjendjen e moralshme, por thjesht për mbajtjen e gjinisë njerëzore si gjini shtazore dhe gjendja e civilizuar bie pra në konflikt të pashmangshëm me këtë të fundit, konflikt që do mund ta eliminonte vetëm një kushtetutë e përsosur qytetare (objektivi më i largët i kulturës), meqë tani kjo epokë e ndërmjetme zihet zakonisht me vese dhe pasojat e tij, me mjerimin e shumëllojshëm njerëzor. Një shembull tjetër për të vërtetuar vërtetësinë e tezës se natyra ka krijuar tek ne dy dhunti për dy qëllime të ndryshme, konkretisht për njerëzimin si gjini shtazore dhe për njerëzimin si gjini e moralshme është ky : Ars longa, vita brevis [arti zgjat shumë, jeta është e shkurtër] e Hipokratit. Shkencat dhe artet do mund të çoheshin shumë më tej nëpërmjet një koke, që është bërë për to, kur ajo mbërrin në pjekurinë e duhur të gjykimit nëpërmjet stërvitjes së gjatë dhe njohurive të fituara, sesa mund të realizojnë breza të tërë dijetarësh njëri pas tjetrit, nëse ajo kokë do mund të jetonte me të njëjtën forcë rinore të mendjes kohën, që u është dhënë këtyre brezave së bashku. Mirëpo duke parë jetëgjatësinë e njeriut, del qartë se natyra e ka marrë këtë vendim të saj nga një këndvështrim tjetër nga ai i nxitjes së shkencave. Sepse kur koka më fatlume ndodhet në prag të zbulimeve më të mëdha, që i shpreson për shkak të zotësisë së saj dhe të përvojës, vjen tamam mosha ku ajo topitet dhe duhet që t´ia lërë këtë gjë një brezi të dytë (i cili fillon përsëri nga ABCja dhe që duhet ta përshkojë edhe një herë tërë distancën, që ka qenë përshkuar tashmë), për të bërë akoma një copë rrugë në përparimin e kulturës. Prandaj duket se ndërpritet pa pushim ecuria e gjinisë njerëzore për të arritur tërë paracaktimin e saj dhe duket se ajo është në rrezik që të bjerë përsëri në palatueshmërinë e vjetër dhe filozofi grek nuk u ankua krejtësisht pa shkak : sa keq që njeriu duhet të vdesë, kur sapo ka filluar të kuptojë sesi duhej të jetonte faktikisht. Një shembull i tretë është ndoshta pabarazia ndërmjet njerëzve dhe pikërisht jo ajo e dhuntive natyrore apo e pasurive, por pabarazia lidhur me të drejtat e përgjithshme të njeriut : një pabarazi, për të cilën Rusoi ankohet me shumë vërtetësi, por që nuk mund të veçohet nga kultura, për aq kohë sa pabarazia vazhdon si të themi pa plan (që është gjithashtu e pashmangshme për një kohë të gjatë) dhe natyra sigurisht nuk e kishte caktuar njeriun të ecte drejt pabarazisë, meqë ajo i dha atij liri dhe arsye, për ta kufizuar këtë liri me asgjë tjetër përveçse nëpërmjet ligjësisë së saj të përgjithshme dhe pikërisht të jashtme, e cila quhet e drejta qytetare. Njeriu do të duhej që të dilte vetë nga palatueshmëria e dhuntive të tij natyrore dhe ndërsa ngrihet mbi to, duhet të ketë prapëseprapë kujdes që të mos i shkelë ato; një zotësi që ai mund ta presë vetëm vonë dhe pas shumë orvatjeve të dështuara, ku në këtë periodë të ndërmjetme njerëzimi psherëtin për të ligat, të cilat ia bën vetes për shkak të mospërvojës.
29
Fillimi i periodës që pason ishte : njeriu kaloi nga perioda kohore e ngesë [rehatisë] dhe e paqes në periodën e punës dhe të mosmarrëveshjes [grindjes, përçarjes, dasisë], si prologu i bashkimit në shoqëri. Këtu ne duhet të bëjmë përsëri një kërcim të madh dhe ta vëmë atë befas në zotërim të kafshëve të zbutura dhe të bimëve, të cilat ai vetë mundi t´i shumëfishonte nëpërmjet mbjelljeve së farërave apo të fidanëve për t´u ushqyer (IV, 2), megjithëse kalimi nga jeta e egër e gjahtarit në gjendjen e parë dhe kalimi nga nxjerrja e çrregullt e rrënjëve apo mbledhja e frutave në gjendjen e dytë mund të ketë ndodhur mjaft ngadalë. Këtu do të fillonte tashmë grindja midis njerëzve që jetonin deri atëherë në paqe njëri pranë tjetrit, pasojë e të cilës ishte ndarja e tyre në mënyra të ndryshme jetese dhe shpërndarja e tyre në tokë. Jeta baritore nuk është vetëm e ngeshme, por jep gjithashtu jetesën më të sigurt, sepse në një truall mjaft të gjerë e të pabanuar nuk mund të mungojë ushqimi për bagëtinë. Përkundrazi bujqësia apo mbjellja me fidane është shumë e mundimshme, varet nga paqëndrueshmëria e motit, si rrjedhim është e pasigurt, kërkon gjithashtu banim të përhershëm, pronësi të tokës dhe dhunë të mjaftueshme për ta mbrojtur. Por bariu e urren këtë pronë, e cila i kufizon lirinë e tij në kullota. Përsa i përket jetës baritore mund të dukej se bujku e kishte zili bariun si më shumë i favorizuar nga qielli (IV, 4), por në fakt ky i fundit u bë për të shumë i bezdisshëm, për aq kohë sa rrinte si fqinj i tij, sepse bagëtia që kullot nuk i kursen të mbjellat e tij. Meqë për atë që kishte shkaktuar dëmin ishte e lehtë që pas dëmit t´ia mbathte shumë larg bashkë me kopenë e tij dhe t´i shpëtonte çdo dëmshpërblimi, sepse nuk linte asgjë prapa, që nuk do mundej ta gjente kudo po aq të mirë : atëherë ishte sigurisht bujku, që mund të përdorte dhunën kundër dëmtimeve të tilla, të cilat tjetri nuk i mbante për të palejuara dhe (meqë shkaku për këtë nuk mund të pushonte asnjëherë tërësisht), nëse nuk donte t´i humbiste frutat e zellit të tij të gjatë dhe më në fund iu desh që të largohej aq larg sa ishte e mundur për të, prej atyre që bënin jetën e bariut (IV, 16). Kjo ndarje përbën epokën e tretë. Një tokë, nga punimi dhe mbjellja e së cilës (kryesisht me pemë) varet jetesa, kërkon shtëpi të përhershme dhe mbrojtja e tokës kundër të gjitha shkeljeve ka nevojë për sasi njerëzish që përkrahin njëri tjetrin. Prandaj duke pasur këtë mënyrë jetese njerëzit nuk mund të largoheshin më bashkë me familjet, përkundrazi duhej të bashkoheshin dhe të krijonin katunde (të quajtur shpejt e shpejt qytete), për të ruajtur pronën e tyre nga gjuetarët e egër apo nga hordhitë e barinjve shëtitës. Nevojat e para të jetës, sigurimi i të cilave kërkon mënyra të ndryshme jetese (IV. 20), mund të shkëmbeheshin tani njëra me tjetrën e prej kësaj do të buronte kultura dhe fillimi i artit, i kalimit të kohës dhe i zellit (IV. 21. 22). Por gjëja më e fisshme është se do të lindte edhe njëfarë institucioni për kushtetutën qytetare dhe drejtësinë publike, fillimisht sigurisht vetëm në lidhje me veprat më të mëdha të dhunshme, hakmarrja ndaj të cilave nuk i ishte lënë më individëve si në gjendjen e egër, përkundrazi një pushteti të ligjshëm, i cili e mbante të bashkuar të tërën, d.m.th. një lloj qeverie, mbi vetë të cilën nuk kishte ndodhur asnjë ushtrim dhune (IV. 23. 24). - Nga kjo prirje e parë dhe e palatuar
30
mundi që të zhvillohej pak nga pak dhe dalëngadalë gjithë arti njerëzor, tek i cili më i leverdisshmi është ai i shkueshmërisë njëri me tjetrin dhe i sigurisë qytetare, raca njerëzore mundi që të shumohej dhe nga një qendër mundi që të përhapej kudo si kosheret e bletëve nëpërmjet dërgimit të kolonëve tashmë të edukuar. Me këtë epokë filloi gjithashtu edhe pabarazia ndërmjet njerëzve, ky burim i pasur i shumë të këqijave, por gjithashtu i çdo të mire dhe që u rrit më tej. Për aq kohë sa popujt baritorë nomadë, të cilët njohin vetëm Zotin si sundimtarin e tyre, iu vinin rrotull banorëve të qyteteve dhe bujqëve, të cilët kanë një njeri (autoritet) si sundimtar (VI, 4)26, dhe si armiq të betuar të çdo pronësie mbi tokën i sulmonin këta dhe urreheshin nga ana tjetër prej këtyre, ekzistonte pikërisht luftë e vazhdueshme midis të dy popujve, të paktën ekzistonte rreziku i pandërprerë për luftë, dhe prandaj popujt e të dy palëve i gëzoheshin në shpirt të paktën pasurisë së paçmueshme të lirisë. - (xhanëm rreziku i luftës është akoma edhe sot i vetmi shkak që e zbut despotizmin : sepse për luftë kërkohet pasuri, se tani një shtet qenka një fuqi, por pa liri nuk zhvillohet dot asnjë veprimtari, e cila do mund të sillte pasurinë. Në një popull të varfër në vend të pasurisë kërkohet pjesëmarrja e madhe për ruajtjen e bashkësisë, e kjo pjesëmarrje nga ana tjetër është e mundur vetëm nëse populli ndihet i lirë). - Por me kalimin e kohës, luksi në rritje i banorëve të qyteteve, e sidomos arti për t´u pëlqyer nga të tjerët, nëpërmjet të cilit gratë e qytetit eklipsuan kurvat e pista të shkretëtirave, duhet të ketë qenë prapëseprapë një karrem i fuqishëm për barinjtë (V. 2) për t´u lidhur me ato dhe për t´u shpërngulur në mjerimin e ndritshëm të qyteteve. Meqë xhanëm nëpërmjet shkrirjes së dy popullatave zakonisht armike të njëra tjetrës me fundin e çdo rreziku për luftë, përzihet njëkohësisht nga njëra anë fundi i çdo lirie, pra despotizmi i tiranëve të fuqishëm, në një kulturë që zor se ka filluar ende mirë, por që ka epshin [harlisjen, papërmbajtjen] e pashpirt në skllavërinë më të ndyrë, me të gjitha veset e gjendjes së palatuar; meqë nga ana tjetër nëpërmjet gjithë kësaj e largoi në mënyrë të pakundërshtueshme racën njerëzore nga ecuria e ravijëzuar për të nga natyra për t´i zhvilluar dhuntitë e saj drejt të mirës, e bëri në këtë mënyrë të padenjë vetë ekzistencën e racës njerëzore si një gjini e caktuar për të sunduar mbi tokë, jo si një gjini e caktuar për t´u azdisur si shtazë dhe për të shërbyer si skllave (V. 17).
Shënim përmbyllës
Shën. i Kantit. Beduinët arabë e quajnë veten ende fëmijë të një ish sheiku, të themeluesit të fisit të tyre (si Beni Haled etj.). Ky nuk është kurrësesi sundimtar i tyre dhe nuk mund të ushtrojë sipas kokës së tij asnjë pushtet ndaj tyre. Sepse në një popull baritor, meqë askush nuk ka pasuri të patundshme që do të duhej ta linte pas, çdo familje, të cilës nuk i pëlqen atje, mund të veçohej shumë lehtë nga fisi për të forcuar një tjetër fis. 26
31
Njeriu që mendon ndien një brengë, e cila mund të kthehet ndoshta në shthurje morale, për të cilën njeriu i papërgjegjshëm [pa mend, i zbrazët] nuk do t´ia dijë fare : dhe ndien pikërisht pakënaqësinë me predestinimin [paracaktimin hyjnor], i cili komandon në tërësi kursin botëror, kur ai llogarit përafërsisht të këqijat, të cilat e shtypin kaq shumë racën njerëzore dhe (siç duket) pa shpresën e një diçkaje më të mirë. Por është me rëndësinë më të madhe që të jemi të kënaqur me predestinimin [paracaktimin hyjnor] (edhe pse ai na ka ravijëzuar sakaq një udhë kaq të mundimshme në botën tonë tokësore) : pjesërisht për të marrë gjithmonë zemër gjatë mundimeve, pjesërisht, ndërsa ia hedhim fajin për këtë fatit, për të mos hequr nga sytë shkakun tonë vetjak, i cili mund të jetë ndofta shkaku i vetëm i të gjitha këtyre të këqijave dhe për të mos e shpërfillur ndihmën kundër tij gjatë vetëpërmirësimit. Duhet ta pranojmë se të këqijat më të mëdha, të cilat shtypin popujt e edukuar, na vijnë nga lufta dhe pikërisht jo aq shumë nga lufta reale apo nga lufta e zhvilluar sesa nga armatimi që nuk bie kurrë e që madje shtohet paprerë për luftën e ardhshme. Këtu përdoren të gjitha forcat e shtetit, të gjitha frutat e kulturës së tij, të cilat mund të përdoreshin për një kulturë akoma më të madhe; liria cënohet fuqishëm në shumë vende dhe kujdesi prej nëne i shtetit për anëtarët [individët] e tij shndërrohet në një ashpërsi të paepur kërkesash, megjithatë duke e justifikuar këtë gjithashtu me frikën prej një rreziku të jashtëm. Mirëpo a do ta ndeshnim vallë këtë kulturë, a do ta ndeshnim lidhjen e ngushtë midis shtresave të komunitetit për nxitjen reciproke të mirëqenies së tyre, a do ta kishim popullsinë, bile dhe nivelin e lirisë, i cili ka mbetur, megjithëse nën ligje shumë kufizuese, në qofë se ajo luftë gjithmonë e frikshme nuk do t´iu impononte vetë kryetarëve të shteteve këtë respekt për njerëzimin ? Le të shikojmë vetëm Kinën, e cila në përputhje me pozicionin e saj mund të trembet ndoshta për ndonjë sulm të paparashikuar ndonjëherë, por nuk ka pse trembet nga asnjë armik i fuqishëm, dhe si rrjedhim në të cilën është zhdukur çdo gjurmë e lirisë. Pra në shkallën e kulturës ku ndodhet ende raca njerëzore, lufta është një mjet i domosdoshëm për ta çuar kulturën akoma më tej dhe vetëm pas një kulture të përkryer (Zoti e di se kur) e vetëm nëpërmjet kësaj do të ishte e mundur një paqe e paprerë e dobishme për ne. Pra përsa i përket kësaj pike ne sigurisht jemi prapëseprapë vetëfajtor për të këqijat, për të cilat ngrejmë kaq ankesa të hidhura dhe dokumenti i shenjtë ka plotësisht të drejtë që ta paraqesë shkrirjen e popujve në një shoqëri dhe çlirimin e saj të plotë nga rreziku i jashtëm si një pengesë për çdo kulturë të mëtejshme, meqë kultura e shoqërisë zor se kishte filluar, dhe si një zhytje në një zvetënim të pashërueshëm. Pakënaqësia e dytë e njerëzve i takon rendit të natyrës lidhur me shkurtësinë e jetës. Njeriu vërtet merr vetëm keq vesh lidhur me vlerësimin e vlerës së jetës, kur ai dëshiron ende se ajo duhet të vijojë më gjatë sesa zgjat realisht; sepse kjo sidoqoftë do të ishte vetëm zgjatje e një loje që kacafytet përherë me mundimet e pastra. Por mbase në fund të fundit nuk duhet t´ia marrim për keq një aftësie fëmijënore gjykimi se ajo e ka frikë vdekjen, pa e dashuruar jetën dhe ndërsa për
32
të bëhet e vështirë, që ta garantojë çdo ditë të veçantë ekzistencën e saj me kënaqësinë e pranueshme, megjithatë asaj nuk i mjaftojnë asnjëherë ditët, për ta përsëritur këtë vuajtje. Por në qoftë se marrim vetëm parasysh sesa shumë halle na torturojnë lidhur me mjetet për kalimin e një jete kaq të shkurtër, sa shumë padrejtësi ushtrohet ndaj shpresës për një gëzim të ardhshëm, megjithëse ai zgjat kaq pak, atëherë duhet të besojmë në mënyrë të arsyeshme se nëse njerëzit do mund të venin në një jetëgjatësi prej 800 vitesh e më shumë, zor se do të ishte më i sigurt për jetën e tij babai para djalit, një vëlla para tjetrit ose një shok krahas shokut tjetër dhe se veset e një race njerëzore që jeton kaq gjatë do të rriteshin deri në një kulm, e për këtë shkak për ata nuk do të ishte i denjë asnjë fat më i mirë sesa të zhdukeshin nga toka në një përmbytje të përgjithshme (V. 12. 13). Dëshira e tretë ose më saktë malli i zbrazët (sepse jemi të ndërgjegjshëm që e dëshiruara nuk mund të bëhet asnjëherë pjesë e jona) është silueta e epokës së artë aq shumë e lëvduar nga poetët : ku duhet të ndodhë një realizim i çdo nevoje të imagjinuar që na e ngarkon harlisja, një përkorje me nevojën e pastër të natyrës, një barazi fund e krye e njerëzve, një paqe e paprerë midis tyre, me një fjalë qejfi i pastër i një jete të lirë nga hallet, të ëndërruar në përtaci apo të kaluar me lojra fëmijënore : - një mall, i cili i bën kaq tërheqës Robinsonët dhe udhëtimet për në ishujt e hemisferës së jugut, por që dëshmon krupën që ndien njeriu që mendon nga jeta e civilizuar, kur e kërkon vlerën e saj vetëm tek qejfi dhe e bashkëllogarit [fut] në këtë mes kundërpeshën e përtacisë, në qoftë se e kujton të themi arsyeja, që t´i japë jetës vlerë nëpërmjet veprimeve. Pavlefshmëria e kësaj dëshire për t´u rikthyer në atë epokë të naivitetit dhe të pafajësisë shfaqet bollshëm, kur ne udhëzohemi [sqarohemi, informohemi, instruktohemi] nga paraqitja e mësipërme e gjendjes origjinare [fillestare] : njeriu nuk mund ta mbajë veten në atë gjendje, pikërisht sepse ajo gjendje nuk i mjafton [nuk e përmbush]; aq më pak është ai i prirë që të rikthehet ndonjëherë në të njëjtën gjendje; kështu që ai gjendjen aktuale të mundimeve duhet t´ia ngarkojë sidoqoftë gjithmonë vetvetes dhe zgjedhjes vetjake. Pra një parashtrim i tillë i historisë së tij është i volitshëm për njeriun dhe i dobishëm për ta mësuar dhe për ta përmirësuar, që i tregon atij se nuk duhet t´i japë asnjë faj predestinimit [paracaktimit hyjnor] për shkak të të këqijave që e shtypin, se ai gjithashtu nuk ka të drejtë t´ia ngjisë fajin e tij vetjak një krimi fillestar të stërstërgjyshërve, ku nëpërmjet kësaj do të ishte bërë i trashëgueshëm të themi një prirje për shkelje të ngjashme tek pasardhësit (sepse veprimet arbitrare nuk mund të mbartin me vete asgjë që mund të lihet trashëgim); përkundrazi që ai me plot të drejtë i pranon veprimet e tyre si të bëra prej vetë atij dhe pra për të gjitha të këqijat, që lindin nga shpërdorimi i arsyes së tij, duhet t´ia hedhë fajin tërësisht vetvetes, duke u bërë sigurisht shumë i ndërgjegjshëm se në të njëjtat rrethana do të ishte sjellë po ashtu dhe në këtë mënyrë do ta kishte shpërdoruar arsyen (madje kundër shenjës së natyrës) gjatë përdorimit të saj të parë. Më pas të këqijat e mirëfillta fizike, nëse është ndrequr pika e të këqijave
33
morale, gjatë llogaritjes së dyanshme të meritave dhe të fajeve vështirë se mund të përfundojnë me një plus në favorin tonë. Dhe kështu është përfundimi i historisë më të vjetër të njerëzimit e orvatur nga filozofia : kënaqësi me predestinimin [paracaktimin hyjnor] dhe me ecurinë e gjërave njerëzore në tërësi, e cila nuk vijon nga e mira drejt të keqes, përkundrazi përparon dalëngadalë nga më e keqja drejt më të mirës, xhanëm për progresin e kësaj ecurie çdonjeri është thirrur nga vetë natyra që të kontribuojë për pjesën e vet aq shumë sa janë forcat e tij.
34
PËR SHPREHJEN BAJATE : KJO MUND TË JETË E SAKTË NË TEORI, POR NUK VLEN NË PRAKTIKË Botuar për herë të parë në „Berlinische Monatsschrift“, shtator 1793, f. 201-284. Një substrat [sintezë] madje dhe i rregullave praktike emërtohet më pas teori, kur këto rregulla mendohen [përfytyrohen] si principe disi të përgjithshme, dhe në këtë mes abstragohet nga një sërë konditash, të cilat kanë sidoqoftë pashmangshmërisht ndikim në praktikimin e tyre. Anasjelltas jo çdo marrje me diçka quhet praktikë, përkundrazi quhet praktikë vetëm ajo arritje e një qëllimi, e cila mendohet [përfytyrohet] si rezultat i zbatimit [ndjekjes] të ca principeve të paraqitura në mënyrë të përgjithshme për metodën e të vepruarit. Që midis teorisë dhe praktikës kërkohet edhe një hallkë e ndërmjetme për lidhjen dhe kalimin nga njëra tek tjetra, le të jetë teoria aq e plotë, sa të dojë, kjo bie menjëherë në sy. Xhanëm nocionit logjik [racional], i cili përmban rregullin, duhet t´i bashkangjitet një akt i forcës së gjykimit, nëpërmjet të cilit njeriu praktik bën dallimin, nëse diçka përkon me rregullin ose jo; dhe meqë për forcën gjykuese nuk mund të jepen gjithmonë rregulla, të cilat ajo duhet t´i ndjekë për t´i renditur mendimet (sepse kjo do të shkonte deri në pafundësi), kështu mund të ekzistojnë teoricienë, që nuk mund të bëhen kurrë praktik në jetën e tyre, sepse iu mungon forca e gjykimit : p.sh. mjekë apo juristë, të cilët e kanë përfunduar me rezultate të mira shkollën e tyre, por që nuk dinë sesi duhet të sillen, kur iu duhet që të japin një këshillë. - Por edhe atje ku haset kjo dhunti natyrore, mund të ekzistojë prapëseprapë një mangësi tek premisa; d.m.th. teoria mund të jetë e cunguar dhe plotësimi i saj mund të ndodhë ndoshta vetëm nëpërmjet provave [eksperimenteve] që ende duhen ndërmarrë dhe përvojave, prej të cilave mjeku, fermeri ose financieri që vjen nga shkolla duhet të abstragojë rregulla të reja dhe mund e duhet ta plotësojë teorinë e tij. Atëherë nuk do ta kishte fajin teoria, kur ajo do vlente vetëm pak për praktikën, por fakti që aty nuk kishte boll teori, të cilën njeriu me përvojë duhej ta kishte mësuar dhe e cila mbetet teori e vërtetë, edhe pse ai sakaq nuk është në gjendje që ta zbulojë vetë dhe ta referojë sistematikisht si mësues në teza të përgjithshme, e si pasojë nuk mund të ketë pretendimin për emrin e një mjeku, fermeri teorik etj. - Pra Askush nuk mund të hiqet sikur është praktikisht ekspert [i rrahur] në një shkencë dhe ta shpërfillë prapëseprapë teorinë, pa e zbuluar thjesht veten se është injorant në lëndën e tij : kur beson se nëpërmjet ecjes qorrazi me prova dhe përvoja, pa grumbulluar disa principe (të cilat përbëjnë faktikisht atë që quhet teori) dhe pa menduar një kuadër të plotë për ndërmarrjen e tij (i cili quhet sistem, kur në këtë mes procedohet në mënyrë metodike), mund të vejë më larg sesa është në gjendje që ta shpjerë teoria. Ndërkaq durohet sidoqoftë më mirë që një i paditur ta quajë teorinë të panevojshme dhe të tepërt për gjoja praktikën e tij, sesa që një i zgjuar ta pranojë atë dhe vlerën e saj për në shkollë (të themi për të ushtruar vetëm trurin), por në 35
këtë mes mëton njëkohësisht : se në praktikë është tërësisht ndryshe; se kur dalim nga shkolla në botën e madhe, e kuptojmë [bëhemi të ndërgjegjshëm] se kemi ndjekur ideale boshe dhe ëndërra filozofike. Me një fjalë se ajo që tingëllon e mirë në teori, nuk paska asnjë vlefshmëri në praktikë. (Kjo shprehet shpesh edhe kështu : kjo apo ajo fjali vlen vërtet si tezë, por jo si hipotezë). Kështu njerëzit do të qeshnin me makinistin empirik, në lidhje me mekanikën e përgjithshme, apo me artilierin, lidhur me teorinë matematike të hedhjes së predhave, nëse ata do të diskutonin se teoria përkatëse është përpunuar vërtet hollë, por nuk qenka aspak e vlefshme në praktikë, sepse gjatë praktikimit përvoja jepka rezultate tërësisht të tjera (sepse nëse teorisë së parë do t´i shtohej edhe teoria e fërkimit, të dytës teoria e rezistencës së ajrit, me një fjalë po të shtohej akoma më shumë teori, atëherë ato do të përputheshin shumë mirë me përvojën). Mirëpo ekziston megjithatë një rrethanë [veçanti] tërësisht tjetër në teorinë, e cila ka të bëjë me objektet e vrojtimit, nga ajo teori ku objektet paraqiten vetëm nëpërmjet nocioneve (objektet e matematikës dhe objektet e filozofisë) : ku këto të fundit ndoshta mund të mendohen fare mirë dhe pa qortim (nga ana e arsyes), por ndoshta nuk mund të jepen [ekzistojnë] aspak, përkundrazi mund të jenë ndoshta thjesht ide të zbrazta, të cilat ose nuk do të përdoreshin aspak në praktikë, ose do të përdoreshin madje me një dëm për to. Si rrjedhim në raste të tilla ajo shprehje bajate do të ishte sidoqoftë e drejtë. Vetëm në një teori, e cila mbështetet në nocionin e detyrës [obligimit], zhduket tërësisht meraku për idealitetin e zbrazët të këtij nocioni. Sepse nuk do të ishte detyrë [obligim] që të synojmë për të arritur një ndikim [efekt] të caktuar të vullnetit tonë, nëse ky ndikim [efekt] nuk do të ishte gjithashtu i mundur që të vërtetohej nga përvoja (qoftë kjo e menduar si e përkryer ose se i afrohet gjithmonë përkryerjes) dhe në punimin aktual është fjala vetëm për këtë lloj teorie. Sepse për të përdoret jo rrallë si pretekst dhe bëhet skandal i filozofisë se ajo që në të mund të jetë e saktë, qenka prapëseprapë e pavlefshme në praktikë : duke dashur, dhe pikërisht me një ton elegant përbuzës plot arrogancë, që ta reformojnë arsyen nëpërmjet përvojës madje dhe aty, ku ajo fiton emrin e saj më të lartë dhe për të parë më larg dhe më të sigurt me një mendjemadhësi në urtësi me sytë e urithit, të cilët ngulen fort tek përvoja, në vend që të shikojnë me sytë, që i kanë rënë për fat një qenieje, e cila është bërë për të qëndruar në këmbë dhe për të vështruar qiellin. Kjo maksimë për teorinë dhe praktikën, që është bërë shumë e zakonshme në kohët tona të pasura në thënie të urta dhe pa vepra, shkakton dëmin më të madh, nëse ajo prek çështje të moralit (detyrën [obligimin] ndaj virtytit ose ndaj të drejtës). Sepse këtu bëhet fjalë për kanunin e arsyes (në çështjet praktike), ku vlera e praktikës mbështetet tërësisht në përputhjen e saj me teorinë që është në themel të saj dhe gjithçka humbet, nëse kushtet empirike dhe prandaj të rastësishme të zbatimit të ligjit bëhen vetë kushte të ligjit dhe kështu një praktikë, e cila është llogaritur për të patur një përfundim të mundshëm mbi bazën e
36
përvojës së deritashme, autorizohet që të udhëheqë teorinë, e cila ekziston e pavarur më vete. Ndarjen e këtij punimi po e bëj sipas tre këndvështrimeve të ndryshme, në bazë të të cilave e gjykon zakonisht objektin e tij njeriu i ndershëm, që diskuton me kaq guxim për teoritë dhe sistemet; si rrjedhim në cilësi të trefishtë : 1) si individ privat, por sidoqoftë biznesmen, 2) si burrë shteti, 3) si qytetar i botës (apo në përgjithësi kozmopolit). Këta tre persona janë të një mendjeje për t´i rënë më qafë pedagogut, i cili përpunon teorinë për të gjithë ata dhe për më të mirën e tyre : me qëllim që t´i tregojnë atij vendin në shkollë (illa se iactet in aula27 !) meqë pandehin se kuptojnë më mirë se ai, si një pedanti, që i bastarduar për praktikën i zë vetëm rrugën mençurisë së tyre me përvojë. Ne do të paraqesim pra marrëdhënien e teorisë me praktikën në tre numra : së pari në fushën e moralit në përgjithësi (me synimin për të mirën e çdo njeriu), së dyti në fushën e politikës (në lidhje me të mirën e shteteve), së treti në soditjen kozmopolite (me synimin për të mirën e racës njerëzore në tërësi e pikërisht me premisën se ajo ndodhet në përparim drejt mirëqenies në serinë e ngjizjeve në të gjitha kohët e ardhshme). - Por për shkaqe që lindin nga vetë punimi, emërtimi i numrave do të shprehet si marrëdhënie e teorisë me praktikën në fushën e moralit, në fushën e të drejtës shtetërore dhe në fushën e të drejtës ndërkombëtare. I. Për marrëdhënien e teorisë me praktikën në fushën e moralit në përgjithësi. (Përgjigje ndaj disa kundërshtimeve të zotit Prof. Garve)28. ............. II. Për marrëdhënien e teorisë me praktikën në fushën e të drejtës shtetërore. (Kundër Hobbesit). Nga të gjitha kontratat [marrëveshjet, paktet] me anë të të cilave një numër njerëzish bashkohen në një shoqëri (pactum sociale), kontrata për krijimin e një kushtetute qytetare është mes tyre (pactum unionis civilis) e një lloji të tillë të veçantë, megjithëse ajo lidhur me zbatimin ka vërtet shumë gjëra të përbashkëta me çdo kontratë tjetër (që po ashtu ndjek dhe përkrah një qëllim të çfarëdoshëm komunitar), saqë ajo dallohet sidoqoftë në principin e krijimit të saj (constitutionis civilis) nga gjithë të tjerat. Bashkimi i shumë njerëzve për një farë qëllimi (të përbashkët, që e kanë të gjithë), ndeshet në të gjitha kontratat shoqërore; por bashkimi po i tyre, i cili është qëllim në vetvete (që duhet ta ketë gjithsecili), si rrjedhim bashkim që është detyrë e parë dhe e pakufizuar në çdo marrëdhënie të jashtme të njerëzve, të cilët nuk kanë si të mos jenë në ndikim reciprok ndaj njëri tjetrit : një bashkim i tillë ndeshet vetëm në një shoqëri, në Shën. i Përkth. “Ai le të mburret në aula !”. Shën. i Përkth. Këtë pjesë nuk po e përkthejmë, por po përkthejmë pjesën e dytë dhe të tretë si më të rëndësishmet. 27 28
37
qoftë se [kur, me premisën që] ajo ndodhet në gjendjen qytetare, d.m.th. përbën një bashkësi [komunitet, shtet]. Pra qëllimi, i cili në një marrëdhënie të tillë të jashtme është në vetvete detyrë dhe madje kushti suprem formal (conditio sine qua non) i të gjitha detyrave të tjera të jashtme, është e drejta e njerëzve në kushtet e ligjeve shtrënguese publike, nëpërmjet të cilëve gjithsecilit i përcaktohet e drejta e tij dhe mund të mbrohet nga ndërhyrja e çdo njeriu tjetër. Por nocioni i një të drejte të jashtme rrjedh tërësisht nga nocioni i lirisë në marrëdhënien e jashtme të njerëzve njëri me tjetrin dhe nuk ka të bëjë aspak me qëllimin, që të gjithë njerëzit e kanë në mënyrë të natyrshme (synimi për lumturi) dhe me urdhëresën lidhur me mjetet për ta arritur atë : kështu që dhe prandaj ky qëllim i fundit [synimi për lumturi] nuk duhet të përzihet aspak në ato ligje si arsye përcaktuese e tyre. E drejta është kufizimi i lirisë së çdonjërit në konditën e harmonizimit të saj me lirinë e cilitdo, për aq sa ky harmonizim është i mundur sipas një ligji të përgjithshëm; dhe e drejta publike është substrati [mishërimi, sinteza] i ligjeve të jashtme, të cilët bëjnë të mundur një harmonizim të tillë të përgjithshëm. Mirëpo meqë çdo kufizim i lirisë nëpërmjet arbitraritetit të një tjetri quhet shtrëngim : atëherë rrjedh se kushtetuta qytetare është një marrëdhënie e njerëzve të lirë, të cilët (pa dëmtuar lirinë e tyre në tërësinë e lidhjes së tyre me të tjerët) ndodhen prapëseprapë nën ligjet shtrënguese : sepse vetë arsyeja do kështu dhe pikërisht arsyeja e pastër, a priori legjislative, e cila nuk përfill asnjë qëllim empirik (gjithë të tillët që përfshihen nën emrin e përgjithshëm lumturi). Se duhet pasur parasysh që njerëzit mendojnë tërësisht në mënyra të ndryshme, që gjithsecili e vendos diku gjetkë qëllimin e tij, kështu që vullneti i tyre nuk mund të përfundojë në asnjë princip të përbashkët, si pasojë edhe në asnjë ligj të jashtëm, që harmonizohet me lirinë e gjithsecilit. Pra gjendja qytetare, e soditur thjesht si gjendje e ligjshme [ligjore], mbështetet a priori në principet e mëposhtme : 1. Në lirinë e çdo anëtari të shoqërisë, si njeri. 2. Në barazinë e çdo anëtari me çdo tjetër, si nënshtetas. 3. Në mëvetësinë [pavarësinë] e çdo anëtari të një bashkësie, si qytetar. Këto principe nuk janë vetëm ligje, që i nxjerr shteti tashmë i krijuar, por gjithashtu vetëm në bazë të tyre është i mundur krijimi i një shteti sipas principeve të pastra të arsyes për të drejtat e jashtme të njerëzve. Pra : 1. Liria si njeri, principin e të cilës për ndërtimin e një bashkësie unë e shpreh me formulën : Askush nuk mund të më shtrëngojë që të jem i lumtur me mënyrën e tij (siç e mendon ai mirëqenien e njerëzve të tjerë), përkundrazi secili lejohet që ta kërkojë lumturinë e tij në rrugën [mënyrën], që vetë atij i duket e mirë, vetëm në qoftë se nuk cënon lirinë e të tjerëve për t´u sulur drejt një qëllimi të ngjashëm, e cila mund të bashkekzistojë me lirinë e gjithsecilit sipas një ligji të mundshëm të përgjithshëm, (d.mth. vetëm nëse nuk e cënon këtë të drejtë të tjetrit). - Një qeveri, e cila do të ishte ngritur me principin e mirëdashjes ndaj popullit si një baba kundrejt fëmijve të tij, d.m.th. një qeveri atërore (imperium paternale), ku pra nënshtetasit si fëmijë të mitur, që nuk dallojnë dot se çfarë
38
është vërtet e dobishme apo e dëmshme për ta, thjesht shtrëngohen që të sillen pasivisht për të pritur sesi duhet të jenë të lumtur thjesht nga gjykimi i kryetarit të shtetit dhe meqë ky gjithashtu e do këtë gjë, thjesht nga mirësia e tij : është despotizmi më i madh i mendueshëm (kushtetutë, që shfuqizon çdo liri të nënshtetasve, të cilët nuk kanë pastaj asnjë të drejtë). Jo një qeveri atërore, por vetëm një qeveri patriotike (imperium non paternale, sed patrioticum) është ajo, e cila mund të mendohet për njerëzit që janë të aftë për të drejtat e tyre, e lidhur njëkohësisht me dashamirësinë e sunduesit. Patriotike është pikërisht mënyra e të menduarit, ku çdonjëri në shtet (pa përjashtuar kryetarin e shtetit) e sodit bashkësinë si prehërin e nënës ose vendin e sodit si truallin atëror prej të cilit dhe në të cilin rrjedh ai vetë dhe që duhet ta lërë pas gjithashtu si një peng të shtrenjtë, vetëm për t´i mbrojtur të drejtat e bashkësisë [vendit] nëpërmjet ligjeve të dala nga vullneti i përbashkët, por që nuk e mban veten se ka kompetencën që ta vërë bashkësinë [vendin] nën zgjedhën e dëshirave [ideve] të tij të patjetërsueshme dhe në përdorim të tyre. - Kjo e drejtë e lirisë i takon atij, anëtarit të bashkësisë, si njeri, në qoftë se ky është pikërisht një qenie, që është me të vërtetë e aftë për të drejtat e saj. 2. Barazia si nënshtetas, formula e të cilës mund të shprehet kështu : Çdo anëtar i bashkësisë [shtetit] ka të drejta shtrënguese kundrejt çdo tjetri, nga ku përjashtohet vetëm kryetari i bashkësisë [shtetit], (sepse ai nuk është anëtar i saj, përkundrazi është krijuesi ose mbajtësi i saj), vetëm i cili ka kompetencën për të shtrënguar, pa iu nënshtruar vetë një ligji shtrëngues. Por në një shtet quhet nënshtetas, gjithkush që ndodhet nën fuqinë e ligjeve, si rrjedhim i nënshtrohet të drejtës shtrënguese njëlloj si anëtarët e tjerë të bashkësisë; përjashtuar një të vetëm (person fizik ose moral), kryetarin e shtetit, vetëm nëpërmjet të cilit mund të ushtrohet çdo shtrëngim i ligjshëm. Sepse po të shtrëngohej gjithashtu dhe ky, atëherë ai nuk do të ishte kryetar shteti dhe radha e nënshtrimit do të ecte përpjetë drejt infinitit. Por sikur të ishin nga kjo radhë dy persona të lirë nga shtrëngimi, atëherë asnjëri prej tyre nuk do të ndodhej nën fuqinë e ligjeve shtrënguese dhe asnjëri nuk do mundej t´i bënte tjetrit ndonjë padrejtësi : e cila është e pamundur. Por kjo barazi e përgjithshme e njerëzve në një shtet, si nënshtetas të tij, ekziston fare mirë me pabarazinë më të madhe lidhur me sasinë dhe me gradën e zotërimeve të tyre, qoftë në epërsinë trupore apo intelektuale mbi të tjerët, ose përveç tyre në pasuritë materiale dhe në përgjithësi në të drejtat (prej të cilave mund të ekzistojnë shumë) respektivisht ndaj të tjerëve; kështu që mirëqenia e njërit varet shumë nga vullneti i tjetrit (e të varfërit nga i pasuri), se njëri duhet të bindet (siç iu bindet fëmija më të vjetërve ose gruaja burrit) dhe tjetri e urdhëron atë, se njëri shërben (si punëtor me pagë ditore), tjetri paguan etj. Por sipas të drejtës [ligjit] (e cila si shprehje e vullnetit të përgjithshëm duhet të jetë veçse një e vetme dhe e cila ka të bëjë me formën e të drejtës dhe jo me materien apo objektin, ku unë kam një të drejtë) janë ata si nënshtetas prapëseprapë që të gjithë të barabartë me njëri tjetrin : sepse asnjëri nuk mund ta shtrëngojë tjetrin me
39
asgjë tjetër, veçse nëpërmjet ligjit publik (dhe nëpërmjet ekzekutuesit të tij, kryetarit të shtetit), por gjithashtu nëpërmjet këtij ligji çdo njeri tjetër i reziston atij në të njëjtën masë. Askush nuk mund ta humbasë ndryshe këtë kompetencë për të shtrënguar (si rrjedhim për të patur një të drejtë ndaj të tjerëve), veçse nëpërmjet krimit të tij vetjak dhe gjithashtu ai nuk mund ta dorëzojë vetë, d.m.th. nëpërmjet një kontrate, pra të bëjë nëpërmjet një veprimi ligjor, se ai nuk ka të drejta, por vetëm detyra [obligime] : sepse nëpërmjet kësaj ai do t´i hiqte vetvetes të drejtën për të bërë një kontratë, si rrjedhim kjo do të neutralizonte vetveten. Nga kjo ide e barazisë së njerëzve në bashkësi si nënshtetas rrjedh dhe formula : Çdo anëtar i bashkësisë duhet të lejohet që të arrijë çdo shkallë të një statusi [shtrese] në bashkësi (e cila mund t´i takojë një nënshtetasi), ku mund ta çojë talenti i tij, zelli i tij dhe fati i tij; dhe nuk lejohet që bashkështetasit e tij t´i zënë rrugën nëpërmjet një prerogativi të trashëgueshëm (si të privilegjuar për një status të caktuar), për t´i mbajtur atë dhe pasardhësit e tij përjetësisht poshtë këtij statusi. Sepse meqë çdo e drejtë ekziston vetëm në kufizimin e lirisë së çdokush tjetri me kushtin që ajo [liria] të mund të ekzistojë bashkë me lirinë time në bazë të një ligji të përgjithshëm, dhe e drejta publike (në një bashkësi) është thjesht gjendja e një legjislacioni real, legjislacion në përputhje me këtë princip dhe i pajisur me pushtet, ku në të vërtetë në sajë të të cilit, të gjithë që bëjnë pjesë në një popull ndodhen si nënshtetas në një gjendje ligjore (status iuridicus), dhe konkretisht në barazinë e veprimit dhe kundërveprimit të një arbitrariteti, që mbi bazën e ligjit të përgjithshëm të lirisë është reciprokisht kufizues, (e kjo gjendje quhet gjendje qytetare) : atëherë e drejta që nga lindja (d.m.th. para çdo veprimi ligjor të tij) që ka kushdo në këtë gjendje, është tejetej e barabartë në lidhje me kompetencën për të shtrënguar këdo tjetër, me qëllim që ai të mbetet gjithmonë brenda caqeve të përputhjes së përdorimit të lirisë së tij me lirinë time. Sepse lindja nuk është veprim i atij që lindet, si rrjedhim nëpërmjet saj këtij nuk i vjen asnjë pabarazi e gjendjes ligjore dhe asnjë nënshtrim ndaj ligjeve shtrënguese, përveçse nënshtrimit ndaj pushtetit të vetëm më të lartë legjislativ, që për të si nënshtetas është i përbashkët si për gjithë të tjerët : kështu nuk mund të ekzistojë kundrejt të tjerëve asnjë privilegj që nga lindja i një anëtari të bashkësisë si bashkështetas; dhe askush nuk mund t´ia lërë trashëgim pasardhësve të tij privilegjin e statusit [shtresës], që ai ka në bashkësi. Si rrjedhim ai gjithashtu nuk mund t´i pengojë ata me detyrim që të arrijnë nëpërmjet meritës së tyre në shkallët e larta të klasifikimit (të superiorit dhe të inferiorit, por prej të cilëve asnjëri nuk është imperians, tjetri subiectus), se ata qenkan si të thuash të kualifikuar për statusin e zotërinjve nëpërmjet lindjes. Ai mund të lërë trashëgim gjithçka tjetër që është send (që nuk lidhet me personalitetin) dhe mund të fitohet si pronë [pasuri] dhe që gjithashtu mund të tjetërsohet [shitet] prej tij dhe prodhon kështu në një radhë pasardhësish një pabarazi të konsiderueshme lidhur me rrethanat e pasurisë midis anëtarëve të një bashkësie (të mercenarit dhe punëdhënësit, të çifligarit dhe të bujkrobërve etj). Vetëm nuk mund të pengojë që këta të mos e kishin
40
kompetencën për t´u ngritur në të njëjtat rrethana, në qoftë se ua bën të mundur talenti i tyre, zelli i tyre dhe fati i tyre. Sepse përndryshe ai do të kishte të drejtën që të shtrëngonte, pa qenë e mundur që të shtrëngohej sërishmi nga kundërveprimi i të tjerëve dhe do të dilte jashtë shkallës së një bashkështetasi. – Këtë barazi nuk mund ta humbasë asnjë njeri, që jeton në një gjendje ligjore të një bashkësie, përveçse nëpërmjet krimit të tij vetjak, por asnjëherë as nëpërmjet kontratës apo nëpërmjet dhunës së luftës (occupatio bellica); sepse ai nuk mund të pushojë së qeni zot i vetvetes nëpërmjet asnjë veprimi ligjor (as të tijin, as dhe të një tjetri) dhe të hyjë në klasën e kafshëve shtëpiake, që përdoren për të gjitha shërbimet siç duam dhe që mbahen aty pa pëlqimin e tyre aq kohë sa duam, edhe pse me kufizimin për të mos i gjymtuar dhe vrarë (i cili ndoshta sanksionohet nganjëherë edhe nga feja sikurse tek indianët). Atë mund ta konsiderojmë të lumtur në çdo gjendje, vetëm kur ai është në vetvete i ndërgjegjshëm se varet nga ai vetë (nga aftësia e tij ose nga vullneti serioz) ose nga rrethanat, për të cilat s´mund t´i hedh fajin asnjë tjetri, por nuk varet nga vullneti i papërballueshëm i të tjerëve, që ai nuk ngjitet në të njëjtën shkallë me të tjerët, të cilët si bashkështetas të tij në këtë pikë, përsa i përket të drejtës [ligjit], nuk kanë asnjë përparësi kundrejt tij29. 3. Mëvetësia [pavarësia] (sibisufficientia) e një anëtari të bashkësisë si qytetar, d.m.th. si bashkëligjëvënës. Në vetë çështjen e legjislacionit ata, të cilët janë të lirë dhe të barabartë nën pushtetin e ligjeve tashmë ekzistuese, nuk duhen mbajtur sidoqoftë të gjithë për të barabartë përsa i përket të drejtës për t´i bërë këto ligje. Ata, të cilët nuk janë të aftë për këtë të drejtë, iu nënshtrohen megjithatë si anëtarë të bashkësisë zbatimit të këtyre ligjeve dhe nëpërmjet kësaj përjetojnë mbrojtjen sipas po këtyre ligjeve; vetëm jo si qytetarë, por si shokë që mbrohen. Shën. i Kantit. Nëse fjalën gnädig = i nderuar duam ta lidhim me një nocion të përcaktuar (të ndryshëm sidoqoftë nga zemërmirë, bamirës, mbrojtës etj.), atëherë ajo mund t´i jepet vetëm atij, ndaj të cilit nuk ekziston asnjë e drejtë shtrënguese. Pra vetëm kryetari i administratës shtetërore, i cili prodhon dhe shpërndan çdo të mirë, që është e mundur sipas ligjeve publike, (sepse sovrani që i bën ato, është si të thuash i padukshëm; ai është vetë ligji i personifikuar, jo aktor) mund të titullohet [thirret, quhet] gnädiger Herr = i nderuar Zotëri, si i vetmi kundër të cilit nuk ekziston asnjë e drejtë shtrënguese. Kështu madje dhe në një aristokraci, si p.sh. në Venedik, senati është i vetmi Zotëri i nderuar; fisnikët që e përbëjnë atë janë që të gjithë nënshtetas, madje pa përjashtur dozhën (sepse vetëm këshilli i madh është sovrani), dhe përsa i përket ushtrimit të së drejtës janë të barabartë me gjithë të tjerët, dhe pikërisht që nënshtetasit i takon një e drejtë shtrënguese ndaj secilit prej tyre. Princët (d.m.th. personat, të cilëve iu takon një e drejtë trashëgimie për të qeverisur) thirren Zotërinj të nderuar, vërtet pikërisht edhe në këtë perspektivë dhe për shkak të atyre pretendimeve (siç e kërkon oborri, par courtoise); por sipas statusit të tyre të pronësisë janë ata megjithatë bashkënënshtetas, kundër të cilëve edhe shërbëtorit të tyre më të vogël duhet t´i takojë një e drejtë shtrënguese nëpërmjet kryetarit të shtetit. Pra në shtet nuk mund të ketë më shumë se një Zotëri të vetëm të nderuar. Kurse përsa iu përket grave të nderuara (në të vërtetë elegante), për ato mund të thuhet se statusi i tyre bashkë me gjininë e tyre iu jep të drejtën për këtë titullim (si pasojë vetëm kundrejt gjinisë mashkullore) dhe kjo në sajë të përkryerjes së zakoneve (e quajtur sjellje kalorësiake), sipas së cilës gjinia mashkullore beson në vetvete se e nderon gjininë e bukur më shumë sesa i jep asaj përparësi ndaj vetes. 29
41
Çdo e drejtë varet pikërisht nga ligjet. Por një ligj publik, i cili përcakton për të gjithë, atë që iu lejohet ligjërisht ose që nuk iu lejohet, është akti i një vullneti publik, prej të cilit buron gjithë e drejta dhe pra vetë i cili nuk duhet që t´i shkaktojë padrejtësi askujt. Por në këtë mes nuk është asnjë vullnet tjetër i mundur, veçse vullneti i tërë popullit (meqë të gjithë vendosin për të gjithë, si rrjedhim secili vendos për vetveten) : sepse vetëm vetvetes nuk mund t´i bëjë padrejtësi askush. Por po të jetë një tjetër, atëherë vullneti i thjeshtë i një tjetri të ndryshëm nga ky i pari nuk mund të vendosë lidhur me të asgjë tjetër, që s´do mund të ishte e padrejtë për të parin. Si pasojë ligji i tij [i të dytit] do të kërkonte edhe një ligj tjetër [të tretë], i cili do ta kufizonte legjislacionin e tij [e të dytit], si rrjedhim asnjë vullnet i veçantë [posaçëm] nuk mund të jetë vullnet ligjvënës për bashkësinë. (Në të vërtetë për ta formuar këtë nocion grumbullohen së bashku nocionet e lirisë së jashtme, barazisë dhe ai i bashkimit të vullnetit të të gjithëve, ku tek ky i fundit, meqë kërkohet dhënia e votës, kushti është mëvetësia, nëse dy të parat merren së bashku). Ky ligj bazë, që mund të burojë vetëm nga vullneti i përgjithshëm (i bashkuar) i popullit, quhet kontrata origjinare [zanafillore, e parë]. Ai që ka të drejtën e votës në këtë ligjvënie, quhet qytetar (citoyen, d.m.th. Staatsbürger, jo Stadtbürger, bourgeois). Cilësia e vetme e kërkuar për këtë, përveç asaj natyrores (që nuk është fëmijë ose femër), është : që ai të jetë zot i vetes së tij (sui iuris), si rrjedhim të ketë ndonjë pronë (tek kjo mund të llogaritet edhe çdo art, zanat apo art i bukur ose shkencë), e cila e ushqen atë. D.m.th. në rastet kur për të jetuar duhet të fitojë nga të tjerët, të fitojë vetëm duke shitur [tjetërsuar] atë që është i tij30, e jo duke iu aprovuar të tjerëve përdorimin e forcave të tij, si pasojë të mos i shërbejë askujt veçse bashkësisë në sensin e mirëfilltë të fjalës. Këtu artizanët dhe çifligarët e mëdhenj (ose të vegjël) janë që të gjithë të barabartë njëri me tjetrin, konkretisht secili ka të drejtën vetëm të një vote. Sepse përsa iu përket këtyre të fundit, pa marrë fare parasysh pyetjen se çfarë mund të ketë ndodhur megjithatë me të drejtën [ligjin], që dikush ka marrë më shumë tokë për vete, sesa mund të përdorte vetë me duart e tij (sepse zotërimi nëpërmjet pushtimeve me luftë nuk është zotërim i parë); dhe si ndodhi që shumë njerëz, që normalisht do mund të kishin fituar gjithë-gjithë një nivel të qendrueshëm prone, kanë Shën. i Kantit. Ai që prodhon një vepër [opus], mund ta çojë atë tek një tjetër nëpërmjet shitjes [tjetërsimit], njëlloj sikur ajo të ishte prona e tij. Por praestatio operae nuk është shitje [tjetërsim]. Shërbëtori i shtëpisë, shërbyesi në dyqan, punëtori me mëditje ditore, madje dhe berberi janë thjesht Operarii, jo Artifices (në kuptimin e gjerë të fjalës), dhe jo anëtarë të shtetit, si rrjedhim nuk janë gjithashtu të kualifikuar për të qenë qytetarë. Megjithëse ai, të cilit unë i jap që të përpunojë drutë e mia të zjarrit dhe rrobaqepësi, të cilit i jap cohën time për të bërë prej saj një rrobë, duket se ndodhen në raporte tërësisht të ngjashme kundrejt meje, prapëseprapë është ndryshe berberi nga parukebërësi (të cilit gjithashtu mund t´i kem dhënë flokun për këtë qëllim), pra punëtori me mëditje ditore nga artisti apo artizani, i cili bën një vepër që i përket atij, për aq kohë sa nuk është paguar. I dyti si ushtrues i një mjeshtërie e qarkullon pra pronën e tij me veprën [opusin] tjetër, i pari përdorimin e forcave të tij, që ia miraton një tjetri (operam. - Unë e pranoj, është disi e vështirë që të përcaktohen kërkesat, për të ngritur pretendimin lidhur me statusin [shtresën] e një njeriu, që është zot i vetes së tij. 30
42
përfunduar thjesht duke i shërbyer atij, që të mund të jetojnë ?, do të ishte tashmë kundër parimit të mëparshëm të barazisë, nëse një ligj do t´i privilegjonte ata me privilegjin e statusit [shtresës], që pasardhësit e tyre ose duhej të mbeteshin gjithmonë çifligarë të mëdhenj (të feudeve), pa u shitur ato apo pa u ndarë nëpërmjet trashëgimisë dhe pa u lejuar që të bëhen të dobishme për sa më shumë njerëz në popull, ose, edhe madje gjatë këtyre ndarjeve, nuk do të përfitonte askush tjetër diçka veçse ai që i përket një farë klase njerëzish të radhitur arbitrarisht. Çifligari i madh zhbën konkretisht kaq shumë pronarë të vegjël me votat e tyre, të cilët do mund të zinin vendin e tij; pra ai nuk voton në emër të tyre dhe ka si rrjedhim vetëm një votë. - Pra këtu duhet lënë thjesht që të varet nga aftësia, zelli dhe fati i çdo anëtari të bashkësisë, që secili të përfitojë së pari një pjesë dhe të gjithë të përfitojnë të tërën, por ky dallim s´mbahet dot parasysh gjatë ligjvënies së përgjithshme : atëherë lidhur me numrin e njerëzve të aftë për të votuar për ligjvënien duhet gjykuar sipas numrit të atyre që kanë pronë dhe jo sipas madhësisë së pronave. Por për këtë ligj të drejtësisë publike duhet të jenë gjithashtu në harmoni të gjithë ata, që e kanë këtë të drejtë vote, sepse përndryshe do të kishte një proces gjyqsor midis atyre, që nuk janë dakord me të dhe atyre që e miratojnë, e vetë kjo çështje gjyqsore do të kërkonte një princip akoma më të lartë ligjor për t´u vendosur. Meqë miratimi nuk mund të pritet pra nga një popull i tërë, si rrjedhim ajo që mund të parashikohet si e arritshme, është vetëm një shumicë e votave dhe pikërisht jo e votuesve të drejtpërdrejtë (në një popull të madh), por vetëm e delegatëve për këtë punë, si përfaqësues të popullit : pra nëpërmjet një kontrate pranohet kështu vetë parimi për t´u mjaftuar [kënaqur] me këtë shumicë, si të ishte aprovim i përgjithshëm, dhe ky parim duhet të jetë kështu shkaku [arsyeja] më i lartë i krijimit të një kushtetute qytetare. Konkluzioni Këtu kemi pra një kontratë origjinare, vetëm mbi të cilën mund të mbështetet një kushtetutë qytetare ndërmjet njerëzve, si rrjedhim tejetej ligjore, dhe mund të krijohet një bashkësi. - Mirëpo kjo kontratë (e quajtur contractus originarius ose pactum sociale), si koalicion i çdo vullneti të veçantë dhe privat në një popull drejt një vullneti të përbashkët dhe publik (me qëllimin e një ligjvënie thjesht të ligjshme), nuk është në asnjë mënyrë e domosdoshme që të presupozohet si një fakt (bile nuk është aspak e mundur të jetë i tillë); si të thuash sikur më së pari duhej që të vërtetohej nga historia, se një popull, në të drejtat dhe detyrimet e të cilit ecim ne si pasardhës, duhet ta ketë kryer dikur realisht një akt të tillë dhe se duhet të na ketë lënë neve me gojë ose me shkrim një njoftim të sigurtë ose një instrument, për ta vlerësuar si të lidhur me kushtetutë qytetare tashmë ekzistuese. Përkundrazi është thjesht një ide e arsyes, por që ka realitetin e saj të padyshimtë (praktik) : konkretisht për të detyruar çdo ligjvënës, që t´i bëjë ligjet e tij në një mënyrë të tillë, sikur ata të mund të buronin nga vullneti i bashkuar i
43
një populli të tërë, dhe për ta parë çdo nënshtetas, për aq sa ai është qytetar, sikur ai të jetë pajtuar me një vullnet të tillë. Xhanëm ky është guri i provës i ligjshmërisë së çfarëdo ligji publik. Në qoftë se ky është ngjizur pikërisht i tillë, saqë një popull i tërë do ta kishte të pamundur të jepte për të aprovimin e tij (si p.sh. që një klasë e caktuar e nënshtetasve duhej ta kishte të trashëgueshme përparësinë e statusit [shtresës] së zotërinjve), atëherë ai nuk është ligj i drejtë; por në qoftë se thjesht është e mundur, që një popull ta japë pëlqimin për të, atëherë është detyrë [obligim] që ta konsiderojmë ligjin të drejtë : edhe sikur ta zëmë se populli do të ishte tani në një situatë të tillë apo humori i mënyrës së tij të të menduarit do të ishte, që po të pyetej lidhur me të, ndoshta do të refuzonte që ta jepte pëlqimin e tij31. Por ky kufizim vlen me sa duket vetëm për gjykimin e ligjvënësit, jo të nënshtetasit. Pra nëse një popull do të gjykonte se me probabilitetin më të madh do ta humbiste lumturinë e tij në kushtet e një farë legjislacioni të tashëm aktual : atëherë çfarë duhet të bëjë ai ? A nuk duhet që të kundërshtojë ? Përgjigjja mund të jetë vetëm : ai nuk duhet të bëjë asgjë tjetër veçse të bindet. Sepse këtu nuk është fjala për lumturinë e pritshme të nënshtetasit prej një institucioni apo prej një administrate të bashkësisë [shtetit]; përkundrazi së pari fjala është thjesht për të drejtën [ligjin], e cila duhet t´i sigurohet çdokujt nëpërmjet tyre : e cila është principi më i lartë, prej të cilit duhet të rrjedhin të gjitha maksimat, që kanë të bëjnë me një bashkësi, dhe që nuk kufizohet nëpërmjet asgjë tjetre. Në lidhje me të parën (lumturinë) nuk mund të ofrohet asnjë parim me vlefshmëri të përgjithshme si bazë për ligje. Xhanëm si rrethanat kohore ashtu edhe iluzionet shumë kontradiktore njëra me tjetrën dhe me këtë rast gjithmonë të ndryshueshme, ku dikush e pret [shikon, kërkon] lumturinë e tij (por askush nuk mund ta urdhërojë atë, se ku duhet ta presë [shikojë, kërkojë] ai lumturinë), i bëjnë të pamundura që të gjitha parimet fikse dhe lumturinë në vetvete të papërshtatshme si princip të ligjvënies. Teza : Salus publica suprema civitatis lex est32, mbetet e pandryshuar në vlerën dhe rëndësinë e saj; por e mira publike, që duhet konsideruar e para, është pikërisht ajo kushtetutë ligjore, që secilit ia siguron [ruan] lirinë e vet nëpërmjet ligjeve : ku mbetet në dorën e tij, që ta kërkojë lumturinë e vet në çdo rrugë që i duket më e mira, vetëm nëse ai nuk e
Shën. i Kantit. Në qoftë se do të shpallej një taksë lufte proporcionale për të gjithë nënshtetasit, atëherë këta nuk mund të thonë, meqë ajo rëndon, se ajo qenka e padrejtë, sepse sipas opinionit të tyre lufta do të ishte si të thuash e panevojshme : sepse ata nuk e kanë kompetencën për të gjykuar për të; përkundrazi, meqë ngelet sidoqoftë gjithmonë e mundshme, që ajo të bëhet e pashmangshme dhe taksa e domosdoshme, atëherë taksa në gjykimin e nënshtetasit duhet të konsiderohet e ligjshme. Por në qoftë se në një luftë të tillë do t´iu bihej më qafë disa çifligarëve me detyrimin e furnizimeve, kurse të tjerët të të njëjtit status do të kurseheshin nga një gjë e tillë : atëherë shihet lehtë se një popull i tërë nuk do ta jepte pëlqimin për një ligj të tillë dhe ai ka kompetencën që të paktën ta qortojë ligjin, sepse ai nuk mund ta konsiderojë të drejtë këtë shpërndarje të pabarabartë të barrës. 32 Shën. i Përkth. “E mira publike është ligji më i lartë i shtetit”. 31
44
dëmton atë liri të përgjithshme ligjore [legale], si rrjedhim as të drejtën e bashkënënshtetasve të tjerë. Kur pushteti më i lartë bën ligje, të cilët i drejtohen së pari lumturisë (kamjes së qytetarëve, popullsisë etj.) : kjo ndodh atëherë jo me qëllimin për të krijuar një kushtetutë qytetare, por thjesht si mjet për ta siguruar [ruajtur, mbrojtur] gjendjen ligjore [legale] sidomos nga armiqtë e jashtëm të popullit. Për këtë kryetari i shtetit duhet të ketë kompetencën për të gjykuar vetë dhe i pavarur, nëse një gjë e këtillë bën pjesë në lulëzimin e bashkësisë, i cili është i domosdoshëm për të siguruar [ruajtur] fuqinë dhe qëndrueshmërinë e saj, qoftë kundër armiqve të brendshëm ashtu edhe kundër armiqve të jashtëm; por jo që ta bëjë kështu popullin të lumtur si të thuash kundër vullnetit të vet, përkundrazi vetëm për të bërë të mundur që ai të ekzistojë si bashkësi33. Çdo ligjvënës mund të gabojë vërtet në gjykimin, nëse ai rregull [ajo masë, direktivë] është vendosur apo jo me zgjuarsi, por meqë e pyet vetveten, ai nuk mund të gabojë në gjykimin, nëse ligji pajtohet gjithashtu me principin e të drejtës; sepse ai ka këtu në dorë atë ide të kontratës origjinare si fill të kuq të pagabueshëm, e pikërisht a priori (dhe nuk lejohet, si në principin e lumturisë, që të presë përvoja, të cilat duhet ta mësojnë më së pari për përshtatshmërinë e mjeteve të tij). Xhanëm në qoftë se nuk mund të kundërshtohet, që një popull i tërë pajtohet me një ligj të tillë, sado i vështirë qoftë ligji për të : atëherë ligji është në përputhje me të drejtën. Por në qoftë se një ligj publik është në përputhje me këtë, si pasojë dhe i paqortueshëm [i pa të sharë] (irreprehensibel) në lidhje me të drejtën : atëherë me këtë lidhet gjithashtu kompetenca për të shtrënguar, dhe në anën tjetër me këtë lidhet ndalimi për t´iu kundërvënë me vepra [akte] vullnetit të ligjvënësit : d.m.th. fuqia në shtet, e cila e bën të efektshëm ligjin, është gjithashtu e pakundërshtueshme (irresistibel), dhe nuk ekziston asnjë bashkësi e ligjshme pa një dhunë të atillë, e cila shtyp çdo rezistencë të brendshme, sepse rezistenca do të ndodhte sipas një maksime, e cila po të përgjithësohej, do të asgjësonte çdo kushtetutë qytetare dhe do ta shfaroste gjendjen, ku vetëm në të cilën njerëzit mund të jenë në zotërim të të drejtave. Prej këndej rrjedh : se çdo kundërvënie ndaj pushtetit më të lartë ligjvënës, çdo nxitje për ta shprehur me vepra [akte] pakënaqësinë e nënshtetasve, çdo kryengritje, nga e cila plas një rebelim, është krimi më i lartë dhe më i dënueshëm në bashkësi, sepse shkatërron themelet e saj. Dhe ky ndalim është i pakufizuar [i plotë, absolut], i tillë që edhe sikur ai pushtet ose përfaqësuesi i tij, kryetari i shtetit, të kenë shkelur madje kontratën origjinare dhe prandaj të kenë humbur, sipas mendimit të nënshtetasit, të drejtën për të qënë ligjvënës, kur ai pushtet e autorizon qeverinë që të veprojë në mënyrë plotësisht të dhunshme (tiranike), prapëseprapë nënshtetasit nuk i lejohet asnjë rezistencë në formën e kundërdhunës. Shkaku për këtë është : sepse në një kushtetutë qytetare tashmë Shën. i Kantit. Këtu hyjnë ndalime të caktuara të importeve, me qëllim që të favorizohen mjetet e fitimit për më të mirën e nënshtetasit dhe jo për dobinë e të huajit dhe gjallërimin e zellit të të tjerëve, sepse pa kamjen e popullit shteti nuk do të zotëronte forca të bollshme, për t´i rezistuar armikut të jashtëm ose për ta mbajtur veten si bashkësi. 33
45
ekzistuese [funksionuese], me të drejtë [ligjërisht] popullit nuk i takon më asnjë gjykim i përhershëm, për të diktuar sesi duhet administruar ajo. Sepse po të supozojmë se atij i takon një gjykim i tillë dhe pikërisht në kundërshtim me gjykimin e kryetarit të vërtetë të shtetit, atëherë kush duhet të vendosë se cila palë ka të drejtë ? Asnjëri prej të dyve nuk mund të bëhet gjyqtar i çështjes së vet. Pra do duhej që të ishte edhe një kryetar tjetër mbi kryetarin e shtetit për të vendosur midis tij dhe popullit; gjë që kundërshton vetveten. - Gjithashtu nuk mund të ndërhyjë të themi e drejta [ligji] e gjendjes së jashtëzakonshme (ius in casu necessitatis), e cila është që është një marrëzi si një e drejtë e presupozuar për të bërë padrejtësi [të padrejtën] në kushtet e vështirësive më të larta (fizike)34, dhe të na japë çelësin për ta hapur postobllokun, i cili do kufizojë pushtetin vetjak të popullit. Sepse kryetari i shtetit mund të mendojë që ta justifikojë veprimin e tij të ashpër ndaj nënshtetasve me anë të mosbindjes së tyre, sikurse po aq mirë këta mund të mendojnë që ta justifikojnë kryengritjen e tyre kundër tij me anë të akuzës lidhur me vuajtjet e tyre dhe kush duhet të vendosë këtu xhanëm ? Këtë mund ta bëjë vetëm ai që zotëron zbatimin e të drejtës më të lartë publike, dhe ky është pikërisht kryetari i shtetit; dhe askush në bashkësi nuk mund të ketë pra një të drejtë, për t´ia mohuar atij këtë zotërim. Megjithatë unë shoh burra plotësisht të nderuar, të cilët e mbrojnë këtë kompetencë [autorizim, të drejtë] të nënshtetasit për kundërdhunë ndaj eprorëve të tij në rrethana të caktuara, midis të cilëve dua të përmend këtu vetëm Achenwallin, që është shumë i kujdesshëm, shumë i përcaktuar dhe shumë modest në doktrinat e tij lidhur me të drejtën natyrore35. Ai thotë : „Në qoftë se rreziku, që kërcënon bashkësinë si rezultat i durimit të gjatë të padrejtësisë së kryetarit është më i madh sesa meraku nga rrëmbimi i armëve kundër tij : Shën. i Kantit. Nuk ka asnjë casus necessitatis, veçse në rastin ku detyrat [obligimet] : konkretisht detyra e pakushtëzuar dhe detyra (vërtet ndoshta e madhe, por sidoqoftë) e kushtëzuar luftojnë njëra tjetrën; p.sh. po të vinte puna për të shmangur një mynxyrë të shtetit duke kallëzuar një njeri, raporti i të cilit me tjetrin është të themi si baba dhe bir. Kjo shmangie e të keqes së shtetit është detyrë e pakushtëzuar, kurse shmangia e fatkeqësisë së babait është vetëm detyrë e kushtëzuar (konkretisht në qoftë se babai nuk është fajtor për ndonjë krim kundër shtetit). Kallëzimin, që do ta bënte tek pushteti [autoritetet] për veprimtarinë e babait, djali e bën ndoshta me zorin më të madh, por i shtrënguar nga domosdoshmëria [nevoja] (konkretisht ajo morale). - Por në qoftë se thuhet për njërin, i cili për të shpëtuar jetën e vet nga mbytja e anijes, e rrëzon të shpëtuarin tjetër nga trari i tij në ujë, se nëpërmjet vështirësisë [nevojës, hallit] së tij (fizike) ai e fiton të drejtën për këtë veprim, kjo është atëherë tërësisht e gabuar. Sepse ta ruajë jetën time, kjo është vetëm detyrë e kushtëzuar (në qoftë se ajo mund të ndodhë pa kryer krim); por që të mos ia marr jetën një tjetri, i cili nuk më ofendon, bile nuk më rrezikon aspak që të humbasë timen, kjo është detyrë e pakushtëzuar. Megjithatë pedagogët e të drejtës së përgjithshme civile janë tërësisht konsekuent në lidhje me autorizimin [kompetencën, të drejtën, fuqinë] e ligjshëm, të cilin ia japin rastit të mësipërm. Xhanëm pushteti [autoritetet] nuk mund ta lidhin ndalimin me asnjë dënim, sepse ky dënim do të thoshte patjetër vdekje. Por do të ishte një ligj i çmendur, që ta kërcënoje dikë me vdekje, kur ai nuk i dorëzohet vullnetarisht vdekjes në rrethana të rrezikshme. 35 Shën. i Kantit. Ius Naturae. Editio 5ta. Pars posterior, §§ 203-206. 34
46
atëherë populli mund t´i bëjë rezistencë atij dhe në emër të kësaj të drejte mund të braktisë kontratën e tij të nënshtrimit dhe mund ta shfronësojë atë si tiran“. Dhe nga kjo nxjerr përfundimin : „Populli rikthehet në mënyrë të tillë (lidhur me eprorin e tij të mëparshëm) në gjendjen natyrore“. Por unë besoj se as Achenwalli, as ndonjë tjetër nga burrat e ndershëm, që kanë arsyetuar për këtë punë duke qenë në një zë me të, nuk do ta kishin dhënë ndonjëherë në ndonjë rast që do të vinte këshillën e tyre apo aprovimin për sipërmarrje kaq të rrezikshme. Gjithashtu zor se mund të dyshohet se nëse do të kishin dështuar ato kryengritje, nëpërmjet të cilave Zvicra, Hollanda e Bashkuar apo edhe Britania e Madhe kanë arritur kushtetutën e tyre të tashme, e lëvduar si kaq e lumtur, atëherë lexuesit e historisë së këtyre shteteve nuk do të shihnin në ekzekutimin e autorëve të tyre kaq të lartësuar tani, veçse dënimin e merituar të kriminelëve të mëdhenj të shtetit. Sepse në vlerësimin prej nesh të bazave ligjore të këtyre kryengritjeve përzihet zakonisht përfundimi [rezultati] i tyre, megjithëse ky ishte vërtet i pasigurt, kurse bazat ligjore janë të sigurta. Por është e qartë që përsa iu përket këtyre të fundit, populli ka bërë megjithatë padrejtësi në shkallën më të lartë duke e kërkuar të drejtën e tij nëpërmjet kësaj mënyre, edhe pse pranohet gjithashtu se nëpërmjet një kryengritjeje të tillë nuk i ndodh asnjë padrejtësi sundimtarit të vendit (i cili do ta kishte shkelur të themi një joyeuse entrée, si një kontratë të vërtetë themelore me popullin). Sepse kjo gjë (e pranuar si maksimë) bën të pasigurt çdo kushtetutë ligjore, të paktën që të ketë efekt, dhe fut gjendjen e një mungese të plotë të ligjit (status naturalis), ku pushon çdo e drejtë. - Lidhur me këtë prirje të kaq shumë autorëve dashamirës për të ndërhyrë për popullin (për rrënimin e tij vetjak), unë dua vetëm të vërej : se në këtë mes pjesërisht shkaku është mashtrimi i zakonshëm, se ata iu ngjisin gjykimeve të tyre principin e lumturisë, kur është fjala për principin e të drejtës [ligjit]; gjithashtu pjesërisht sepse, atje ku nuk ndeshet asnjë instrument i një kontrate që i është paraqitur realisht bashkësisë, e pranuar nga kryetari i bashkësisë dhe e sanksionuar nga të dy palët, pranuan ata idenë e një kontrate origjinare si diçka që duhet të ndodhë patjetër realisht, ide që gjendet gjithmonë në themel të arsyes, dhe menduan kështu t´i ruanin gjithmonë popullit kompetencën [autorizimin] për ta braktisur atë sipas mendjes së tij në rastin e një shkeljeje trashanike, por e vlerësuar si e tillë prej vetë atij36. Shën. i Kantit. Edhe sikur të jetë shkelur kontrata reale e popullit me sundimtarin : prapëseprapë populli nuk mund të kundërveprojë menjëherë si bashkësi, përkundrazi mund të kundërveprojë vetëm nëpërmjet rotacionit. Xhanëm meqë populli e copëtoi kushtetutën deri tash ekzistuese, do të duhej pikë së pari që të ndodhte organizimi në një bashkësi [shtet] të re. Këtu vjen gjendja e anarkisë me të gjitha mizoritë e saj, të cilat janë të mundura të paktën nëpërmjet saj. Dhe padrejtësia që ndodh këtu, është më pas ajo, që çdo palë i shkakton palës tjetër në popull : siç del qartë dhe nga shembulli i përmendur, ku nënshtetasit kryengritës të atij shteti donin së fundmi t´i impononin me dhunë njëri tjetrit një kushtetutë, e cila do të ishte bërë shumë më shtypëse sesa ajo që ata braktisën. Konkretisht që të përlaheshin prej klerikëve dhe aristokratëve, në vend që të prisnin nën një kryetar që i sundon të gjithë më shumë barazi në shpërndarjen e barrave shtetërore. 36
47
Këtu shihet dukshëm se çfarë të këqijash shkakton principi i lumturisë (e cila në të vërtetë nuk është e aftë për asnjë princip të përcaktuar) edhe në të drejtën shtetërore, siç e shkakton një gjë të tillë në sferën e moralit, edhe pse pedagogu i kësaj të drejte ndjek synimin më të mirë. Sovrani do që ta bëjë popullin të lumtur sipas nocioneve të tij dhe bëhet despot; populli nuk do të lëjë që t´ia marrin pretendimin e përgjithshëm njerëzor lidhur me lumturinë vetjake dhe bëhet rebel. Në qoftë se do të kishim pyetur mu pikë së pari se çfarë është e drejtë (ku principet fiksohen a priori dhe asnjë empirik nuk mund të mashtrojë me to) : atëherë ideja e kontratës sociale do të mbeste në rëndësinë e saj të padiskutueshme : por jo si fakt (siç e do Dantoni, pa të cilin ai i deklaron të pavlefshme të gjitha të drejtat që gjenden në kushtetutën qytetare realisht ekzistuese dhe çdo pronë), përkundrazi vetëm si princip i arsyeshëm i vlerësimit të çdo kushtetute publike ligjore. Dhe do të kuptonim : se përpara se të ekzistojë vullneti i përgjithshëm, populli nuk zotëron asnjë të drejtë shtrënguese ndaj sundimtarit të tij, sepse populli mund të shtrëngojë ligjërisht vetëm nëpërmjet tij. Por edhe nëse ekziston aty vullneti i përgjithshëm po ashtu nga populli nuk mund të ushtrohet asnjë shtrëngim kundër sunduesit, sepse vetë populli do të ishte sunduesi më i lartë. Si rrjedhim popullit nuk i takon kurrë një e drejtë shtrënguese kundrejt kryetarit të shtetit (kundërshtim me fjalë ose me vepra). Ne gjithashtu e shohim këtë teori boll të vërtetuar në praktikë. Në kushtetutën e Britanisë së Madhe, ku populli mburret me kushtetutën e vet sikur të ishte model për tërë botën, gjejmë ne megjithatë se ajo hesht plotësisht për kompetencën [autorizimin], që ka populli, në rastin kur monarku do shkelte kontratën e 1688; si rrjedhim ruan ajo fshehurazi rezervën [klauzolën] për rebelim kundër tij, në qoftë se ai do donte ta shkelte kushtetutën, meqë aty nuk ekziston asnjë ligj lidhur me këtë gjë. Sepse që kushtetuta të përmbajë në këtë rast një ligj, i cili jep të drejtën për ta përmbysur kushtetutën ekzistuese, (ta zëmë se është shkelur gjithashtu kontrata), prej të cilës rrjedhin të gjitha ligjet specifike : kjo është një kontradiktë e qartë; sepse kushtetuta do të duhej të përmbante pastaj edhe një kundërpushtet të konstituuar publikisht37, si rrjedhim do të duhej të ishte edhe një kryetar i dytë shteti, i cili mbron të drejtat e popullit kundër të parit, por pastaj edhe një i tretë, i cili vendos ndërmjet të dyve se cila palë ka të drejtë. - Ata udhëheqës popullorë (apo po deshe, kujdestarë), të merakosur nga një akuzë e tillë, nëse sipërmarrja e tyre të themi do të dështonte, kanë shpikur gjithashtu më mirë një braktisje vullnetare të qeverisë për monarkun e tmerruar prej tyre, në vend që të pretendonin të drejtën e shkarkimit të tij, nëpërmjet të cilës ata do ta kishin vënë kushtetutën në kontradiktë të dukshme me vetveten.
Shën. i Kantit. Në shtet nuk mund të fshihet asnjë e drejtë nëpërmjet një klauzole sekrete, si të themi tinëzare; aq më pak e drejta, të cilën populli e pretendon për vete si një të drejtë që është në kushtetutë; sepse të gjitha ligjet e kushtetutës duhen menduar sikur kanë buruar nga një vullnet publik. Pra në qoftë se kushtetuta do e lejonte kryengritjen, do të duhej që ajo ta deklaronte publikisht të drejtën për këtë gjë dhe mënyrën me të cilën duhej përdorur kjo e drejtë. 37
48
Meqë mua me siguri nuk do të më bëjnë akuzën gjatë këtyre pohimeve se po i bëj shumë lajka monarkut nëpërmjet kësaj pacënueshmërie : atëherë shpresoj se do të ma kursejnë edhe akuzën se po pretendoj shumë në favor të popullit, nëse them se ky i ka gjithashtu të drejtat e tij të pashlyeshme kundër kryetarit të shtetit, megjithëse këto nuk mund të jenë të drejta shtrënguese. Hobbesi ka mendim të kundërt. Sipas tij (de Cive, cap. 7, § 14) kryetari i shtetit nuk është i lidhur me asnjë kontratë me popullin [nuk i detyrohet popullit për asgjë nëpërmjet ndonjë kontrate], dhe nuk mund t´i bëjë qytetarit padrejtësi (ai mund të vendosë çfarë të dojë lidhur me qytetarin). Kjo tezë do të ishte tërësisht e saktë, nëse me padrejtësi kuptohet ajo lidhje, e cila i pranon të ofenduarit një të drejtë shtrënguese kundrejt atij, që i bën padrejtësi; kurse kështu në përgjithësi, teza është e llahtarëshme. Meqë çdo njeri ka sidoqoftë të drejtat e tij të pashlyeshme, që nuk mund t´i braktisë edhe sikur të donte dhe ka kompetencën të gjykojë vetë për to, atëherë nënshtetasi i bindur [jo kryeneç] do të jetë patjetër në gjendje që të supozojë se sundimtari i tij nuk do që t´i bëjë padrejtësi. Por e padrejta që i ndodh sipas mendimit të tij, si rrjedhim i presupozimit të mësipërm ndodh vetëm nga gabimi apo nga mosnjohja e pasojave të caktuara të ligjeve të pushtetit më të lartë : atëherë qytetarit [shtetasit] i takon kompetenca, dhe pikërisht me favorizimin e vetë sundimtarit, që ta bëjë të njohur publikisht mendimin e tij lidhur me dispozitat e sundimtarit kur i duken se janë një padrejtësi kundrejt bashkësisë. Xhanëm të supozosh që kryetari i shtetit nuk mund të gabojë asnjëherë apo që nuk mund të jetë i paditur në një çështje, kjo do ta paraqiste atë si të pajisur me intuitë hyjnore dhe më i ngritur se njerëzimi. Pra liria e penës - e mbajtur brenda caqeve të nderimit të lartë dhe të dashurisë për kushtetutën ku njeriu jeton, nëpërmjet mënyrës liberale të të menduarit të nënshtetasve, të cilën e ushqen vetë kushtetuta, (dhe aty penat e kufizojnë njëra tjetrën vetvetiu, që të mos humbasin lirinë e tyre) - është paladi38 i vetëm i të drejtave të popullit. Sepse të duash që t´i heqësh atij edhe këtë liri, nuk është vetëm baraz sikur t´i marrësh atij çdo pretendim për drejtësi nga eprori më i lartë (sipas Hobbesit), por është gjithashtu sikur këtë të fundit, vullneti i të cilit iu jep urdhëra nënshtetasve si qytetarë thjesht se ai përfaqëson vullnetin e përgjithshëm të popullit, ta privojmë nga njohja e atyre gjërave, që vetë ai do t´i ndryshonte po t´i dinte dhe ta vemë atë në kontradiktë me veten. Por që t´i ushqejmë kryetarit merakun [shqetësimin] : se nëpërmjet mendimit të pavarur dhe mendimit me zë të lartë në shtet do të shkaktoheshin [nxiteshin] trazira, është njëlloj sikur atij t´i ngjallim mosbesim ndaj pushtetit të tij vetjak apo edhe urrejtjen kundër popullit të tij. Por principi i përgjithshëm, sipas të cilit një popull thjesht duhet t´i vlerësojë negativisht të drejtat e tij, pra ato ligje nga ligjvënia më e lartë që mund t´i shohë si jo të urdhëruara në përputhje me vullnetin e tij më të mirë, përmbahet në tezën :
38
Shën. i Përkth. Elementi kimik Paladi (Pd) hyn në grupin e metaleve të çmuara (fisnike).
49
Atë gjë që një popull nuk mund ta vendosë në lidhje me veten e tij, nuk mund ta vendosë edhe ligjvënësi në lidhje me popullin. Pra kur p.sh. shtrohet pyetja : nëse një ligj, i cili e urdhëron shprehimisht si diçka që zgjat përherë një farë kushtetute kishtare të dekretuar dikur, mund të shihet sikur del nga vullneti i mirëfilltë i ligjvënësit (nga synimi i tij) ? atëherë së pari pyetet vetja : nëse një popull mund ta kthejë në ligj ndaj vetes, që ca teza të besimit të pranuara dikur dhe forma të fesë së jashtme të mbeten përgjithmonë; pra sikur ai ligj të mund t´i pengonte pasardhësit e tij që të përparonin më tej në njohjet fetare, apo që t´i ndryshonin gabimet e mundshme të vjetra ? Këtu bëhet e qartë se do të ishte në vetvete zero me bisht një kontratë fillestare e popullit, e cila do e bënte atë ligj : sepse ajo lufton paracaktimin dhe qëllimet e njerëzimit; si rrjedhim një ligj i miratuar në bazë të saj nuk mund të shihet si vullneti i mirëfilltë i monarkut, pra këtij mund t´i bëhen propozime të kundërta. Por në të gjitha rastet, nëse si të themi nga ligjvënia më e lartë do të ishte dekretuar prapëseprapë diçka e këtillë, atëherë vërtet mund të jepen gjykime të përgjithshme dhe publike për të, por kurrë nuk mund të përdoret rezistencë me fjalë apo me vepra kundër asaj. Në çdo bashkësi duhet të ekzistojë patjetër një bindje [dëgjesë, nënshtrim] ndaj ligjeve shtrënguese (të cilët veprojnë energjikisht), në kuadrin e mekanizmit të kushtetutës shtetërore, por njëkohësisht duhet të ekzistojë patjetër edhe një frymë e lirisë, meqë secili, përsa i përket obligimit [detyrës] të përgjithshëm njerëzor, kërkon që të bindet [që t´i mbushet mendja] nëpërmjet arsyes, se ky shtrëngim është i ligjshëm, me qëllim që ai të mos bjerë në kundërshtim me vetveten. Ekzistenca e të parës [bindjes, dëgjesës, nënshtrimit] pa këtë të fundit [frymën e lirisë] është shkaku që nxit krijimin e të gjitha shoqërive sekrete. Xhanëm është një nevojë natyrore e njerëzisë që t´i hapet njëri tjetrit, kryesisht në çështje që kanë të bëjnë me njeriun. Pra ato shoqëri do të zhdukeshin, nëse favorizohet kjo liri. Dhe nga ku tjetër do t´i vinin edhe qeverisë informacionet [njohuritë], të cilat i japin shtytje synimit të saj thelbësor, veçse kur ajo lë që të shprehet fryma e lirisë, frymë kaq e nderuar që në zanafillën e saj dhe në efektet e saj ? * Një praktikë anashkaluese e të gjitha principeve të pastra logjike nuk diskuton askund me më shumë arrogancë ndaj teorisë, sesa në çështjen lidhur me kërkesat për një kushtetutë të mirë shtetërore. Shkaku është, sepse një kushtetutë ligjore që ka ekzistuar prej kohësh e ambienton popullin pak e nga pak me një rregull, që ta vlerësojë lumturinë e tij dhe të drejtat e tij në bazë të gjendjes, në të cilën deri tani gjithçka ka qenë në ecurinë e vet të qetë. Dhe jo anasjelltas që ta vlerësojë këtë gjendje sipas nocioneve, që të dyja [lumturia dhe të drejtat] ia japin në dorë nëpërmjet arsyes : përkundrazi ai megjithatë preferon më shumë gjithmonë atë gjendje pasive sesa situatën plot rreziqe për të kërkuar një gjendje më të mirë, (në këtë rast është në fuqi ajo që Hippokrati ua jep mjekëve për ta
50
mbajtur parasysh : iudicium anceps, experimentum periculosum39). Meqë të gjitha kushtetutat që kanë ekzistuar tepër gjatë, le të kenë mangësi sa të duan, japin në këtë mes rezultat të njëllojtë megjithë ndryshimet e tyre, konkretisht që të jemi të kënaqur me atë kushtetutë, në të cilën ndodhemi : kështu kur shqyrtohet mirëqenia e popullit nuk vlen faktikisht asnjë teori fare, përkundrazi gjithçka mbështetet në një praktikë që i bindet përvojës. Por në arsye ekziston një nocion, që mund të shprehet me fjalën e drejta shtetërore dhe ky nocion ka forcë detyruese për njerëzit, të cilët janë kundër njëri tjetrit për shkak të antagonizmit të lirisë së tyre, si pasojë ky nocion zotëron realitet objektiv (praktik), pa vështruar ende mirëqenien apo mizerien (njohja e të cilave mbështetet thjesht tek përvoja), që ndofta iu burojnë prej tij : kështu e drejta shtetërore mbështetet në principet a priori (sepse përvoja nuk mund të na mësojë se çfarë është e drejta) dhe ekziston një teori e të drejtës shtetërore, pa pëlqimin e të cilës nuk është e vlefshme asnjë praktikë. Kundër kësaj teze nuk mund të ngrihet asgjë, veçse asaj që njerëzit vërtet e kanë në kokë idenë e të drejtave që iu takojnë, prapëseprapë për shkak të ngurtësisë së zemrave të tyre do të ishin të paaftë dhe të padenjë që të trajtohen në përputhje me të drejtat e tyre dhe prandaj lejohet dhe patjetër duhet që t´i mbajë në rregull një pushtet suprem që vepron vetëm sipas rregullave të mençurisë [urtësisë, maturisë]. Por kjo hedhje [kërcim] nga dëshpërimi (salto mortale) është e llojit që, nëse ndonjëherë nuk do të bëhet fjalë për të drejtën, përkundrazi do të bëhet fjalë vetëm për dhunën, atëherë gjithashtu dhe populli lejohet [mund] që të provojë pushtetin [dhunën] e tij dhe mund të bëjë kështu të pasigurt çdo kushtetutë ligjore. Në qoftë se nuk ekziston diçka, që ngjall drejtpërdrejt respekt nëpërmjet arsyes (siç është e drejta e njeriut), atëherë janë të paafta [të pafuqishme] të gjitha ndikimet ndaj arbitraritetit të njerëzve, për të frenuar lirinë e tyre arbitrare. Por në qoftë se e drejta [ligji] flet me zë të lartë, krahas dashamirësisë, atëherë natyra njerëzore nuk shfaqet kaq e degjeneruar, saqë zëri i të drejtës të mos dëgjohet me nderim të lartë prej saj. (Tum pietate gravem meritisque si forte virum quem Conspexere, silent arrectisque auribus adstant. Virgil.)40
III. Për marrëdhënien e teorisë me praktikën në fushën e të drejtës ndërkombëtare, soditur në aspektin e synimit të përgjithshëm filantropik, d.m.th. kozmopolit41.
Shën. i Përkth. “Gjykimi [vlerësimi] është i pasigurt [i lëkundshëm], eksperimenti është plot rrezik”. 40 Shën. i Përkth. “Kur ata të shohin pastaj një njeri të nderuar për shkak të ligjshmërisë dhe meritave, do të heshtin dhe do të ndalojnë me veshët e ngritur përpjetë”. 41 Shën. i Kantit. Nuk bie menjëherë në sy, sesi një parakusht i përgjithshëm filantropik sinjalizon një kushtetutë kozmopolite, kurse kjo sinjalizon krijimin e një të drejte ndërkombëtare, si një gjendje, 39
51
(Kundër Moses Mendelssohnit) A e meriton raca njerëzore në tërësi dashurinë; apo është ajo një objekt, që patjetër duhet ta soditim me pakënaqësi [zemërim], të cilës i urojmë vërtet gjithë të mirat (për të mos u bërë mizantrop), por sidoqoftë ato nuk duhet t´i presim kurrë tek ajo, e si rrjedhim më mirë duhet t´i largojmë sytë prej saj ? - Përgjigjja e kësaj pyetjeje mbështetet në përgjigjen, që duhet t´ia japim një tjetre : A ka në natyrën njerëzore dhunti, prej të cilave mund të kuptojmë se gjinia jonë do të përparojë gjithmonë drejt më të mirës dhe e liga e kohëve të tashme dhe të kaluara do të humbasin në të mirën e kohëve të ardhshme ? Sepse ne kështu të paktën do ta duam gjininë tonë gjatë afrimit të saj të qendrueshëm drejt të mirës, përndryshe ne do të duhej që ta urrenim ose përbuznim atë; le të thojë çfarë të dojë kundër kësaj pispillosja me dashurinë e përgjithshme njerëzore (e cila më e shumta do të ishte pastaj vetëm një dashuri dashamirësie, jo dashuri kënaqësie). Sepse për atë që është dhe mbetet e ligë, veçanërisht për atë në shkeljen e qëllimshme të ndërsjelltë të të drejtave më të shenjta të njeriut, - megjithë mundimin më të madh për t´i imponuar vetes dashuri - nuk mund ta shmangim dot sidoqoftë urrejtjen : jo tamam për t´iu shtuar njerëzve mizerien, por për të pasur sa më pak që të jetë e mundur të bëjmë me ta. Moses Mendelssohn kishte mendimin e dytë (Jerusalem, kapitulli i dytë, faqet 44 deri 47), që ia kundërvë hipotezës së Lessingut, shokut të tij, për një edukim hyjnor të racës njerëzore. Për atë është pjellë e fantazisë : „që e tëra, njerëzimi në këtë botë, në vijim të kohërave duhet të ecë gjithmonë përpara dhe të perfeksionohet. - Ne e shohim, thotë ai, racën njerëzore të bëjë në tërësi lëkundje të vogla; dhe ajo nuk bëri kurrë disa hapa para, pa rrëshqitur pak më pas me shpejtësi të dyfishtë në gjendjen e saj të mëparshme“. (Ky është tamam guri i Sizifit dhe në këtë mënyrë, njëlloj si tek indiani, pranohet toka si vendi i pendimit për mëkatet e vjetra, që nuk kujtohen më tani). - „Njeriu ecën përpara, kurse njerëzimi lëkundet pareshtur lart e poshtë midis caqeve të fiksuara, por mban, soditur në tërësi, në të gjitha periodat e kohës afërsisht të njëjtën shkallë të moralit, të njëjtën masë të përshpirtmërisë dhe papërshpirtmërisë, të virtytit dhe të vesit, të lumturisë (?) dhe mjerimit“. - Këtë pretendim ai e hap (f. 46) duke thënë : „Ju doni të gjeni [zbuloni] se çfarë synimesh ka predestinimi [paracaktimi hyjnor] me njerëzimin ? Mos thurni asnjë hipotezë“ (teori e kishte quajtur më parë); „shikoni vetëm rreth e qark se ç´po ndodh realisht dhe në qoftë se do mundeni hidhni edhe një vështrim në historinë e të gjitha kohërave se çfarë ka ndodhur prej kohësh. Kjo përbën faktin, kjo duhet t´i ketë përkitur patjetër synimit, duhet të ketë qenë e miratuar patjetër në planin e urtësisë apo të paktën duhet të ketë qenë patjetër e përfshirë në të“.
ku vetëm në të cilën mund të zhvillohen dhuntitë përkatëse të njerëzimit, të cilat e bëjnë të dashur gjininë tonë. - Përfundimi i kësaj pike do ta qartësoj këtë bashkëlidhje.
52
Unë kam tjetër mendim. - Në qoftë se është një pamje e denjë për perëndinë kur e shohim një njeri të virtytshëm të luftojë kundër pështirosjeve dhe joshjeve të së ligës e shohim se ai prapëseprapë iu bën ballë atyre : atëherë është një pamje jashtëzakonisht e padenjë, nuk dua të them vetëm për perëndinë, përkundrazi bile dhe për njeriun më të thjeshtë që mendon pozitivisht, kur e shohim gjininë njerëzore nga perioda në periodë të bëjë hapa përpjetë në virtyte dhe pak më pas e shohim të bierë përsëri kaq thellë në vese dhe mjerim. Ndoshta mund të jetë prekëse dhe instruktive që ta sodisim për një çast këtë tragjedi, por perdja më në fund duhet të bierë sidoqoftë. Xhanëm e zgjatur tërkuzë kthehet ajo në farsë dhe në qoftë se nuk lodhen aktorët, sepse janë lolo, atëherë do të lodhet sidoqoftë spektatori, i cili ngopet me njërin apo tjetrin akt, kur ai arrin të kuptojë me të drejtë se pjesa që nuk po përfundon kurrë qenka një monotoni e përjetshme. Dënimi që vjen në fund mund t´i ndreqë vërtet përsëri ndjenjat e pakëndshme nga përfundimi i pjesës, nëse është thjesht një pjesë teatrale, por t´i lërë veset që të stivosen pa numër njëri mbi tjetrin në realitet (megjithë virtyteve që ndërhyjnë në mes), me qëllim që ndonjëherë të mund të jepen shumë dënime : kjo është madje, të paktën sipas nocioneve tona, kundër moralitetit të një krijuesi të urtë të botës dhe të një mbretëruesi. Pra meqë raca njerëzore është paprerë në përparim përsa i përket kulturës, si qëllimi i saj i natyrshëm, unë do të lejohem që të supozojë : se ajo është gjithashtu në valën e përparimit drejt më të mirës përsa i përket qëllimit moral të ekzistencës [qenies] së saj, dhe se ky do të ndërpritet vërtet nganjëherë, por nuk do të këputet kurrë. Unë nuk e kam të domosdoshme që ta vërtetojë këtë presupozim, kundërshtari i tij duhet që të vërtetojë të kundërtën. Xhanëm unë mbështetem në detyrën [obligimin] tim të lindur, që të ndikojë në çdo anëtar të serisë së ngjizjeve - ku unë ekzistoj (si njeri), si rrjedhim ku edhe do të mundja, dhe sidoqoftë i pajisur jo kaq mirë me vetitë morale që kërkohen prej meje duke ndikuar kështu tek pasardhësit, që ata të bëhen gjithmonë më të mirë (ku pra për këtë duhet supozuar gjithashtu edhe mundësia), dhe që kjo detyrë të mund të trashëgohet ligjërisht nga një anëtar i ngjizjeve tek tjetri. Le të sillen edhe kaq shumë dyshime nga historia kundër shpresave të mia, të cilat nëse do të ishin vërtetuese, do mund të më shtynin që të heq dorë nga një punë sipas gjasës e kotë : unë prapëseprapë, për aq kohë sa këto nuk mund të jenë tërësisht të sigurta, s´mund ta këmbej detyrën [obligimin] (si likuidum) ndaj rregullit të urtësisë, që të mos e synoj të pakëshillueshmen (si ilikuidum, sepse është thjesht hipotezë); dhe sado që të jem dhe të mbetem gjithmonë kaq i pasigurt, nëse për racën njerëzore mund të shpresohet më e mira, kjo gjë sidoqoftë nuk mund ta dëmtojë maksimën se kjo është e këshillueshme, si rrjedhim s´mund të dëmtojë as edhe presupozimin e domosdoshëm të saj në kuadrin e synimit praktik. Kjo shpresë për kohë më të mira, pa të cilën zemrën njerëzore nuk do ta kishte ngrohur kurrë një dëshirë e zjarrtë serioze për të bërë diçka të leverdisshme për të mirën e përgjithshme, ka pasur gjithashtu në çdo kohë ndikim në përpunimin e atyre që mendojnë pozitivisht; dhe sidoqoftë Mendelssohni i mirë duhet të jetë
53
bazuar gjithashtu tek ajo, kur u mundua me kaq zell për iluminimin dhe mirëqenien e kombit, të cilit i përkiste. Xhanëm në mënyrë të arsyeshme ai nuk mund të shpresonte që ta krijonte iluminimin dhe mirëqenien vetë dhe vetëm për veten, në qoftë se pas tij nuk do të vazhdonin më tej të tjerët në të njëjtën udhë. Në pamjen e trishtuar jo vetëm të të këqijave, që e shtypin racën njerëzore për shkaqe natyrore, por për më tepër të atyre që njerëzit ia bëjnë vetë njëri tjetrit, shpirti gazmohet prapëseprapë nëpërmjet shpresës [perspektivës, parashikimit] se në të ardhmen do të bëhet më mirë : dhe pikërisht me dashamirësinë e painteres, kur ne do të jemi prej kohësh në varr, e nuk do të korren frytat, të cilat ne i kemi mbjellë pjesërisht vetë. Argumentet empirike kundër mbarësisë së këtyre vendimeve të marra mbi bazën e shpresës nuk sjellin këtu asgjë. Xhanëm : se nuk do të realizohet [arrihet] gjithashtu kurrë, ajo që nuk është realizuar [arritur] akoma deri tani, kjo nuk na jep asnjëherë përligjjen që të braktisim një synim pragmatik apo teknik (si p.sh. atë të udhëtimeve ajrore me ballona aerostatike); kurse aq më pak që të braktisim një synim moral, i cili bëhet detyrë [obligim], kur efekti i tij vetëm demonstrativisht nuk është i pamundur. Përveç kësaj mund të jepen disa argumente se në tërësi raca njerëzore realisht në epokën tonë, në krahasim me të gjitha epokat e mëparshme, përsa i përket fushës morale ka përparuar madje drejt më të mirës (frenimet afatshkurtëra nuk mund të vërtetojnë asgjë kundër kësaj); dhe se klithma për degjenerimin e pandalshëm në rritje të racës njerëzore vjen pikërisht prandaj, se kur ajo ndodhet në një shkallë më të lartë të moralitetit, shikon akoma më larg para vetes dhe gjykimi i saj për atë se çfarë është, krahasuar me atë se çfarë duhej të ishte, si rrjedhim edhe vetëqortimi bëhet gjithmonë e më i rreptë, sa më shumë shkallë të moralit të kemi ngjitur ne tashmë në tërësinë e ecurisë botërore të njohur prej nesh. Kur ne pyesim : nëpërmjet cilave mjeteve duhet ruajtur ky përparim i vijueshëm drejt më të mirës, apo ndoshta edhe përshpejtuar ? atëherë shihet shpejt se ky sukses me rëndësi të pamasë nuk do të varet vetëm nga ajo se çfarë bëjmë ne (p.sh. nga edukimi që ne i japim botës më të re) dhe pas cilës metodë ne duhet të veprojmë për ta sjellë atë; përkundrazi dhe nga ajo se çfarë do të bëjë natyra njerëzore tek ne dhe me ne, për të na shtrënguar në një shinë, në të cilën nuk do të nënshtroheshim lehtë vetvetiu. Sepse vetëm prej saj, apo madje vetëm prej predestinimit [paracaktimit hyjnor] (sepse për realizimin e këtij qëllimi kërkohet urtësia më e lartë) mund të presim ne një sukses, i cili rrok të tërën dhe prej saj kalon tek pjesët e veçanta, meqë përkundrazi njerëzit me projektet e tyre nisen vetëm nga pjesët e veçanta, do të mbeten me siguri vetëm tek to, dhe mund t´i shtrijnë vërtet idetë e tyre mbi të tërën, e cila si e tillë është shumë e madhe për ta, por nuk mund të shtrijnë dot ndikimin e tyre mbi të tërën : veçanërisht meqë ata, të poshtër ndaj njëri tjetrit në projektet e tyre, vështirë se do të bashkoheshin me vullnetin e tyre të lirë për këtë gjë. Kështu sikurse dhuna e gjithanshme dhe mjerimi që buron prej saj e çuan më në fund popullin drejt vendimit për t´iu nënshtruar shtrëngimit, që ia urdhëron madje dhe arsyeja si mjet, konkretisht ligjit publik dhe të hyjë në një kushtetutë
54
qytetare [staatsbürgerliche] : po kështu mjerimi nga luftërat e përhershme, me anë të të cilave shtetet kërkojnë sërishmi ta zvogëlojnë njëri tjetrin apo ta vënë njëri tjetrin nën zgjedhë, duhet t´i çojë ata patjetër më në fund, bile kundër vullnetit, që të hyjnë ose në një kushtetutë kozmopolite; ose nëse një gjendje e tillë e një paqeje të përgjithshme është nga një anë tjetër e lirisë akoma më e rrezikshme (siç ka ndodhur ndoshta shumë herë edhe me shtetet e stërmëdhenj), kur ajo sjell despotizmin e tmerrshëm, atëherë ky mjerim duhet patjetër t´i shtrëngojë shtetet sidoqoftë drejt një gjendjeje, e cila nuk është vërtet një bashkësi [shtet] kozmopolite nën një kryetar, por është megjithatë një gjendje ligjore e federatës sipas një të drejte ndërkombëtare e caktuar së bashku. Xhanëm kultura në lëvizje [zhvendosje] e shteteve me njëkohësisht prirjen në rritje për t´u zmadhuar në kurriz të të tjerëve nëpërmjet dredhisë apo dhunës, do t´i shumëfishojë atëherë luftërat dhe nëpërmjet ushtrive gjithmonë e më të mëdhaja (me rrogë të lartë të pandryshuar), të përhershme dhe të disiplinuara, të pajisura vazhdimisht me mjete të shumta luftarake do të shkaktojë shpenzime gjithmonë e më të larta. Ndërkaq rriten pa ndërprerje çmimet për të gjitha nevojat pa shpresuar për një rritje në progres proporcional me to të metaleve, që i paraqesin. Asnjë paqe nuk zgjat aq gjatë, saqë kursimet gjatë saj të jenë të barabarta me harxhimet për luftën tjetër, kundër të cilave shpikja e borxheve shtetërore është vërtet një mjet i hollë ndihmues, por është në fund një mjet që shkatërron vetveten. Kështu atë që duhej ta bënte vullneti i mirë, por që nuk e bëri, do ta bëjë më në fund pafuqia [dobësia] : që çdo shtet organizohet nga brenda në mënyrë të tillë, që zërin vendimtar, nëse duhet të ketë luftë apo jo, nuk e ka kryetari i shtetit, të cilit lufta faktikisht nuk i kushton asgjë (sepse ai e bën luftën në kurrizin e një tjetri, konkretisht të popullit), përkundrazi e ka populli, vetë të cilit ajo i kushton shumë (ku sigurisht duhet presupozuar domosdoshmërisht realizimi i asaj ideje të kontratës origjinare). Sepse populli sigurisht nuk do ta vërë veten në rrezikun e varfërisë personale, e cila nuk e prek kryetarin e shtetit, vetëm për shkak të lakmisë për zmadhim, apo për hir të ofendimeve të supozuara, thjesht me fjalë. Dhe po kështu pasardhësit (mbi të cilët nuk hidhet asnjë barrë e pamerituar prej tyre), duke qenë shkaku i kësaj jo dashuria ndaj tyre, përkundrazi vetëm sedra e çdo epoke, mund të përparojnë gjithmonë drejt më të mirës, madje në sensin moral : kur çdo bashkësi e paaftë [e pafuqishme] për ta dëmtuar bashkësinë tjetër me dhunë, do të mbahet vetëm tek e drejta [ligji] dhe me plot arsye mund të shpresojë se edhe të tjerat të formuara [edukuara] njëlloj si ajo do t´i vinë në ndihmë në këtë gjë. Ky është ndërkaq vetëm opinion dhe thjesht hipotezë : i pasigurt si gjithë gjykimet, që për një pasojë [efekt] të menduar [të patur ndër mend, të synuar], që nuk është tërësisht nën fuqinë tonë, duan të japin shkakun e vetëm të përshtatshëm natyror të saj, dhe, bile si një i tillë, nuk përbën ai, në një shtet tashmë ekzistues, një princip për nënshtetasin që ta fitojë atë me zor (siç është treguar më lart), por vetëm për kryetarët e lirë nga shtrëngimi. Edhe nëse vërtet nuk është në natyrën e njeriut, sipas rregullit të zakonshëm, që të heqë dorë
55
vullnetarisht nga dhuna e tij [që ta ulë vullnetarisht dhunën e tij], kjo prapëseprapë nuk është e pamundshme në rrethana urgjente : atëherë nuk mund ta mbajmë për një shprehje të papërshtatshme të dëshirave morale dhe të shpresave të njerëzve (duke qenë të ndërgjegjshëm për paaftësinë [pamundësinë] e tyre), që të presin nga predestinimi [paracaktimi hyjnor] rrethanat e domosdoshme për këtë gjë : të cilat do t´i sigurojnë një pikënisje qëllimit të njerëzimit, që në tërësi gjinia e tij ta arrijë paracaktimin e saj përfundimtar nëpërmjet përdorimit të lirë të forcave të saj, për aq sa ato arrijnë, të cilit [qëllimit] i kundërvihen pikërisht qëllimet e njerëzve, të soditur të veçuar. Xhanëm pikërisht kundërvënia e prirjeve, prej të cilave buron e liga, kundër njëra tjetrës, i siguron arsyes një lojë të lirë për t´i vënë ato në tërësi nën zgjedhë dhe në vend të së ligës, që shkatërrohet vetë, të bëjë sunduese të mirën, e cila me të lindur do ta mbajë më tej vetë vetveten. * Natyra njerëzore nuk shfaqet askund më pak tërheqëse [simpatike] sesa në marrëdhënien e popujve të tërë kundrejt njëri tjetrit. Asnjë shtet nuk është i garantuar për asnjë çast kundrejt të tjerëve në lidhje me mëvetësinë e tij apo për pasurinë e tij. Vullneti për të vënë nën zgjedhë njëri tjetrin apo për t´i kufizuar ekzistencën është në çdo kohë aty; dhe armatosja për t´u mbrojtur, e cila e bën paqen shpesh më ndrydhëse dhe më shkatërruese për mirëqenien e brendshme sesa vetë lufta, nuk mund të dobësohet kurrë. Mirëpo këtu përsëri nuk është i mundur asnjë mjet tjetër, veçse një e drejtë ndërkombëtare e mbështetur në ligje publike të shoqëruara me pushtet, të cilave do duhej t´iu nënshtrohej çdo shtet (sipas analogjisë së një të drejte qytetare apo shtetërore të njerëzve të veçantë); sepse një paqe e përgjithshme e përhershme, nëpërmjet të ashtuquajturës balancë të fuqive në Europë është thjesht një pjellë fantazie, sikurse shtëpia e Swiftit, e cila ishte ndërtuar kaq e përkryer sipas të gjitha ligjeve të ekuilibrit nga një arkitekt, saqë u shemb menjëherë, kur një harabel u ul mbi të. - „Por do të thuhet, se shtetet megjithatë nuk do t´iu nënshtrohen kurrë ligjeve të tilla shtrënguese dhe propozimi për një shtet të përgjithshëm midis popujve, nën pushtetin e të cilit duhet të përshtaten vullnetarisht të gjitha shtetet e veçanta, për t´iu bindur ligjeve të tij, mund të tingëllojë kaq i urtë në teorinë e një abati të St. Pierre apo të një Rusoi, prapëseprapë ai nuk vlen në praktikë : sikurse e kanë përqeshur në çdo kohë edhe burrat e mëdhenj të shteteve, por më shumë akoma kryetarët e shteteve, si një ide pedante-fëmijënore e dalë prej shkollës“. Megjithatë unë nga ana ime i besoj përkundrazi teorisë, e cila niset nga principi i të drejtës [ligjor, juridik] sesi duhet të jetë marrëdhënia midis njerëzve dhe shteteve, teorisë e cila tek zotat e tokës lëvdon [bën reklamë për] maksimën që në debatet e tyre të procedojnë çdo kohë në atë mënyrë që prej debateve të nisë [iniciohet] një shtet i tillë i përgjithshëm midis popujve, dhe ta pranojnë atë pra si të mundshëm (in praxi) dhe të pranojnë se ai mund të ekzistojë; - por njëkohësisht
56
besoj edhe (in subsidium) në natyrën e gjërave, e cila na shtrëngon të vemi aty, ku nuk kemi qejf (fata volentem ducunt, nolentem trahunt42). Tek kjo e fundit futet pastaj edhe natyra njerëzore : të cilën, meqë në të është gjithmonë i gjallë respekti për të drejtën [ligjin] dhe detyrën, unë nuk mund, ose nuk dua, ta mbajë për të zhytur aq thellë në ligësi, saqë arsyeja moralo-praktike të mos fitojë më në fund pas kaq përpjekjesh të dështuara mbi të ligën dhe se kjo natyrë njerëzore duhet paraqitur gjithashtu si tërheqëse [simpatike, që ia vlen ta duam]. Kështu pra edhe në përsiatjen kozmopolite mbetemi në mëtimin [pohimin] : ajo që nga shkaqet e arsyes vlen në teori, vlen gjithashtu dhe në praktikë.
Shën. i Përkth. “Fati udhëheq [merr prej dore] të gatshmin [të bindurin], kundërshtuesin e tërheq me zor me vete”. 42
57
NJOFTIM PËR LIDHJEN SË AFËRMI TË NJË TRAKTATI PËR PAQEN E PËRJETSHME NË FILOZOFI Botuar për herë të parë në „Berlinische Monatsschrift“, dhjetor 1796, f. 485-504.
PJESA E PARË Perspektivë e gëzueshme për paqen e afërt të përjetshme
Nga shkalla më e ulët e natyrës së gjallë të njeriut deri tek shkalla më e lartë e tij, filozofia Chryssippi thotë me gjuhën e tij të fortë stoike43. „Në vend të kripës natyra i ka dhënë derrit një shpirt, me qëllim që ai të mos kalbet“. Kjo është shkalla më e ulët e natyrës së njeriut para çdo kulture, dhe pikërisht instinkti thjesht shtazor. - Por duket se këtu filozofi ka hedhur një vështrim prej falltari në sistemet fiziologjike të kohës tonë; vetëm se tani në vend të fjalës shpirt pëlqejnë të përdorin forca vitale [vitaliteti] (ku veprojnë gjithashtu drejt : sepse duke u nisur nga një efekt [pasojë] mund të nxirret me shumë gjasa përfundimi për një forcë, e cila e krijon efektin, por nuk mund të nxirret menjëherë përfundimi për një substancë të përshtatshme posaçërisht për këtë lloj efekti), kurse jetën ai e vendos nën ndikimin e forcave ngacmuese (ngacmimi i jetës) dhe në aftësinë për të kundërvepruar ndaj forcave ngacmuese (aftësia për të jetuar) dhe e quan të shëndetshëm atë njeri, tek i cili një ngacmim proporcional nuk krijon as një efekt të tepruar as dhe një efekt tepër të vogël : ku në rast të kundërt operacioni animalist i natyrës do të kalojë në një operacion kimik, i cili ka si pasojë kalbjen, kështu që kalbja (ndryshe nga sa besohej) nuk vjen nga vdekja dhe pas vdekjes, përkundrazi vdekja vjen nga kalbja paraprirëse. - Natyra tek njeriu paraqitet këtu ende para krijimit të njerëzimit, pra në përgjithësinë e saj, ashtu siç vepron ajo tek kafsha për të zhvilluar vetëm forcat, të cilat njeriu mund t´i përdorë më pas sipas ligjeve të lirisë; por kjo veprimtari dhe nxitja e saj nuk është praktike, përkundrazi është ende vetëm mekanike.
A. Për shkaqet fizike të filozofisë së njeriut
43
Shën. i Kantit. Ciceroni de nat. deor. lib. 2, sect. 160.
58
Përveç vetisë së vetëndërgjegjes, që e dallon njeriun nga të gjitha kafshët e tjera, për shkak të së cilës ai është një kafshë e arsyeshme (të cilës, për shkak të një ndërgjegjeje, mund t´i bashkangjitet gjithashtu vetëm një shpirt), prirja për ta përdorur këtë aftësi për arsyetim bëhet kështu dalëngadalë metodike dhe vërtet për të arsyetuar thjesht nëpërmjet nocioneve, d.m.th. për të filozofuar; gjithashtu për t´u gricur pastaj në formë polemike për filozofinë e tij me të tjerët, d.m.th. për të polemizuar dhe, meqë pa afektin kjo nuk ndodh lehtë, për t´u zënë në favor të filozofisë së tij, më në fund për të zhvilluar luftë të hapur të bashkuar në masë njëri kundër tjetrit (shkolla kundër shkollës si ushtria kundër ushtrisë); - kjo prirje them unë, ose madje etje duhet të shihet si një nga veprimtaritë bamirëse dhe të urta të natyrës, nëpërmjet së cilës ajo kërkon që të shmangë nga njerëzit fatkeqësinë e madhe për të mos u kalbur qysh në gjallje.
Për efektin fizik të filozofisë Ky është shëndeti (status salubritatis) i arsyes si efekt [veprim, pasojë] i filozofisë. - Por meqë shëndeti njerëzor (si më sipër) është një proces i pandërprerë sëmundjeje dhe rishërimi, atëherë puna nuk mbaron ende me dietën e thjeshtë të arsyes praktike (afërsisht me një gjimnastikë të saj) për të mbajtur ekuilibrin, i cili quhet shëndet dhe qëndron në fije të flokut, përkundrazi filozofia duhet të veprojë (në mënyrë terapeutike) si bar (materia medica), për përdorimin e të cilit kërkohen pastaj vendet e përgatitje-shpërndarjes dhe mjekë (por që gjithashtu vetëm të cilët kanë të drejtë ta rekomandojnë këtë përdorim) : ku policia duhet të jetë vigjilente që mjekët profesionistë dhe jo thjesht amatorët t´ia lejojnë vetes për të këshilluar se cila filozofi duhet studiuar dhe të punojnë kështu shkeleshko në një art, prej të cilit nuk njohin as elementët e parë. Një shembull për forcën e filozofisë si bar e dha filozofi stoicist Posidonius nëpërmjet një eksperimenti të bërë në trupin e vet në prani të Pompejit të madh (Cicero, Tusc. quaest. lib. 2., sect. 61) : kur ai nëpërmjet kundërshtimit plot gjallëri të shkollës epikuriane mposhti një krizë të fuqishme të cërmës, e mbajti atë poshtë tek këmbët, nuk e la që të mbërrinte tek zemra dhe koka dhe dha kështu dëshminë për veprimin [efektin] e drejtpërdrejtë fizik të filozofisë, të cilin natyra e synon nëpërmjet saj (shëndetin trupor), duke deklamuar ndërkaq tezën se dhimbja nuk qenka aspak gjë e ligë44. Shën. i Kantit. Në latinisht mund të mënjanohet më lehtë se në greqisht dykuptimi në shprehjet : e keqja (malum) dhe e liga (pravum). - Lidhur me shëndetin dhe të këqijat (dhimbjet) njeriu i nënshtrohet (si të gjitha qeniet që kanë organet e shqisave) ligjit të natyrës dhe është thjesht një qenie që vuan. Lidhur me të ligën (dhe të mirën) ai i nënshtrohet ligjit të lirisë. Ajo, e keqja, përmban atë që njeriu vuan [heq]; kjo, e liga, përmban atë që ai e bën vullnetarisht. - Lidhur me fatin, dallimi midis djathtas dhe majtas (fata vel dextro vel sinistro) është një dallim i thjeshtë në raportin [marrëdhënien] e njeriut me jashtë. Por lidhur me lirinë e tij dhe me raportin e ligjit ndaj prirjeve të tij ka një dallim në brendësi po të njeriut midis djathtas dhe majtas. - Në rastin e parë e drejta [drejtëza, vijëdrejta] ballafaqohet me të pjerrtën [skiç] (rectum obliquo), në rastin e dytë e 44
59
Për pamjen e jashtme të mospajtueshmërisë së filozofisë me gjendjen e qëndrueshme të paqes në të Dogmatizmi (p.sh. i shkollës së Wolffit) është një jastëk për të rënë në gjumë dhe fundi i çdo gjallërimi, ku ky i fundit është tamam bamirësia e filozofisë. Skepticizmi, i cili kur paraqitet i përfunduar, përbën pikërisht të kundërtën e të parit, nuk ka asgjë me të cilën mund të ushtrojë ndikim ndaj arsyes energjike : sepse ai flak gjithçka mënjanë pa e përdorur. - Moderatizmi, i cili jepet pas njohurive gjysmake, që mendon ta gjejë zgjidhjen ideale të problemeve në gjasën [probabilitetin] subjektive dhe që pandeh se e zëvendëson mangësinë e shkakut të mjaftueshëm me anë të grumbullimit të shumë shkaqeve të izoluara (prej të cilëve asnjëri s´mund të vërtetohet), nuk është fare filozofi; dhe me këtë bar (me doksologjinë) është si të mjaftohesh me ilaçin me pika kundër murtajës apo me teriakun venecian : që për shkak të së mirës së stërshumtë tek ata, e cila rrëmbehet sa djathtas dhe majtas, nuk janë të mirë për asgjë.
Për pajtueshmërinë reale të filozofisë kritike me një gjendje të qëndrueshme të paqes në të Filozofi kritike është ajo, e cila nuk fillon me orvatjen për të ndërtuar sisteme apo për t´i rrëzuar ato, apo (si moderatizmi) për të ndërtuar një çati të mbështetur në shtylla, pa mure, për strehimin e rastësishëm, përkundrazi fillon duke pushtuar hulumtimin e aftësive [mundësive, kapaciteteve] të arsyes njerëzore (pavarësisht me çfarë synimi) dhe nuk arsyeton kështu në tym, kur bëhet fjalë për teza filozofike, të cilat s´mund t´i kenë dëshmitë e tyre tek asnjë përvojë e mundshme. - Mirëpo ekziston prapëseprapë diçka në arsyen njerëzore, që s´mund të na bëhet e ditur nëpërmjet asnjë përvoje dhe megjithatë realiteti dhe vërtetësia e saj vërtetohet nëpërmjet veprimeve, pra të cilat, të shfaqura tek përvoja, mund t´i kërkojmë gjithashtu kryekëput fort (e pikërisht sipas një principi a priori). Ky është nocioni i lirisë dhe ligji i imperativit kategorik45, d.m.th. i imperativit thjesht
drejta ballafaqohet me të shtrembërën, të gjymtuarën [të shtrembëruarën] (rectum pravo s. varo, obtorto). Që latini e vendos një ngjarje fatkeqe në anën e majtë, kjo ndoshta vjen nga ajo se njeriu nuk është aq i shkathët që të thyejë një sulm me dorën e majtë sikurse me të djathtën. Por që tek Augurët [lajmëtarët], Auspexi [falltari] e jepte si gjë të lumtur vetëtimën, e cila shfaqej në krahun e tij të majtë, kur ai ia kishte kthyer fytyrën të ashtuquajturit tempull (në jug), duket se ka si shkak faktin që perëndia e bubullimave, e cila mendohej se qëndronte përballë Auspexit, e krijonte vetëtimën në krahun e saj të djathtë. 45 Shën. i Përkth. Lexuesi duhet të mbajë parasysh përkufizimin e Kantit për imperativin kategorik : “veproni në atë mënyrë që parimi i veprimeve tuaja të mund të vlejë në çdo kohë
60
urdhërues që rrjedh prej saj. - Nëpërmjet këtij idetë, të cilat për arsyen thjesht spekulative do të ishin plotësisht të zbrazta, edhe pse kjo na udhëheq pashmangshmërisht drejt tyre si drejt shkaqeve të njohjes së qëllimit tonë final, marrin një realitet, megjithëse vetëm moralo-praktik : dhe pikërisht që ne të sillemi në atë mënyrë, sikur të ekzistonin objektet e tyre (Zoti dhe pavdekësia), të cilat lejohemi pra që t´i postulojmë për hir të atij kujdesi (praktik). Kjo filozofi, e cila është gjithmonë një gjendje e armatosur (kundër kësaj filozofie, disa ngatërrojnë së prapthi dukjet [pamjet] me çështjet [temat, gjërat] në vetvete), pikërisht nëpërmjet kësaj edhe veprimtaria e arsyes është paprerë një gjendje shoqëruese e armatosur, hap perspektivën për një paqe të përjetshme midis filozofëve, nga njëra anë nëpërmjet pafuqisë së vërtetimeve të kundërta teorike dhe nga ana tjetër nëpërmjet fuqisë së shkaqeve praktike për të pranuar principet e saj; - për një paqe, e cila përveç kësaj ka edhe përparësinë se i mban gjithmonë në gjallëri forcat e subjektit, i vënë gjoja në rrezik nëpërmjet sulmeve, dhe nxit kështu nëpërmjet filozofisë gjithashtu synimin e natyrës për gjallërimin e pandërprerë të subjektit dhe për të sprapsur gjumin vdekjeprurës. Soditur nga ky këndvështrim, fjalët e një njeriu të kurorëzuar jo thjesht në fushën e tij vetjake (matematikë), por edhe në shumë fusha të tjera të shkëlqyera, me një moshë plot me vepra dhe ende në lulëzim, nuk duhen interpretuar si fjalë të një korrieri të fatkeqësisë, përkundrazi si një urim, kur ai ua mohon filozofëve tërësisht një paqe që prehet e qetë mbi dafina46 të pandehura : ndërkaq një paqe e tillë sigurisht vetëm do t´i flashkte forcat dhe vetëm do ta shkatërronte qëllimin e natyrës në synimin e filozofisë si mjet i pandërprerë gjallërimi drejt qëllimit final të njerëzimit; ku gjendja me diskutime nuk do të thotë akoma luftë, përkundrazi mund dhe duhet ta pengojë këtë nëpërmjet një epërsie të prerë të shkaqeve praktike ndaj kundërshkaqeve dhe kështu mund dhe duhet ta sigurojë paqen. B. Baza hiperfizike e jetës së njeriut për qëllimin e një filozofie të tij Me anë të arsyes shpirtit të njeriut i është shtuar një mendje (mens, ), me qëllim që ai të mos bëjë thjesht një jetë në përshtatje me mekanizmin e natyrës dhe ligjet e saj tekniko-praktike, por edhe një jetë në përshtatje me spontaneitetin e lirisë dhe ligjet e saj moralo-praktike. Ky princip i jetës nuk mbështetet në nocione shqisore, të cilat presupozojnë së pari (para së gjithash përdorimin njëkohësisht si princip i një legjislacioni të përgjithshëm”. Kanti e ka formuluar imperativin kategorik në versione të ngjashme. 46 Shën. i Kantit. Lufta shmanget përjetësisht Nëse ndjekim fjalët e të urtit Atëherë të gjithë njerëzit do ta mbajnë paqen Vetëm filozofët jo. Alfred Kästner
61
praktik të arsyes) shkencën, d.m.th. njohjen teorike, përkundrazi ai niset së pari dhe drejtpërdrejt nga një ide mbishqisore, konkretisht nga ideja e lirisë dhe e imperativit kategorik moral, i cili na e kumton atë [lirinë] i pari; dhe krijon kështu një filozofi, doktrina e të cilës nuk është të themi (si matematika) një instrument i mirë (vegël për qëllime të çfarëdoshme), si rrjedhim thjesht mjet, përkundrazi është në vetvete detyrim për ta bërë atë parim të vetes.
Çfarë është filozofia si doktrinë, e cila midis të gjitha shkencave përbën nevojën më të madhe të njerëzve ? Ajo është, siç e tregon tashmë emri e saj : hulumtimi i urtësisë. Por urtësia është përputhja e vullnetit me qëllimin final (pasurinë më të lartë) dhe meqë ky, derisa është i arritshëm, është edhe detyrim dhe anasjelltas, nëse ai është detyrim, duhet të jetë gjithashtu i arritshëm. Por një ligj i tillë i veprimeve do të thotë nga pikëpamja morale se urtësia për njeriun nuk do të jetë asgjë tjetër veçse princip i brendshëm i vullnetit për të ndjekur ligjet morale. I çfarëdo soji qoftë objekti i vullnetit, prapëseprapë ai do të jetë në çdo kohë mbishqisor : sepse një vullnet i përcaktuar nga një objekt empirik mund të motivojë ndoshta një ndjekje teknikopraktike të një rregulli, por asnjë detyrim (i cili është një raport jofizik).
Për objektet mbishqisore të njohjes sonë Ato janë Zoti, liria dhe pavdekësia. - 1) Zoti si qenia gjithëdetyruese; 2) Liria, si aftësi [mundësi] e njeriut për të mbrojtur zbatimin [ndjekjen] e detyrimeve të tij (njëlloj si zbatimin e kërkesave të perëndisë) kundër çdo fuqie të natyrës; 3) Pavdekësia, si një gjendje, në të cilën njeriut i bie në pjesë mirëqenia ose dhembja në përpjesëtim me vlerën e tij morale. - Shihet se ato si të thuash qëndrojnë së bashku në vargun e tre tezave të një përfundimi që i ngarkohet [i vishet] arsyes; dhe meqë në kuadrin e vëmendjes teorike atyre nuk mund t´iu jepet asnjë realitet objektiv, pikërisht sepse janë ide mbishqisore, atëherë ai mund t´iu pranohet atyre vetëm në kuadrin e vëmendjes praktike, nëse atyre prapëseprapë iu duhet gjetur një i këtillë, si realitet për postulatet47 e arsyes moralo-praktike. Kështu nga këto ide, ajo e mesmja, dhe pikërisht ajo e lirisë, i tërheq në shpurën e vet dy të tjerat, sepse ekzistenca e saj përmbahet në imperativin kategorik, i cili Shën. i Kantit. Postulati është një imperativ praktik, i dhënë a priori, i paaftë për asnjë shpjegim lidhur me mundësinë e tij (si rrjedhim edhe për asnjë dëshmi). Pra nuk postulohen gjëra [sende] apo në përgjithësi qenia [ekzistenca] e ndonjë objekti, por vetëm një maksimë (rregull) e veprimit të një subjekti. - Nëse është detyrim [obligim] që të veprojmë për një qëllim të caktuar (për pasurinë më të lartë), atëherë unë duhet të kem gjithashtu të drejtën për të pranuar : se aty janë kushtet, ku vetëm në to është i mundur ky realizim i detyrimit, megjithëse ato janë mbishqisore dhe ne (në vëmendjen teorike) nuk jemi të aftë që të fitojmë asnjë njohje të tyre. 47
62
nuk i lë hapësirë asnjë dyshimi; ndërkaq imperativi kategorik duke parakuptuar principin më të lartë të urtësisë, si pasojë edhe qëllimin final të vullnetit më të përsosur (shpirtlumturia më e lartë që përputhet me moralin), përmban thjesht kushtet, ku vetëm në të cilat mund të ndodhë përmbushja e qëllimit final. Xhanëm qenia, e cila mund ta realizojë këtë shpërndarje proporcionale, është vetëm Zoti dhe gjendja, ku vetëm në të cilën ky realizim tek qeniet e arsyeshme të botës mund të kryet plotësisht në përputhje me atë qëllim final, është pranimi i një vijimësie të jetës, vijimësi e përligjur tashmë në natyrën e saj, d.m.th. është pavdekësia. Xhanëm po të mos ishte e përligjur vijimësia e jetës, atëherë ajo do të thoshte vetëm shpresë për një jete të ardhshme, por nuk do të thoshte një jetë e ardhshme, që mund të parakuptohet domosdoshmërisht nëpërmjet arsyes (si pasojë e imperativit moral).
Rezultati Pra është thjesht moskuptim ose ngatërrim i principeve praktike të moralit me ato teorike, prej të cilave vetëm të parat mund të sigurojnë njohje lidhur me mbishqisoren, nëse akoma shpërthen një grindje për atë se çfarë thotë filozofia si shkencë e urtësisë; dhe prej kësaj, meqë kundër saj nuk thuhet më dhe nuk mund të thuhet asgjë e qenësishme, mund të shpallet me plot arsye lidhja së afërmi e një traktati për paqen e përjetshme në filozofi.
PJESA E DYTË Perspektivë shqetësuese për paqen e afërt të përjetshme në filozofi Zoti Schlosser, një njeri me talent të madh prej shkrimtari dhe njëri (siç kemi arsye të besojmë) që nxit mënyrën e të menduarit, e cila krijon ndjenjën e të mirës, shfaqet në mënyrë të papritur, për t´u çlodhur nga administrata e detyrueshme ligjore dhe autoritare me një nge [kohë të lirë] megjithatë aktive, në sheshin e betejës së metafizikës : ku ka shumë më tepër sherre të hidhura sesa në fushën, që ai sapo e ka braktisur. - Filozofia kritike, që ai beson se e njeh, megjithëse ka parë vërtet vetëm rezultatet e saj të fundit dhe që detyrimisht duhet ta ketë keqkuptuar, sepse ai nuk i ka bërë me zellin e kujdesshëm hapat që të shpien atje, e nxehu atë dhe kështu pa e pasë ndjekur vetë më parë shkollën u bë në çast mësuesi „i një djali të ri, i cili (sipas gojëdhënës së tij) donte ta studionte filozofinë kritike“, por me qëllimin që ta këshillojë djaloshin për të hequr dorë nga ajo.
63
Ai nuk do gjë tjetër veçse të heqë qafe sa të jetë e mundur Kritikën e Arsyes së Pastër48. Këshilla e tij është si siguria e dhënë nga ata shokë të mirë, që iu propozuan deleve se do të jetonin me to si vëllezër në paqe të qëndrueshme, vetëm se ato duhej t´i hiqnin qentë. - Nëse nxënësi i vë veshin kësaj këshille, atëherë është ai një lodër në dorën e mjeshtrit „për ta bërë të patundur shijen e tij (siç thotë ky) nëpërmjet shkrimtarëve të lashtësisë (në artin për t´i mbushur [prishur] mendjen tjetrit me anë të shkaqeve subjektive të duartrokitjeve, në vend të metodës së bindjes me anë të shkaqeve objektive)“. Pastaj është ai i sigurt : djaloshi pamjen e jashtme të së vërtetës (verisimilitudo) do ta quajë gjasë (probabilitas) dhe këto do t´i përfshijë si të sigurta në gjykime, të cilat mund të dalin kryekëput vetëm a priori nga arsyeja. „Gjuha e palatuar, barbare e filozofisë kritike“ nuk do t´i pëlqejë; meqë për më tepër një shprehje artistike, e mbartur në filozofinë elementare, duhet quajtur po ashtu barbare. - Atij i vjen keq se „të gjitha parandjenjave, të gjitha shpresave për mbishqisoren, çdo gjenie të artit poetik duhet t´iu priten flatrat“ (kur është fjala për filozofinë !). Filozofia e shikon veten të shtrënguar në atë pjesë që përmban doktrinën e dijes (në pjesën teorike), të cilën prapëseprapë nuk mund ta kalojmë aspak pa e përfillur, megjithëse në pjesën më të madhe i drejtohet vërtet kufizimit të arrogancave në njohjen teorike, por e shikon veten po aq mirë të shtrënguar edhe në pjesën e saj praktike, që të rikthehet tek një metafizikë (e zakoneve) si një personifikim [mishërim, tërësi] i principeve thjesht formale të nocionit të lirisë, para se të bëhet fjalë për qëllimin e veprimeve (materien e dashjes). - Filozofi ynë antikritik e kapërcen këtë shkallë ose madje ai e shpërnjeh atë aq shumë, saqë keqkupton plotësisht parimin, i cili mund të shërbejë si gurë prove i çdo kompetence : Vepro sipas një maksime, për të cilën ti do njëkohësisht që ajo të bëhet një ligj i përgjithshëm, dhe i jep atij një kuptim, që e kufizon atë në konditat empirike dhe e bën kështu të paaftë për të qenë një kanun i arsyes së pastër moralo praktike (sidoqoftë duhet të ekzistojë një i tillë). Nëpërmjet kësaj ai hidhet në një fushë tërësisht tjetër nga ajo që i tregon ai kanun dhe nxjerr konkluzione aventureske. Por është e dukshme se këtu nuk është fjala për një princip të përdorimit të mjeteve për një qëllim të caktuar (sepse atëherë ai do të ishte një princip pragmatist, por jo një princip moral); se jo kur maksima e vullnetit tim, e bërë ligj i përgjithshëm, bie ndesh me maksimën e vullnetit të një tjetri, përkundrazi kur ajo bie ndesh me vetveten (të cilën unë mund ta gjykoj a priori nga koncepti i pastër sipas tezës së kontradiktave pa asnjë marrëdhënie përvoje, p.sh. „s´ka rëndësi nëse në maksimën time përfshihet barazia e pronave apo prona“), kjo është një shenjë e pagabueshme dalluese e pamundësisë morale të veprimit. – Padituria e pastër, ndoshta edhe ndonjë prirje e ligë për t´iu plasur shpirtin të tjerëve, mund ta ketë sjellë këtë sulm, i cili nuk mund ta dëmtojë ndërkaq njoftimin për një paqe të përjetshme në filozofi. Xhanëm një marrëveshje paqeje, e cila 48
Shën. i Përkth. Kjo është një nga veprat kryesore të Kantit.
64
ngjizet në atë mënyrë, e që lidhet menjëherë (pa kapitullim) gjithashtu dhe kur njerëzit vetëm sa kuptohen njëri me tjetrin, ajo mund të shpallet gjithashtu si e lidhur ose të paktën mund të shpallet se është afër lidhjes. Edhe nëse filozofia prezantohet thjesht si doktrinë e urtësisë (që është edhe kuptimi i saj i mirëfilltë), ajo sidoqoftë nuk mund të lihet mënjanë gjithashtu si doktrinë e dijes; po qe se kjo njohje (teorike) përmban nocione elementare, të cilat i përdor arsyeja e pastër; me kusht që kjo gjithashtu të ndodhte vetëm për t´ia paraqitur asaj para syve caqet e veta. As nuk mund të jetë çështje e filozofisë në prioritet të parë : nëse njeriu duhet të pohojë lirshëm dhe hapur se çfarë di vërtet në fakt nga objekti i saj (nga objekti shqisor dhe mbishqisor) dhe prej nga e di apo vetëm presupozon në kuadrin e vëmendjes praktike (sepse supozimi i tyre përkrah qëllimin final të arsyes). Mund të ndodhë që jo gjithçka është e vërtetë, nga ajo që ai e mban për të tillë (sepse ai mund të gabojë); por në gjithçka që thotë, duhet të jetë i vërtetë (ai nuk duhet të mashtrojë) : mund edhe të ndodhë që deklarata e tij të jetë thjesht e brendshme (para Zotit) ose edhe një deklaratë e jashtme. - Shkelja e këtij detyrimi për vërtetësi quhet gënjeshtër; prandaj mund të ekzistojë një gënjeshtër e jashtme, por gjithashtu edhe një gënjeshtër e brendshme, që të ndodhin të dyja së bashku ose edhe duke kundërshtuar njëra tjetrën. Por një gënjeshtër, qoftë ajo e brendshme ose e jashtme, është e llojit të dyfishtë : 1) kur njeriu jep për të vërtetë atë, për të cilën është megjithatë i ndërgjegjshëm se është e pavërtetë, 2) kur njeriu e jep diçka për të sigurt, për të cilën është megjithatë i ndërgjegjshëm, se është subjektivisht i pasigurt. Gënjeshtra („për babain e gënjeshtrave, nëpërmjet të cilit ka ardhur çdo gjë e ligë në botë“) është njolla e mirëfilltë e kalbur në natyrën njerëzore; edhe pse njëkohësisht toni i vërtetësisë është toni i zakonshëm sidomos në atë që ka të bëjë me mbishqisoren (sipas shembullit të disa bakejve kinezë, që vendosin në dyqanet e tyre mbishkrimin me gërma të arta : „pikërisht këtu nuk mashtrohet“). - Urdhëresa : ti nuk duhet të gënjesh (edhe po të ndodhte kjo me synimin më të përshpirtshëm) e pranuar me shpirt si parim në filozofi si një shkencë e urtësisë, jo vetëm do të sillte paqen e përjetshme, por do mundej ta siguronte atë për gjithë të ardhmen.
65
GRINDJA E FAKULTETEVE. PJESA E DYTË. GRINDJA E FAKULTETIT FILOZOFIK ME ATË JURIDIK. Botuar për herë të parë në Kënigsberg më 1798.
Sërishmi pyetja, nëse raca njerëzore është në përparim të qëndrueshëm drejt më të mirës ? 1. Çfarë duam të mësojmë këtu ? Ne kërkojmë një copë nga historia njerëzore dhe pikërisht jo nga koha e kaluar, por nga koha e ardhshme, si rrjedhim një histori që parathuhet, e cila, nëse nuk realizohet dot sipas ligjeve të njohura të natyrës (si eklipset e diellit dhe të hënës), emërtohet49 histori që parashikohet dhe sidoqoftë natyrisht histori profetike, por ajo nuk mund të përfitohet tjetër, veçse nëpërmjet njoftimit mbinatyror dhe zgjerimit të vështrimit në kohën e ardhshme. - Këtu meqë ra fjala çekani gjithashtu nuk rreh për historinë natyrore të njeriut (nëse ndoshta në të ardhmen mund të lindin raca të reja të tij), por për historinë e moralit dhe pikërisht jo për nocionin lloj [soj, gjini] (singulorum), por për tërësinë e njerëzve të bashkuar në shoqëri mbi tokë, të shpërndarë në popullata (universorum), kur shtrohet pyetja : nëse raca njerëzore (në përgjithësi) përparon në mënyrë të qëndrueshme drejt më të mirës.
2. Si mund ta mësojmë këtë ? Si tregim që parashikon historinë e asaj që pritet në kohën e ardhshme : si rrjedhim si një paraqitje e mundshme a priori e ndodhive, të cilat duhet të ndodhin atje. - Por si është e mundur a priori një histori ? - Përgjigjja : kur falltari [parashikuesi] i bën dhe i organizon vetë ndodhitë, të cilat i shpall qysh më parë. Profetët çifutë kishin profetizuar saktë se pas një kohe të shkurtër apo të gjatë shtetin e tyre e priste përpara jo thjesht e tatëpjeta, por shpërbërja e tërësishme; sepse vetë ata ishin autorët e këtij fati të tyre. - Ata si drejtues të popullit e kishin rënduar kushtetutën e tyre me kaq shumë barra kishtare dhe barra qytetare që rrjedhin prej të parave, saqë shteti i tyre u bë në vetvete plotësisht i papërshtatshëm, sidomos për të rrojtur bashkë me popujt fqinjë dhe prandaj Jeremiadat e priftërinjve të tyre në mënyrë të natyrshme do t´i merrte më kot era : sepse drejtuesit e popullit këmbëngulnin me kryeneçësi në qëllimin e tyre për
Shën. i Kantit. Kush mashtron në parashikim (e bën atë pa patur njohuri apo në mënyrë të pandershme), për atë thuhet : ai hedh fall, që nga Pythia deri tek cigania. 49
66
një kushtetutë të paqëndrueshme, të bërë prej vetë atyre dhe kështu përfundimi mundi të parashikohej me pagabueshmëri po prej vetë atyre. Politikanët tanë, për aq sa arrin ndikimi i tyre, veprojnë po kështu dhe janë edhe në parashikim po aq të lumtur. - Ata thonë se duhet t´i marrim njerëzit ashtu siç janë dhe jo si duhet të jenë ata, siç ëndërrojnë pedantët që nuk e dinë se ç´është bota apo fantazistët shpirtmirë. Por shprehja siç ata janë do të thotë : siç i kemi bërë ne [politikanët] ata nëpërmjet shtrëngimit të padrejtë, nëpërmjet goditjeve të pabesa, që ia kemi dhënë në dorë qeverisë, dhe pikërisht janë kokëtrashë dhe të prirur për revoltë [kryengritje], e kur qeveria e lëshon pakëz frerin [kapistrën] ndodhin pastaj sigurisht pasoja të trishtueshme, pasoja që vërtetojnë profecinë e atyre burrave gjoja të zgjuar të shtetit. Edhe klerikët profetizojnë me raste tatëpjetën e tërësishme të fesë dhe shfaqjen e afërme të antikrishtit dhe gjatë kësaj bëjnë pikërisht atë gjë, e cila është e domosdoshme për ta përhapur [sjellë] të tatëpjetën, kur pikërisht ata nuk janë të kujdesshëm dhe konsekuent për t´i futur në zemër famullisë së tyre parime të moralshme, që shpien me të vërtetë drejt më të mirës, por përkundrazi bëjnë si detyrë thelbësore ndjekjen e rregullave të përcaktuara dhe besimin historik, të cilat e sjellin indirekt më të mirën e ku prej të cilave mund të lindë vërtet njëzëshmëria mekanike në një kushtetutë qytetare, por nuk mund të lindë asnjë njëzëshmëri në bindjen [botëkuptimin, qëndrimin] morale. Por pastaj ata ankohen për qëndrimin jo të përshpirtshëm, të cilin e kanë shkaktuar vetë e që mund ta shpallnin pra qysh më parë, edhe pa e patur talentin e veçantë të parashikuesit [falltarit].
3. Klasifikimi i nocionit të asaj gjëje të ardhshme, që duam ta dimë qysh më parë. Rastet që mund të përmbajnë një parashikim janë tre. Raca njerëzore ndodhet ose në rënie të vazhdueshme drejt më të ligës, ose në ecuri të qëndrueshme drejt më të mirës në paracaktimin e saj moral, ose në ndaljen [pushimin, qetësinë] e përjetshme në shkallën e tashme të vlerës së vetë morale midis pjesëtarëve të krijimit (ku rrotullimi i përjetshëm rreth të njëjtës pikë është e njëjta gjë). Mëtimi i parë mund të emërtohet terrorizëm moral, i dyti eudemonizëm50 (i cili do të emërtohej edhe chiliasmus duke parë në perspektivë të largët objektivin e përparimit), kurse mëtimi i tretë mund të emërtohet abderitizëm : meqë në fushën morale nuk është i mundur një pushim i vërtetë, kurse një ngjitje e alternuar përherë me rrëzimin po aq të shpeshtë dhe të thellë (si të thuash një lëkundje e përjetshme) nuk zgjidh më asgjë e është njëlloj sikur subjekti të mbeste në të njëjtin vend dhe në pushim.
Shën. i Përkth. Doktrinë filozofike që e shikon përmbushjen e sensit të ekzistencës njerëzore tek lumturia e individit ose e komunitetit. 50
67
a. Për mënyrën terroriste të përfytyrimit të historisë njerëzore. Tatëpjeta drejt të ligës nuk mund të vijojë pandërprerë tek raca njerëzore; sepse në një gradë të caktuar të saj raca njerëzore do të asgjësonte vetveten. Prandaj thuhet gjatë shtimit të mizorive të mëdha, të bërë stivë sa malet e larta dhe për të keqen në përputhje me to : tani s´ka se ku të vejë më keq se kaq; dita e fundit është në prag të derës dhe ëndërrimtari i përshpirtshëm ëndërron tashmë për rikthimin e të gjitha gjërave dhe për një botë të re, pasi kjo ka perënduar në zjarr.
b. Për mënyrën eudemoniste të përfytyrimit të historisë njerëzore Qoftë ashtu siç pranohet gjithmonë se masa e të mirës dhe e të keqes [të ligës] në dhuntinë tonë natyrore mbetet e njëjtë dhe në të njëjtin individ as nuk mund të shtohet dhe as nuk mund të pakësohet; - dhe si mund të shtohej gjithashtu kjo sasi e të mirës tek dhuntia, kur kjo gjë do duhej të ndodhte patjetër nëpërmjet lirisë së subjektit, por për këtë këtij do t´i nevojitej përsëri një fond më i madh i të mirës sesa ai e kishte së pari ? - Efektet [pasojat] nuk mund ta kapërcejnë kapacitetin e shkakut veprues dhe pra sasia e të mirës e përzierë me të keqen tek njeriu nuk mund ta kapërcejë një masë të caktuar të saj, ku me anë të kësaj ai do mundej që të bënte përpjetë e do mundej pra gjithashtu të përparonte gjithmonë drejt akoma më të mirës. Pra eudemonizmi me shpresat e tij sanguiniste duket se është i pathemeltë dhe se premton pak në favor të një historie njerëzore të parashikueshme lidhur me përparimin e paprerë të mëtejshëm në udhën e të mirës.
c. Për hipotezën e abderitizmit të racës njerëzore në paracaktimin e historisë së saj. Ky opinion mund të ketë ndoshta shumicën e votave në anën e tij. Gomarllëku i zellshëm është karakteri i sojit tonë : hyn shpejt në udhën e të mirës, por nuk ngulmon në këtë udhë, përkundrazi për të mos qenë i gozhduar tek një qëllim i vetëm, edhe po të ndodhë vetëm për variacion, përmbys planin e përparimit, ndërton që të mund të shkatërrojë dhe merr vetë përsipër mundimin e pashpresë, që ta ngjisë përpjetë në mal gurin e Sizifit, për ta lënë përsëri që të rrokulliset tatëpjetë. - Principi i të keqes në dhuntinë natyrore të racës njerëzore duket pra se nuk është vetëm i përzierë (i shkrirë) me principin e të mirës, por për më tepër njëri neutralizon tjetrin, e cila do të kishte si pasojë pasivitetin (që quhet këtu ndalje [pushim, qetësi]) : një zellshmëri boshe, e mira dhe e keqja shkojnë aq të alternuara sa para dhe mbrapa, saqë tërë loja e lëvizjes së sojit tonë me vetveten në këtë glob do të duhej që të shihej si thjesht një qyfyr, gjë që nuk
68
mund t´i sigurojë atij asnjë vlerë më të madhe në sytë e arsyes, sesa e kanë atë gjinitë e tjera shtazore, të cilat e bëjnë këtë lojë me më pak kosto dhe pa përdorimin e mendjes [trurit].
4. Detyra lidhur me përparimin nuk mund të zgjidhet drejtpërdrejt nëpërmjet përvojës. Nëse raca njerëzore, soditur në tërësi, quhet se ecën prej një kohe kaq të gjatë përpara dhe se ka qenë në përparim, prapëseprapë askush nuk mund të mos jetë i mendimit se pse jo pikërisht tani në sajë të dhuntisë fizike të sojit tonë fillon epoka e rënies së saj; dhe anasjelltas nëse ajo ecën mbrapsht dhe me rënie të përshpejtuar drejt më të ligës, nuk duhet të ligështohemi se pse jo pikërisht këtu të mos gjendej pika e kthimit (punctum flexus contrarii), ku në sajë të dhuntisë morale në racën tonë rrjedha kthehet përsëri drejt më të mirës. Sepse ne kemi të bëjmë me qenie që veprojnë të lira, të cilave vërtet mund t´iu diktohet që më parë se çfarë duhet të bëjnë, por nuk mund të thuhet që më parë [parashikohet] se çfarë do të bëjnë ato dhe që nga ndjenja e të keqes, që ia shkaktuan vetvetes, kur gjendja bëhet shumë e keqe, dinë të nxjerrin një forcë shtytëse të përforcuar, për ta bërë gjendjen prapëseprapë më të mirë, sesa ishte para kësaj. - Por „të shkretët të vdekshëm“ (thotë abati Coyer), tek ju asgjë nuk është e qëndrueshme, përveçse paqëndrueshmëria !“. Ndoshta varet gjithashtu nga zgjedhja jonë e padrejtë e këndvështrimit, prej të cilit ne shohim ecurinë e gjërave njerëzore, që kjo ecuri na duket kaq absurde. Planetët, të vështruar nga toka, herë zhvendosen mbrapsht, herë janë në qetësi dhe herë zhvendosen përpara. Por po të zgjedhim këndvështrimin nga dielli, të cilën mund ta bëjë vetëm arsyeja, ata zhvendosen vazhdimisht përpara në orbitën e tyre të rregullt sipas hipotezës së Kopernikut. Por disa njerëzve, zakonisht të urtë [mençur], iu pëlqen që të ngulin këmbë të krekosur në mënyrën e tyre të shpjegimit të dukurive dhe në këndvështrimin, që ata e kanë zgjedhur së pari : edhe pse në këtë rast ngatërrohen në ciklet tykonike dhe epiciklet deri në lesh e li. - Por kjo është pikërisht fatkeqësia, që ne nuk jemi në gjendje që të vihemi në këtë pozicion këndvështrimi, kur bëhet fjalë për parashikimin e veprimeve të lira. Sepse ky do të ishte pozicioni i këndvështrimit nga predestinimi, [paracaktimi hyjnor] pozicion që gjendet përmbi çdo urtësi [mençuri] njerëzore, predestinim [paracaktim hyjnor] që rrok edhe veprimet e lira të njeriut, të cilat vërtet shihen prej këtij, por me siguri nuk mund të parashihen (për syrin e perëndisë nuk ka këtu asnjë dallim), sepse atij për këtë të fundit i nevojitet lidhja e ndërsjelltë sipas ligjeve të natyrës, por ky drejtim apo udhëzim mungon në lidhje me veprimet e ardhshme të lira. Në qoftë se do të lejoheshim që t´iu bashkangjisnim njerëzve një vullnet të lindur dhe pandryshueshmërisht të mirë, megjithëse të kufizuar, atëherë ai me siguri do mundej ta parashikonte këtë përparim të sojit të tij drejt më të mirës :
69
sepse do të ndodhte një ngjarje, të cilën ai mund ta bëj vetë. Por gjatë përzierjes tek dhuntia të së keqes me të mirën, masën e të cilës ai nuk e njeh, atëherë ai vetë nuk e di se çfarë efekti [pasoje] mund të presë prej saj.
5. Historia e parashikueshme e racës njerëzore duhet prapëseprapë që të marrë shkas nga ndonjë përvojë. Në racën njerëzore duhet të gjendet detyrimisht një përvojë, e cila tregon si ndodhi për një cilësi dhe një aftësi të racës njerëzore, që të jetë shkaku dhe autori i zhvendosjes së saj drejt më të mirës (meqë kjo zhvendosje duhet të jetë vepra e një qenie që e ka dhuntinë e lirisë), kur janë të pranishme rrethanat, të cilat kontribuojnë për këtë gjë. Por që këto të fundit do të jenë ndonjëherë të pranishme, kjo mund të parashikohet ndoshta në përgjithësi sikurse gjatë llogaritjes së probabilitetit në një lojë, por nuk mund të caktohet dot, nëse do të ndodhin në jetën time dhe nëse unë do të kem prej tyre përvojën, e cila do të vërtetonte atë parashikim. - Pra duhet kërkuar një ndodhi, e cila e papërcaktuar në lidhje me kohën tregon për ekzistencën e një shkaku të tillë dhe gjithashtu për aktin e shkakësisë së saj në racën njerëzore dhe që lejon të konkludojmë për përparimin drejt më të mirës si pasojë e pashmangshme, përfundim që do mundej pastaj të shtrihej edhe për historinë e kohës së kaluar (që ka qenë gjithmonë në përparim), megjithatë në atë mënyrë që ajo ndodhi të mos shihet vetë si shkak i këtij të fundit, por të shihet vetëm si treguese, si shenjë historike (signum rememorativum, demonstrativum, prognostikon) dhe të mund të vërtetojë kështu tendencën e racës njerëzore në tërësi, d.m.th. e soditur jo mbi bazën e individëve (sepse kjo do të jepte një numërim dhe llogaritje të pafundme), përkundrazi siç ndeshet në popullatat dhe shtetet e shpërndara mbi tokë.
6. Për një ndodhi të kohës sonë, e cila e vërteton këtë tendencë morale të racës njerëzore. Kjo ndodhi nuk konsiston të themi në veprat e rëndësishme apo në veprat e këqia të kryera prej njerëzve, ku ajo që ishte e madhe zvogëlohet prej njerëzve ose ajo që ishte e vogël zmadhohet prej tyre, dhe nëpërmjet të cilave njëlloj si nëpërmjet magjisë zhduken institucione të vjetra, të shndritshme të shtetit dhe në vend të tyre dalin të tjera si nga thellësitë e tokës. Jo : asgjë prej gjithë këtyre. Është thjesht mënyra e të menduarit e shikuesve, e cila shfaqet publikisht gjatë kësaj loje të transformimeve të mëdha dhe që lejon prapëseprapë që të bëhet e njohur një pjesëmarrje kaq e përgjithshme dhe sidoqoftë e painteres [vetëmohuese] e lojtarëve të një pale kundër lojtarëve të palës tjetër, ku kjo anëmarrje mund të bëhet shumë e dëmshme për ta, madje me rrezik, por që
70
vërteton kështu (për shkak të pjesëmarrjes masive) një karakter të racës njerëzore në tërësi dhe njëkohësisht (për shkak të vetëmohimit [altruizmit, mungesës së interesit vetjak]) vërteton një karakter të moralshëm të racës njerëzore të paktën si dhunti, karakter që jo vetëm lejon të shpresojmë përparimin drejt më të mirës, por që përkundrazi është tashmë vetë një i këtillë, për aq sa arrin tani kapaciteti i racës njerëzore. Revolucioni i një populli mendjemprehtë, të cilin e shohim të ndodhë në ditët tona, edhe mund të dalë me sukses edhe mund të dështojë; ai mund të jetë i mbushur në atë masë me mjerim dhe mizorira, saqë një njeri që mendon saktë nuk do të vendoste sidoqoftë kurrë që ta bënte eksperimentin me kosto të tilla, nëse duke e ndërmarrë për herë të dytë do shpresonte që ta realizonte revolucionin në mënyrë fatlume, - ky revolucion, them unë, gjen megjithatë me dëshirë në shpirtrat e të gjithë spektatorëve (që nuk janë ngatërruar vetë në këtë lojë) një simpati [interes], e cila vete pothuajse deri në entuziazëm, dhe ku vetë shprehja e të cilës ishte e lidhur me rreziqe, e cila pra nuk mund të ketë asnjë shkak tjetër veçse dhuntinë e moralshme [moralit] në racën njerëzore. Ky shkak vërshues moral është i dyfishtë : së pari është shkaku i të drejtës, që një popull nuk duhet të pengohet nga fuqitë e tjera për t´i dhënë vetes një kushtetutë qytetare, siç i duket vetë atij e mirë; së dyti është shkaku i qëllimit (i cili është njëkohësisht detyrim [obligim]), që vetëm ajo kushtetutë e një populli është në vetvete ligjore dhe moralisht e mirë, e cila në natyrën e saj është ngjizur e tillë që të shmangë me anë të parimeve luftën agresive, që nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse kushtetutë republikane51, të paktën në ide, për të krijuar si rrjedhim kushtin paraprak, nëpërmjet të cilit frenohet [mbahet larg] lufta (burimi i të gjitha të këqiave dhe i prishjes së moralit) dhe kështu racës njerëzore, megjithë brishtësinë e saj, i sigurohet në formë mohuese përparimi drejt më të mirës, të paktën për të mos u penguar në ecjen përpara. Pra kjo gjë dhe simpatizimi emocional [afektiv] me të mirën, d.m.th. entuziazmi, megjithëse ky nuk mund të miratohet plotësisht, sepse çdo emocion i fortë [afekt] meriton si i tillë qortim, japin shkas me ndihmën e kësaj historie për vërejtjen [shënimin] e rëndësishme për antropologjinë : se entuziazmi i vërtetë lidhet [ka Shën. i Kantit. Por me këtë nuk do të thotë se një popull, i cili ka një kushtetutë monarkiste, përvetëson me këtë rast të drejtën, qoftë edhe të ushqejë fshehurazi në vetvete dëshirën, për ta ndryshuar atë; sepse pozicioni i tij ndoshta shumë i përhapur në Europë mund t´ia këshillojë atë kushtetutë si të vetmen, me anë të së cilës ai mund të mbahet midis fqinjëve të fuqishëm. Edhe turfullima e nënshtetasve nuk është për shkak të brendisë të qeverisë, përkundrazi për shkak të sjelljes së saj kundër të jashtëmve, kur ajo i pengoi këta të themi për t´u republikanizuar. Turfullima nuk është aspak dëshmi e pakënaqësisës së popullit me kushtetutën e vetë, përkundrazi është dëshmi e dashurisë për atë, sepse sa më shumë që të republikanizohen popujt e tjerë, aq më shumë bie rreziku për popullin dhe aq më i sigurt është ai. - Megjithatë sykofantët shpifës, për t´u bërë të rëndësishëm, u përpoqën që ta paraqesin këtë politikë të padjallëzuar të kafeneve si mani për rinovim, jakobinizëm dhe qarkullim pushteti, që kërcënon të rrezikojë shtetin : ndërsa nuk ekzistonte as dhe shkaku më i vogël për këtë pretendim, sidomos jo në një vend, që ishte më shumë se njëqind milje larg nga teatri i revolucionit. 51
71
të bëjë] gjithmonë vetëm me idealen dhe pikërisht me pastërtisht të moralshmen, i të njëjtave gjëra është dhe nocioni i të drejtës, dhe nuk mund të shartohet tek dobia vetjake [interesi personal]. Kundërshtarët e revolucionarëve nuk mundën që të mbreheshin, nëpërmjet shpërblimeve me para, tek vrulli dhe shpirtmadhësia, që tek revolucionarët i prodhoi thjesht nocioni i të drejtës madje dhe nocioni i nderit i aristokracisë së vjetër luftarake (një analogji e entuziazmit) u zhduk para armëve të atyre, që kishin marrë përsipër52 të drejtën e popullit, të cilit i përkisnin dhe e mendonin veten si mbrojtës të tij, me të cilin ekzaltim u simpatizua pastaj publiku i jashtëm, spektator pa patur as synimin më të vogël të bashkëveprimit.
7. Histori e parashikueshme e njerëzimit. Në parim duhet të ekzistojë patjetër diçka [një ndodhi] e moralshme, të cilën arsyeja na e paraqet para syve si detyrë pastërtisht e pranuar e shpirtit të njeriut, por që njëkohësisht edhe për shkak të ndikimit të madh dhe epokal ekziston si diçka, që paraqet para syve detyrën e pranuar për këtë qëllim të shpirtit të njeriut, dhe që ka të bëjë me racën njerëzore në tërë bashkimin e saj (non singulorum, sed universorum), që brohoret me simpati kaq të përgjithshme dhe Shën. i Kantit. Për racën njerëzore mund të thuhet lidhur me një entuziazëm të tillë përsa i përket mëtimit të së drejtës : postquam ad arma Vulcania ventum est, - mortalis mucro glacies ceu futilis ictu dissiluit. - Përse nuk ka guxuar akoma kurrë një sundimtar që të thotë lirshëm se ai nuk njeh asnjë të drejtë të popullit kundër tij; se populli lumturinë e tij ia di për nder thjesht bamirësisë së një qeverie, e cila ia jep atij lumturinë dhe çdo pretendim i nënshtetasit për një të drejtë kundër qeverisë është marrëzi (sepse kjo e drejtë përmban në vetvete nocionin e një rezistence të lejueshme), bile është e dënueshme ? - Shkaku është : sepse një deklaratë e tillë publike do t´i indinjonte [ngrinte] të gjithë nënshtetasit kundër tij, pavarësisht se ata, si dele të bindura të udhëhequra nga një bari i mirë dhe i arsyeshëm, të ushqyera mira dhe të mbrojtura fort, nuk do të kishin asgjë për t´u ankuar lidhur me ndonjë mungesë në mirëqenien e tyre sociale. - Sepse qenies me talentin e lirisë nuk i mjafton kënaqësia e rehatisë së jetës, e cila mund t´i bjerë në pjesë [caktohet] edhe nga të tjerët (këtu nga qeveria); përkundrazi ka rëndësi principi, sipas të cilit qenia e siguron atë. Por mirëqenia sociale nuk ka princip, as për atë që e merr dhe as për atë që e shpërndan (njëri e përdor atë këtu, tjetri atje) : sepse në këtë mes bëhet fjalë për anën materiale të vullnetit, e cila është empirike dhe është kështu e paaftë për t´u bërë një rregull i komunitetit. Pra një qenie me talentin e lirisë, që e ka vetëdijen për këtë përparësi të saj para kafshës së paarsyeshme, nuk mund dhe nuk duhet të kërkojë, mbi bazën e principit formal të arbitraritetit të saj, asnjë qeveri tjetër për popullin, ku qenia bën pjesë, përveçse një qeverie të tillë, në të cilën populli merr pjesë në ligjvënie : d.m.th. e drejta e njerëzve, të cilët duhet të binden, duhet domosdoshmërisht të ketë përparësi para çdo kujdesi [vëmendjeje] për mbarëvajtjen [mirëqenien], dhe kjo është një gjë e shenjtë, e cila është më fisnike se çdo çmim (i leverdisë) dhe që asnjë qeveri nuk lejohet ta prekë, sado bamirëse qoftë ajo. - Por sidoqoftë kjo e drejtë është gjithnjë vetëm një ide, realizimi i të cilës kufizohet nga kondita e harmonizimit të mjeteve të saj me moralitetin, që populli nuk lejohet t´i kapërcejë; e drejta nuk duhet të realizohet nëpërmjet revolucionit, i cili është i padrejtë në çdo kohë. - Të sundosh në mënyrë autokratike dhe të qeverisësh megjithatë në mënyrë republikane, d.m.th. në frymën e republikanizmit dhe në një analogji me të, kjo është ajo gjë që e bën një popull të kënaqur me kushtetutën e vet. 52
72
të painteres mbarësinë e shpresuar të racës njerëzore dhe përpjekjet drejt kësaj mbarësie. - Kjo ndodhi nuk është fenomen i një revolucioni, përkundrazi (siç e shpreh zoti Erhard) i evolucionit të një kushtetute të natyrshme ligjore, i cili pikërisht vetëm në kushtet e luftërave të tërbuara nuk realizohet dot vetë, - ndërsa lufta e brendshme dhe me jashtë shkatërron gjithçka statutore që ekzistonte deri tani -, por ai shpie prapëseprapë drejt synimit të një kushtetute, e cila nuk mund të jetë e etur për luftë, dhe pikërisht drejt kushtetutës republikane, që mund të jetë e tillë ose në formën e shtetit ose edhe vetëm në tipin e qeverisë për ta administruar shtetin me anë të kësaj të fundit, në përputhje me ligjet, që një popull do t´ia jepte vetvetes sipas principeve të përgjithshme të së drejtës në kushtet e unitetit të kryetarit të shtetit (monarkut). Kështu edhe pa patur frymën e profetit unë pretendoj se jam në gjendje që të parashikoj për racën njerëzore sipas aspekteve dhe shenjave të ditëve tona arritjen e këtij qëllimi dhe njëkohësisht me këtë, që nga ai moment përparimin, që nuk mund të prapësohet më tërësisht, të racës njerëzore drejt më të mirës. Xhanëm një fenomen i tillë në historinë njerëzore nuk harrohet më, sepse ai ka zbuluar një dhunti dhe aftësi drejt më të mirës në natyrën e njeriut, ku asnjë politikan nuk do t´i kishte shpikur dot ato duke shtrydhur trutë nga rrjedha e deritashme e gjërave, dhe që vetëm i cili bashkon në racën njerëzore natyrën dhe lirinë sipas principeve të brendshme të së drejtës, por në lidhje me kohën mund të premtohet [parathuhet, profetizohet] vetëm si i vagëlluar [pacaktuar] në kohë dhe si ndodhi e rastit. Por në qoftë se nuk do të arrihej edhe tani qëllimi i synuar gjatë kësaj ndodhie, në qoftë se prapëseprapë do të dështonte aty nga fundi revolucioni ose reforma lidhur me kushtetutën e një populli, ose pasi kjo të ishte përmbushur për ca kohë, gjithçka të rikthehej sidoqoftë përsëri në shinën e mëparshme (siç e parashikojnë tani politikanët), prapëseprapë ai parashikim filozofik nuk humbet asgjë nga forca e tij. - Sepse ajo ndodhi është tepër e madhe; ajo është e ndërthurur jashtëzakonisht shumë me interesin e njerëzimit dhe me anë të ndikimit të tij është jashtëzakonisht e përhapur në botë në të gjitha pjesët e saj, saqë popujve nuk mund të mos iu kujtohet ajo nëpërmjet ndonjë nxitjeje [shtyse] prej rrethanave të favorshme dhe nuk mund të mos ngjallë tek ata përsëritjen e përpjekjeve të reja të këtij lloji; meqë pastaj në fund të fundit për një çështje kaq të rëndësishme për racën njerëzore në njëfarë kohe kushtetuta e synuar duhet ta arrijë sidoqoftë atë qëndrueshmëri, e cila nuk do të mungonte që të shkaktonte sqarimin [informimin] në shpirtrat e të gjithëve nëpërmjet përvojës së shpeshtë. Pra nuk është një tezë thjesht dashamirëse dhe që ia vlen të rekomandohet në kuadrin e synimit praktik, përkundrazi për inatin e gjithë mosbesuesve është një tezë e qëndrueshme edhe për teorinë më të rreptë : se raca njerëzore ka qenë gjithmonë në përparim drejt më të mirës dhe do të vijojë kështu edhe më tej, i cili hap perspektivën për një kohë të pacaktuar [pafundme], nëse këqyrim jo thjesht atë që mund të ndodhë në ndonjë popull, përkundrazi këqyrim edhe përhapjen
73
tek të gjithë popujt mbi Tokë, të cilët pak nga pak do të merrnin pjesë në këtë përparim; me parakushtin që pas epokës së parë të një revolucioni të natyrës, i cili (sipas Camper dhe Blumenbach) groposi thjesht botën shtazore dhe bimore, para se të ekzistonin njerëzit, nuk do të pasojë të themi një epokë e dytë, e cila merr pikërisht ashtu nëpërkëmbë edhe racën njerëzore, për t´i lënë krijesat e tjera që të dalin mbi këtë skenë, etj. Sepse krahasuar me plotfuqishmërinë e natyrës, ose për më tepër krahasuar me plotfuqishmërinë e shkaqeve më të larta të saj, të paarritshme prej nesh, njeriu është përsëri vetëm një çikërrimë. Por që atë e marrin për të tillë edhe sundimtarët nga vetë gjinia e tij dhe e trajtojnë si të tillë, kur ata e rëndojnë hem si kafshë, thjesht si vegël e synimeve të tyre, hem e rreshtojnë kundër njeri tjetrit gjatë grindjeve të tyre, për t´i lënë që të theren, atëherë kjo nuk është çikërrimë, përkundrazi është përmbysje e qëllimit final të vetë krijimit.
8. Për vështirësinë lidhur me publicitetin e maksimave të përpiluara për përparimin drejt më të mirës në botë. Iluminimi i popullit është sqarimi [informimi, udhëzimi] publik i popullit për detyrat dhe të drejtat e tij në lidhje me shtetin, të cilit i përket. Meqë këtu bëhet fjalë vetëm për të drejta të natyrshme dhe që dalin nga mendja e thjeshtë njerëzore, atëherë lajmëtarët dhe interpretuesit e natyrshëm të tyre në popull nuk janë profesorët zyrtarë të jurisprudencës [të së drejtës] të caktuar nga shteti, por janë profesorët në profesion të lirë të jurisprudencës [të së drejtës], d.m.th. filozofët, të cilët pikërisht për hir të kësaj lirie që ia lejojnë vetes, janë të pacipë për mendimin e shtetit, i cili gjithmonë do vetëm që të sundojë, dhe nën emrin iluministë iu nxjerr atyre namin si njerëz të rrezikshëm për shtetin; megjithëse zëri i tyre nuk i drejtohet në fshehtësi popullit (i cili i përfill pak ose aspak ata dhe shkrimet e tyre), përkundrazi i drejtohet me plot nderim shtetit, dhe i përgjërohet këtij që ta marrë parasysh atë nevojë të popullit në aspektin e të drejtës. Kjo nevojë nuk mund të realizohet nëpërmjet asnjë rruge tjetër, përveçse rrugës së publicitetit, kur një popull i tërë do që të paraqesë ankesën (gravamen) e tij. Kështu ndalimi i publicitetit pengon përparimin e një populli drejt më të mirës madje dhe në sferën, që prek më të voglën kërkesë të tij, pikërisht të drejtën e tij thjesht të natyrshme. Një fshehje tjetër, megjithëse që kuptohet lehtë, por prapëseprapë një fshehje që i është urdhëruar ligjërisht një populli është ajo lidhur me natyrën e vërtetë të kushtetutës së tij. Do të ishte lëndim i madhështisë së popullit të Britanisë së Madhe, po të thonim se ajo është një monarki e pakufizuar : përkundrazi pretendohet se është një kushtetutë që e kufizon vullnetin e monarkut nëpërmjet dy dhomave të parlamentit si përfaqësuese të popullit, dhe megjithatë secili e di shumë mirë se ndikimi i monarkut ndaj këtyre përfaqësuesve është kaq i madh dhe kaq i pakundërshtueshëm, saqë nga dhomat e pandehura nuk vendoset për
74
asgjë tjetër nga ajo që do Ai dhe që propozon nëpërmjet ministrit të tij, i cili ndonjëherë propozon gjithashtu vendime, për të cilat e di se do ta kundërshtojnë dhe vepron gjithashtu që ta kundërshtojnë (p.sh. për shkak të tregtisë së zezakëve), me qëllim që të japë një dëshmi të rreme për lirinë e parlamentit. - Kjo paraqitje e natyrës së çështjes mbart me vete mashtrimin e kështu nuk kërkohet aspak më kushtetuta e vërtetë, që me të drejtë [në mënyrë të përligjur] është e qëndrueshme : sepse pandehin se e kanë gjetur atë në një shembull tashmë ekzistues dhe një publicitet i gënjeshtërt e mashtron popullin me shtirjen e një monarkie53 të kufizuar nëpërmjet ligjeve që dalin prej tij, e ndërkaq përfaqësuesit e popullit, të blerë nëpërmjet ryshfetit, e vunë atë fshehurazi nën zgjedhën e një monarku absolut. * Ideja e një kushtetute që përputhet me të drejtën e natyrshme të njerëzve : se pikërisht ata që i binden ligjit duhet të jenë gjithashtu njëkohësisht, bashkërisht, ligjvënës, ndodhet në themel të të gjitha formave të shtetit, dhe shteti [komuniteti, bashkësia], i cili, i menduar në përputhje me idenë nëpërmjet nocioneve të pastra racionale [logjike], quhet ideal platonik (respublica noumenon), nuk është një pjellë e zbrazët e fantazisë, përkundrazi është norma e përjetshme për çdo kushtetutë qytetare në përgjithësi dhe largon çdo luftë. Një shoqëri qytetare e organizuar sipas kësaj kushtetute do të thotë interpretim [paraqitje] i shoqërisë sipas ligjeve të lirisë nëpërmjet përvojës së një shembulli (respublica phaenomenon) dhe mund të përftohet me mundim vetëm pas përleshjeve dhe luftërave të shumëllojshme; por kushtetuta e saj, pasi është arritur një herë në tërësi, kualifikohet si më e mira midis të gjithave, për ta mbajtur larg luftën, shkatërruesen e çdo të mire. Si rrjedhim është detyrë që të hyjmë në një kushtetutë të tillë, por hëpërhë është detyrë e monarkëve (sepse ajo nuk do të vijë shpejt), pavarësisht nëse ata sundojnë në mënyrë autokratike, që të qeverisin prapëseprapë në mënyrë republikane (jo demokratike), d.m.th. që ta trajtojnë popullin sipas principeve, të cilat janë në përputhje me frymën e ligjeve Shën. i Kantit. Një shkak, natyra e të cilit nuk kuptohet dot në mënyrë të drejtpërdrejtë, zbulohet nëpërmjet pasojës [efektit, veprimit], e cila i bashkëngjitet në mënyrë të pashmangshme atij. - Ç´është një monark absolut ? Është ai me urdhërin e të cilit bëhet menjëherë luftë, kur thotë : duhet të bëhet luftë. - Ç´është nga ana tjetër një monark i kufizuar ? Është ai, i cili detyrimisht duhet ta pyesë më parë popullin, nëse duhet bërë luftë dhe kur populli thotë : nuk duhet të bëhet luftë, atëherë nuk bëhet luftë. - Xhanëm lufta është një gjendje, ku të gjitha forcat e shtetit duhet të jenë detyrimisht nën urdhërin e kryetarit të shtetit. Mirëpo monarku i Britanisë së Madhe ka zhvilluar goxha shumë luftëra, pa e kërkuar për ato atë miratim. Pra ky mbret është një monark absolut, ku vërtet nuk duhej të ishte sipas kushtetutës [konstitucionit], por të cilën mund ta anashkalojë gjithmonë, meqë ka në pushtetin e tij shpërndarjen e të gjitha posteve dhe titujve për ato forca të shtetit dhe pikërisht nëpërmjet atyre ai mund të rrijë i sigurt për pëlqimin e përfaqësuesve të popullit. Por sigurisht ky sistem ryshfeti nuk ka nevojë për publicitet që të dalë me sukses. Prandaj qëndron ai pas vellos shumë të tejdukshme, me të cilën mbulohet e fshehta. 53
75
të lirisë (sikurse një popull me logjikë të pjekur do t´ia përcaktonte ato vetvetes), edhe pse ai hollë hollë nuk do të pyetej lidhur me dhënien e miratimit të tij.
9. Çfarë fryti do t´i sjellë racës njerëzore përparimi drejt më të mirës ? Jo një sasi gjithmonë në rritje të moralitetit në pikëpamje [botëkuptim, bindje], përkundrazi shtim të produkteve të legalitetit të tij në veprimet në përputhje me detyrën, pavarësisht se nga cilat shtysa mund të jenë nxitur këto; d.m.th. në veprat e mira të njerëzve, të cilat do të rezultojnë gjithmonë e më të shumta dhe më të mira, pra vetëm në fenomenet e vetive [cilësive, ndërtimit] të moralshme të racës njerëzore, mund të pritet fryti (rezultati) i përpunimit të racës njerëzore drejt më të mirës. - Xhanëm ne kemi vetëm të dhëna (përvoja) empirike, ku e mbështesim këtë parashikim : dhe pikërisht në shkakun fizik të veprimeve tona, për aq sa ato ndodhin, vetë të cilat janë pra dukuri. Ne nuk e kemi shkakun moral, i cili përmban nocionin e detyrës [obligimit] për atë që do të duhej të ndodhte, dhe vetëm ky nocion mund të formulohet në mënyrë të kulluar, a priori. Dalëngadalë do të pakësohen veprimet e dhunshme nga pala e të fortëve dhe do të shtohet bindja ndaj [respektimi, zbatimi] ligjeve. Do të burojnë të themi më shumë bamirësi, më pak zënka në procese, më shumë besueshmëri në mbajtjen e fjalës etj., pjesërisht për shkak të ndjenjës së nderit, pjesërisht për shkak të leverdisë vetjake të kuptuar mirë në bashkësi [komunitet, shtet] dhe kjo më në fund do të shtrihet edhe tek popujt në marrëdhëniet e jashtme njëri me tjetrin deri tek shoqëria kozmopolite, pa u zmadhuar në këtë mes aspak themeli moral në racën njerëzore, për të cilën gjë do të ishte gjithashtu i domosdoshëm një lloj krijimi i ri (ndikim mbinatyror). - Xhanëm ne nuk duhet të shpresojmë [presim] gjithashtu tepër shumë nga njerëzit në përparimin e tyre drejt më të mirës, për të mos rënë me të drejtë viktimë e shpotisë së politikanit, i cili me kënaqësi e quan shpresën tonë si ëndërrime të një koke të lojtur54.
Shën. i Kantit. Është megjithatë gjë e ëmbël që të shpikim [përfytyrojmë] kushtetuta shtetesh, të cilat iu përgjigjen kërkesave të arsyes (sidomos në aspektin e synimit ligjor) : por është fodullëk që t´i propozojmë ato dhe është e ndëshkueshme që ta nxisim popullin për t´i zhbërë ato që ekzistojnë tani. Atlantica e Platonit, Utopia e Morit, Oceana e Harringtonit dhe Severambia e Allaisit u sollën pak e nga pak në skenë, por kurrë nuk u ndërmor për to as dhe vetëm një orvatje (duke përjashtuar përbindshin e dështuar të Cromwellit të një republike despotike). - Me këto krijime shtetesh ka ndodhur si me krijimin e botës : asnjë njeri nuk ishte në këtë mes i pranishëm, dhe as nuk mund të ishte i pranishëm gjatë një krijimi të tillë, sepse ai përndryshe do duhej të ishte krijuesi i vetvetes. Është një ëndërr e bukur që një produkt shteti, siç përfytyrohet ai këtu, ta shpresojmë ndonjëherë të përfunduar, sado vonë qoftë kjo; por që t´i afrohemi gjithmonë atij, kjo jo vetëm që merret me mend, përkundrazi, për aq sa mund të bashkekzistojë me ligjin e moralit, është detyrë, jo e shtetasve, por e kryetarit të shtetit. 54
76
10. Mirëpo me cilin rregull mund të pritet përparimi drejt më të mirës ? Përgjigjja është : jo nëpërmjet ecurisë së gjërave nga poshtë lart, përkundrazi nëpërmjet ecurisë nga lart poshtë. - Të presim se nëpërmjet arsimimit të rinisë me anë të këshillave në shtëpi dhe më tej në shkolla, duke filluar nga më të ultat deri në më të lartat, në kulturën humane dhe morale e përforcuar kjo nëpërmjet doktrinës fetare, do të arrihet më në fund që të edukojmë jo thjesht shtetas të mirë, por shtetas drejt të mirës, gjë që mund të përparojë dhe të ruhet gjithmonë më tej, ky është një plan, i cili vështirë se lë që të shpresojmë për suksesin e dëshiruar. Sepse jo vetëm se populli mendon që kostot e edukimit të rinisë së tij nuk duhet t´i bien si barrë atij, por shtetit, kurse shteti nga ana e tij nuk ka para tepër për t´i paguar mësuesit e zellshëm që e kryejnë me dëshirë detyrën e tyre (siç ankohet Büsching), sepse atij i nevojitet gjithçka për luftë : por tërë makineria e këtij arsimimi nuk ka kohezion, në qoftë se ajo nuk projektohet sipas një plani të peshuar mirë të fuqisë më të lartë shtetërore dhe sipas synimit të saj, hidhet në lojë dhe nëse nuk mbahet gjithmonë uniforme në të; ku në këtë mes sigurisht mund të kërkohet që vetë shteti të reformohet nga koha në kohë dhe duke tentuar evolucionin në vend të revolucionit të përparojë në mënyrë të qëndrueshme drejt më të mirës. Por meqë gjithsesi janë gjithashtu njerëzit, të cilët duhet ta bëjnë këtë edukim, si rrjedhim janë të tillë që iu është dashur të rriten vetë prej të tjerëve : atëherë në kushtet e kësaj dobësie të natyrës njerëzore nën rastësinë e rrethanave, që e favorizojnë një efekt të tillë, shpresa e përparimit të njerëzve është vetëm tek një urtësi nga lart poshtë (e cila quhet predestinim [paracaktim hyjnor], nëse është e padukshme për ne) si konditë pozitive. Por për atë që mund të pritet nga njerëzit dhe që mund t´iu kërkohet në këtë pikë, duhet pritur thjesht urtësia mohuese për përkrahjen e këtij qëllimi, domethënë se ata do ta shohin veten të shtrënguar që të zhdukin pengesën më të madhe për të moralshmen, dhe pikërisht luftën, e cila e prapëson gjithmonë përparimin, së pari që ta bëjnë luftën pak e nga pak më njerëzore, pastaj më të rrallë, më në fund që ta zhdukin tërësisht si luftë agresive, për të zgjedhur një kushtetutë [gjendje], e cila në bazë të natyrës së saj, pa dobësuar veten, e mbështetur në principe të pastra të së drejtës, mund të përparojë në mënyrë të qëndrueshme drejt më të mirës.
Përfundimi Një mjeku, që i ngushëllonte pacientët e tij dita ditës me shërimin e shpejtë : njërin se pulsi i rrihte më mirë, tjetrin se këlbaza i premtonte përmirësim dhe për të tretin djersa e kështu me radhë, i erdhi njëherë për vizitë një nga miqtë e tij. Si po ia çon miku im me sëmundjen tënde ? ishte pyetja e parë. E si do t´ia çoj ? Unë po vdes [pëlcas] nga shëndeti i tepruar ! - Unë nuk ia marr për keq Asnjërit, nëse ai
77
duke marrë parasysh të ligat e shtetit zë e ligështohet për shpëtimin e racës njerëzore dhe për përparimin e saj drejt më të mirës. Mirëpo unë kam besim tek ilaçi heroik, të cilin e përmend Humi dhe që supozohet se sjell një mjekim të shpejtë. - „Kur i shoh tani kombet të zëna në luftë njëri kundër tjetrit (thotë ai), është sikur të shihja dy djelmosha të dehur, që zihen me grushta në një dyqan porcelani. Sepse nuk mjafton që iu duhet një kohë e gjatë për të shëruar xhungat që ia kanë bërë njëri tjetrit, por duhet të paguajnë pas sherrit të gjithë dëmin që shkaktuan“. Sero sapiunt Phryges55. Kurse dhimbjet pasuese të luftës së tashme mund t´i imponojnë parashikuesit politik pohimin për një kthesë që pritet së afërmi prej racës njerëzore drejt më të mirës, e cila është tashmë në horizont.
55
Shën. i Përkth. “Phrygierve iu vinë vonë mendtë”.
78
FRAGMENTI I KRAKOVIT PËR „GRINDJEN E FAKULTETEVE“56 Sërishmi pyetja, nëse raca njerëzore është në përparim të qëndrueshëm drejt më të mirës ? Rënia drejt më të keqes ka limitin e vet, prej ku është e pamundur që të biesh më thellë dhe meqë pas kësaj nuk mund të bëhet më keq në botë (në ligësi dhe vuajtje), atëherë të ndriçuarit nga apokalipsi parashikojnë Ditën e Fundit [Ditën më të Re, Ditën e Qametit] dhe fundin e shoqëruar me tmerr të botës gjatë luftërave gjakatare, gjatë murtajave të lidhura me to dhe besës së zhdukur tërësisht nga bota; - sepse e liga në një subjekt e çon vetveten drejt fundit [vdekjes], meqë ajo punon në shkatërrimin e vetvetes. Rënia e vazhdueshme drejt më të keqes, ecuria e qëndrueshme drejt më të mirës, më në fund luhatja tutje-tëhu nga një gjendje në tjetrën, që ka të njëjtën pasojë sikur të mos ishte bërë asnjë hap fare, këto janë tre llojet e përfytyrimit të mundshëm të historisë morale të gjinisë njerëzore. Nga këto shumicës së njerëzve i ka pëlqyer që të pranojë hipotezën e fundit dhe ta mbajë kështu tokën, duke e parë vendqëndrimin tonë nga një pikë më e lartë (si të thuash nga sipër), për një çmendinë apo për një burg të rëndë, sipas larmisë së tekave [gjendjes shpirtërore] të çdonjerit. - Përfytyrimi i parë dhe i dytë shpallen si ëndërra madje dhe nga teologët e iluminuar; i pari pret Ditën e Fundit [Ditën më të Re, Ditën e Qametit], meqë në botë nuk mund të ndodhë më më keq, tjetri, meqë pas rrëzimit të të parit në kënetën sulfurore, të përzgjedhurit presin një lumnim të papushimtë në Tokë, presin Mbretërinë Njëmijëvjeçare. Mirëpo këtu duhet shtuar se madje dhe filozofë të pastër moralistë dashamirës të qenies [ekzistencës] duan ta mohojnë përparimin e papushimtë drejt më të mirës dhe nuk ngurrojnë që ta shpallin ëndërrim besimin në këtë gjë. Ne do gjejmë se ndërmjet dijetarëve janë juristët në pjesën më të madhe (edhe pse disa merren sipas rastit edhe me filozofi), që e pohojnë zakonisht këtë parim mohues. Xhanëm është tashmë një atmosferë e zakonshme e forcës së tyre gjykuese për të folur pro apo kundra në bazë të asnjë ligji tjetër, përveçse të ligjeve që ekzistojnë tani (si rrjedhim pushtetmbajtëse). Në këtë mes ata nuk marrin parasysh se këto ligje sigurisht edhe mund të pësojnë një ndryshim , bile mund ta kenë të nevojshme atë, sepse kjo nuk është çështje e tyre, por e pushtetmbajtësit më të lartë. - Prandaj filozofi çifut Moses Mendelssohn, i cili ishte i lidhur në mënyrë të ngjashme me ligjshmërinë izraelite, madje e kishte për nder, ishte tërësisht larg edhe nga besimi në përparimin e racës njerëzore në çdo të ardhme drejt më të mirës. Një bestytni e Shën. i Përkth. Ky fragment me dorëshkrimin e Kantit është në pronësi të muzeumit Czartoryskich në Krakov. Ai është botuar për herë të parë nga Klaus Weyand në : “KantStudien”, Band 51, 1959/60, Heft 1. 56
79
vjetër, e lidhur me ligjin pozitiv të popullit të tij, ishte për atë më argumentuese se një besim i moralshëm, i cili favorizon lirinë e mendjes. Përparimi i racës njerëzore drejt më të mirës mund të ketë kuptim të dyllojshëm, konkretisht që me kalimin e kohës do të ketë gjithmonë njerëz më të mirë apo veprime më të mira të njerëzve : dhe se në natyrën e tyre apo në ushtrimin e lirë të vullnetit të tyre do të ndihet pak e nga pak një sasi më e madhe moraliteti. - Ata që e mohojnë këtë përparim në moralitetin e brendshëm, pranojnë zakonisht përparimin e pretenduar në sensin e parë dhe në këtë pikë nuk bëjnë padrejtësi. Ndoshta pranohet gjithmonë që masa e të mirës dhe e të ligës tonë natyrore mbetet gjithmonë e njëjtë tek dhuntia dhe nuk mund të shtohet në të njëjtin individ, dhe si mund të shtohet gjithashtu kjo sasi, meqë kjo do duhej të ndodhte nëpërmjet lirisë së subjektit, dhe vetë ky ka nevojë në këtë mes për një fond më të madh sesa e ka njëherë dhuntia ? Nëse të themi duam të shpresojmë se në radhën e shumë ngjizjeve do mund të zhvillohen pak e nga pak raca më të mira, të cilat do të përmbanin më shumë dhunti natyrore më të pastra dhe më të favorshme për moralitetin : atëherë ky do të ishte thjesht një opinion krejtësisht i stisur, sidomos se ajo [dhuntia natyrore] do t´i afrohet gjithmonë e më shumë përsosmërisë, që nuk vërtetohet nga asnjë përvojë. - Pra nuk mund të shtrohet pyetja, nëse përparimi i njerëzve drejt më të mirës duhet të jetë përsosmëria natyrore e tyre (zmadhimi i dhuntisë origjinare të më së mirës e volitshme për moralitetin), dhe nëse pak e nga pak duhet të shfaqen njerëz më të mirë, përkundrazi nëse njerëzit duhet të bëhen ndonjëherë gjithmonë e më të mirë, e cila mund të thuhet për ta, kur nëpërmjet shkaqeve të rastësishme dhuntitë për ide të moralshme, të cilat ndodheshin të fshehura tek njerëzit, zgjohen për të vepruar dhe nuk pushojnë më si tek njeriu ashtu edhe për ta gjallëruar atë për të vepruar tek njerëzit pranë tij për veprime më të mira, për pranimin, zgjerimin dhe forcimin e parimeve më të mira. Por nëpërmjet arsyes nuk mund të bëhet e qartë a priori se një diçka e tillë do të ndodhë ndonjëherë dhe se pikërisht nëpërmjet kësaj mund të argumentohet edhe një përparim i pandërprerë drejt më të mirës në racën njerëzore; sepse kjo është një ngjarje, realitetin e të cilës mund ta hedhin në herë shumë rrethana që ndodhin, luftërat, edukimi i braktisur dhe egërsimi nga skamja apo shembuj të këqinj, nëpërmjet të cilëve mund të ndërpritet edhe ecuria më e mirë në shekuj apo bile mund të prapësohet fare. Kurse për ta shpallur që më parë një rezultat kaq të dëshiruar, i cili duhet të dalë nga vullnetet e lira të njeriut, do të kërkohej një dhunti prej profeti, do të kërkohej më shumë sesa aftësia natyrore e parashikimit; por e cila nuk mund të pritet, sepse në këtë rast shtrohet pikërisht pyetja për një përparim në përsosmërinë fizike, kurse ne pyesim këtu vetëm, nëse në veprimtarinë dhe mosveprimtarinë e njerëzve mund të pritet me rregullsi një përparim drejt më të mirës, si rrjedhim përsosmëri më e madhe morale dhe pikërisht në rritje të qendrueshme (në analogji me zhvillimin e gjërave të organizuara të natyrës).
80
Pra duhet të ekzistojë patjetër diçka e moralshme në parimet, të cilat arsyeja i vë para si të kulluara, por njëkohësisht edhe për shkak të ndikimit të madh dhe epokal, gjë që e vë në dukje obligimi i pranuar për këtë qëllim i shpirtit të njeriut dhe që i vë njerëzit në masë në lëvizje për të spastruar nga rruga pengesën më të madhe të së mirës, nëpërmjet të cilës pastaj raca njerëzore do të arrijë që të mos e lejojë më ardhjen e asaj të lige dhe të qëndrojë gjithmonë në përparim drejt më të mirës. - Por forca dhe efikasiteti i kësaj ideje duhet të jenë gjithashtu patjetër të vërtetuara nga përvoja e pamohueshme publike dhe njëkohësisht të jenë boll të siguruara përballë frikës së prapësimit. Por shpresa për një ndodhi të tillë mbetet gjithmonë e pasigurt, ndoshta gjithashtu e palejueshme që ta thërresim të vijë; por në qoftë se ajo vjen vetvetiu mbetet obligim [detyrë] për ta përdorur atë për ato qëllime. Por që në kuadrin e shndërrimeve të shumëllojshme, që i sjell ndodhia botërore [zhvillimi i përgjithshëm botëror], kjo do të ngjasë ndonjëherë dhe se rasti [mundësia] për të krijuar [themeluar] një gjë të moralshme dhe të mirë duhet të vijë patjetër ndonjëherë, e cila më pas duhet të kalojë patjetër në përparim të qëndrueshëm drejt më të mirës, kjo mund të pranohet si e sigurt në aspektin e trajtesës praktike (për të qenë të përgatitur për të); sepse, meqë dhuntia për të bërë të liga është shkatërruese e vetvetes, dhuntia për të bërë të mira nuk mund të mungojë e do të haset [takohet, ndeshet] në një moment, ku e mira mund ta dëshmojë sundimin e saj të paktën në marrëdhëniet e jashtme të njerëzve dhe nuk mund të mungojë për ta mbrojtur [ruajtur, mbajtur] atë. Detyra Cila është shtysa e favorshme dhe kur është momenti, i cili duhet të vijë patjetër ndonjëherë dhe që duhet të rroket në mënyrë të pagabueshme [me siguri] nga njerëzit, për të mbërritur me anë të një revolucioni në parimet publike në një gjendje, prej ku mund të vihet në lëvizje përparimi i qëndrueshëm, që nuk mund të prapësohet më, drejt më të mirës i racës njerëzore ? Zgjidhja Njerëzit me ligësinë e tyre natyrore dhe prandaj në situatën ku detyrojnë njëri tjetrin, kanë nevojë për një fuqi [pushtet], e cila mban nën shtrëngimin e ligjeve publike çdo grumbull të madh njerëzish dhe nëpërmjet kësaj i siguron secilit të drejtën e tij, por e cila nuk mund të ndodhë veçse pas veprimeve armiqësore të kryera arbitrarisht, budallallëku i të cilave quhet luftë, kur me kulturën në rritje është megjithatë metodë tek ai, dhe që tek popujt, që formojnë tashmë sisteme ligjore, të emërtuara shtete, kthehet nga pushtetmbajtësit e tyre në qëllimin e mirëfilltë final, gjatë të cilit kamja dhe popullsia përdoren vetëm si mjete për të kryer luftën, ku nënshtetasit nuk përdoren si shtetas (sepse atëherë do të ishte i
81
domosdoshëm pëlqimi i tyre për luftën), përkundrazi si vegla shkatërruese, por gjithashtu edhe si vegla që shkatërrohen. Mirëpo pikërisht në kulturën e ngritur deri në kulm luftërat bëhen edhe më të shpeshta, e liga që shtetet ia shkaktojnë nga jashtë njëri tjetrit dhe secili në shtet (populli) ia shkakton nga brenda njëri tjetrit, jo thjesht me luftë, por nëpërmjet armatimit për luftë në kohë paqeje, bëhet gjithmonë e më shtypëse, dhe çdo përparim drejt më të mirës, që shfaqet nëpërmjet edukimit, nxitjes së arteve dhe të shkencave si mjete zgjuarsie të përparimit drejt më të mirës, pengohen gjithmonë dhe ndërpriten nga lufta e mallkuar, dhe kjo është në të vërtetë kutia e Pandorës, në fundin e të cilës duhet parë se mos ka ndonjë vagëllim shprese. Shtrëngimi që mund t´iu shkaktohet [bëhet, punohet] ligjërisht njerëzve nga të tjerët, është kundër saj, kur pra qenie të afta kundrejt të drejtave duhet të binden [përulen, dëgjojnë, nënshtrohen] në asnjë mënyrë tjetër të mundshme veçse me anë të një legjislacioni, të cilit i kanë dhënë votën e tyre, apo që madje është bërë ligj vetëm nëpërmjet vullnetit të bashkuar. - Mirëpo liria dhe barazia e të drejtave janë, krahas bashkimit të vullnetit në bazë të këtyre principeve, kushtet e pandashme për cilësinë e një ligjvënësi dhe njerëzit, që e kanë rrokur këtë ide dhe që e kanë mirëpritur në personin e tyre dinjitetin e njerëzimit, ndërsa e quajnë veten me këtë cilësi, nuk mund ta poshtërojnë veten kurrë më për t´u bërë vegla të të tjerëve, përkundrazi nëse ndodhin rrethana, në kuadrin e të cilave ata vënë nën pushtetin e tyre pjesëmarrjen në ligjvënie, nëpërmjet të cilës ata ndihen qoftë më mirë të përkujdesur për fatin e tyre vetjak qoftë edhe të fisnikëruar, gjë që është akoma më shumë, atëherë ata do ta rrokin [kapin] me dëshirë të madhe këtë gjendje e do ta mbajnë fort, e pikërisht për shkaqe morale, sepse ajo gjendje nuk është vetëm obligim kundrejt të tjerëve, por dhe një obligim akoma më i lartë, konkretisht kundrejt vetëvetes (njerëzimi në personin e tyre). Përparimi përmban : 1. Idenë e një qëllimi, drejt të cilit synohet; 2. Krijimin [themelimin] e një principi, për të shkuar pas tij; 3. Ndjekjen e synimit, i cili zgjat pa ndërprerje. Pastaj përparimi drejt më të mirës do të jetë pikë së pari rrënjësisht i kanalizuar, në qoftë se gjatë ecurisë së kulturës luftërat bëhen gjithmonë e më të pakta dhe do të jenë në rrugë e sipër për të pushuar tërësisht. Shkencat nuk çojnë në mënyrë natyrore në përparim drejt moralisht më të mirës. Ato çojnë lehtësisht drejt regresit në barbari. Është siguri morale që gjithçka punon gjithmonë drejt më të mirës. Xhanëm edhe nëse ne nuk do të kishim arsye [shkaqe] teorikisht të mjaftueshme, kur politikanët do të na lavdëronin mjete tërësisht të tjera, ne prapëseprapë duhet patjetër të veprojmë në atë mënyrë, sikur raca njerëzore synon [drejtohet, ecën] gjithmonë drejt më të mirës. Pra çelësi për këtë detyrë është shfrytëzimi i rastit, i cili i ofron popullit një luftë gjithëshkatërruese dhe që paralizon edhe fuqinë e qeverisë së vetë shtetit, për t´u bashkuar në një kushtetutë, në të cilën populli qeveris vetveten në bazë të ligjeve
82
të lirisë dhe të barazisë, si një kushtetutë në kushtet e të cilës duhet të bjerë patjetër poshtë çdo mani për luftë, sepse përndryshe gjithsecili do të votonte për të harxhuar pasurinë e tij dhe madje për të sakrifikuar veten e tij, e nëpërmjet kësaj ai s´mund të fitojë sidoqoftë asgjë për vete, dhe kështu atij s´do t´i mbetej asnjë barrë tjetër veçse lufta mbrojtëse, por edhe për të cilën zor se duhet të kemi frikë ndonjëherë, meqë ajo nuk niset nga mendimi për të pushtuar dhe asnjë shtet tjetër nuk mund të ketë prej saj synimin për t´u zmadhuar, sidomos kur shteti i kërcënuar zotëron fuqi të mjaftueshme për t´u mbrojtur. Dëshmia Vërtet nëpërmjet përvojës nuk mund të vërtetohet ende se në dhuntinë e njerëzimit perceptohet një prirje dhe drejtim, për të konkluduar pastaj me të drejtë me anë të tyre për një përparim të largët të njerëzimit drejt përsosmërisë, kur qeveria në këto kushte (të lirisë dhe të barazisë) është në duart e një populli qytetar dhe në këtë mënyrë është shmangur e keqja e luftës që përmbys çdo gjë të mirë dhe që prish moralin, por aq më pak mund të hidhet nëpërmjet saj poshtë, meqë mungesa e rrethanave që duhet të bashkëveprojnë për këtë qëllim nuk është prapëseprapë pamundësi, se ato sidoqoftë nuk do të ndodhnin njëherë dhe se pas kësaj nuk do të përhapeshin edhe më fort rreth e qark, sesa do të ishte e përgatitur arsyeja nëpërmjet kulturës për këtë qëllim. - Por edhe një ngjarje e tillë (si produkt i arbitraritetit të lirë) nuk mund të vërtetohet a prirori. Mirëpo edhe nëse politikanët qeshin lidhur me shpresa të tilla sanguine (si empirikë), ata megjithatë janë të detyruar të paktën që të pranojnë, nëse nuk duan që të tallen me çdo dhunti njerëzore për moralitet, se ekziston për këtë qëllim goxha arsye [shkak] për të bashkëvepruar me të gjitha forcat lidhur me qëllimin e përparimit të vazhdueshëm asnjëherë tërësisht të ndërprershëm të racës njerëzore, si pasojë për ta pranuar si të vërtetë një përparim të tillë në aspektin e synimit praktik. Që këtu ndonjëherë do të ndodhë dhe që duhet të ndodhë patjetër një rast, dhe me probabilitetin më të madh duhet pritur suksesi i rrokjes së tij pas lloj-lloj provash të dështuara dhe të keqshpërblyera, ngaqë kaq i madh, kaq i paçrrënjosshëm dhe shkallë-shkallë kaq i përgjithshëm do të jetë dhe duhet të jetë patjetër interesi nga shpirti i njeriut dhe më së fundi i shpallur publikisht, saqë nuk mund të qëndrojë më tej rezistenca, e cila vetëm e ngre akoma entuziazmin jo të një grumbulli të egër, por të një populli të iluminuar kundër një evolucioni (sepse revolucioni shfaq dhunë të rrëmbyer) të qëllimeve dhe të parimeve të ushqyera qysh kohë më parë tek shpirtërat. Kurse në lidhje me atë që nga pushtetmbajtësit e arsyeshëm do të shihet [kuptohet] tashmë si e papengueshme e njëkohësisht edhe si e ligjshme, mund të parashikohet se ata do ta organizojnë atë vetë vullnetarisht dhe me plan.
83
Në këtë mes është sigurisht rastësi, nëse ndryshimi i filluar i shtetit i bie [prek] pikërisht një populli të madh të iluminuar lidhur me interesat dhe me të drejtat e tij; por sidoqoftë shkaku për këtë ngjarje është përgatitur tashmë nga natyra. * Vërtet artet dhe shkenca nuk çojnë në mënyrë të natyrshme drejt nxitjes [përkrahjes] së moralitetit; megjithatë ato i shërbejnë atij ndërsa dëbojnë barbarinë dhe nxisin gatishmërinë për të pranuar ndjenjat e moralshme. Nga zhvillimi i të parave nuk mund të presim [shpresojmë] në të vërtetë asnjë asistencë të drejtpërdrejtë për moralitetin; luksi i përdorimit të tyre është gjithashtu i lidhur shpesh dhe pothuajse zakonisht me shthurjen më të madhe në fushën e moralit. Prapëseprapë ato mund të kontribuojnë për të parandaluar kthimin prapa [regresin] nga e mira që ka mbirë tashmë. Një çështje tjetër e rëndësishme është : mos njerëzit duhet të bëhen qysh më përpara më të mirë (nëpërmjet edukimit, disiplinës fetare etj), para se të mund ta shpresojmë atë prej shteteve, apo mos duhet patjetër e anasjellta për të filluar puna (ose predestinimi [paracaktimi hyjnor] duhet ta nisë atë në mënyrë të kundërt). - Duket se është ky rasti i fundit. Sepse së pari princët nuk kanë para për shkolla, të cilat japin arsim dhe edukim (sikurse ankohet Büsching); ata i duan të gjitha paratë për të zhvilluar luftëra, synimin e të cilës ata e vënë mbi çdo synim tjetër, dhe ky synim edhe pse si janë tani çështjet i nevojshëm, nuk është një gjendje e favorshme për përparimet në moral. - Pra ky përparim drejt më të mirës duhet të nisë patjetër nga shtetet [tek shtetet], jo nga populli [tek populli] (nga sipër, jo nga poshtë). Forma e brendshme e shtetit duhet të ecë patjetër përmes reformave, prej të cilave reforma e parë dhe e fundit është që ta ndërtojmë shtetin në atë formë, që ai të mos mbarset gjithmonë me luftëra. * Është e mirë dhe e dobishme që politikën t´ia përshtasim të drejtës, kurse e anasjellta është e gabuar dhe e pështirë. * Më i rrezikshmi nga të gjitha eksperimentet është ndryshimi me dhunë apo për më tepër shndërrimi me dhunë i kushtetutës shtetërore. Edhe një i ndërgjegjshëm nuk dëshiron ta marrë përsipër fajin për të këqijat, që burojnë prej këndej.
84
DISA PËRSIATJE TË PËRZGJEDHURA NGA TRASHËGIMIA E IMMANUEL KANTIT 1355. Në Gjermani mburren se është rritur shija në artet e bukura. Por ku është shkrimtari (historiani), i cili si Hume e trajton me mend [tru] dhe me gjykim të thellë e prapëseprapë kaq bukur historinë dhe objektet më të thata filozofike apo njohjen e moralit të njeriut si Smithi. Prej këndej duhet filluar, ndërsa kemi tashmë para nesh modelet e mendjes së shkathët. Emocionet e forcës imagjinuese, figurat si dhe ndjenjat që ato po i fusin gjithandej, po e dobësojnë ndikimin e mendjes [trurit] dhe po na kthejnë përsëri në mënyrën e të menduarit plot fantazi, por thjesht vezulluese të vendeve të Lindjes. 1400. Për epokat e palatuara dhe gjysmë të egra thuhet se Homeri i paraqet heronjtë e tij kaq të ashpër dhe të pamëshirshëm, por sidoqoftë trima. Guximi dhe talenti luftarak përbëjnë gjithçka. Po a nuk janë kohët tona të infektuara ende me kaq barbari. Nderi i princëve lëvdohet nëpërmjet frymës së tyre heroike dhe historianëve ua ka më shumë ënda që të jenë gjithmonë në fushim sesa në kabinet. Mjafton që ai të jetë në gjendje të zmadhohet dhe një shteti të tërë i vlerësohet padrejtësia para asnjë turpi [sharjeje]. Besohet se ai që i bën vetë ligjet, nuk i përmbahet asnjë ligji. Sunt superis sua iura. Princët nuk kanë asnjë nocion [ide] për të drejtat, të cilat iu zënë atyre udhën, por flasin shumë-shumë për mirësinë. Kur monarkët të jenë ndriçuar deri në atë shkallë, saqë ta shohin me përçmim moral një sipërmarrje të tillë (ku për këtë vërtet nuk duhet shumë), kur lajkatarët, që i mburrin monarkët në vepra të tilla, pavarësisht talenteve të tyre nuk do të fitojnë prapëseprapë nder : atëherë as monarkët nuk do të gjejnë aleanca dhe as historianët nuk do të korrin duartrokitje. Gjykimi i përgjithshëm do të jetë kundër të dy palëve. Respektin do ta diktojë vetëm e drejta e njerëzve. 1438. Historia e shteteve duhet shkruajtur në atë mënyrë që të shihet se çfarë dobie ka patur bota nga një qeveri. Revolucionet në Zvicër, Hollandë, Angli janë gjëja më e rëndësishme e epokës së vonë. Ndryshimi në Rusi nuk kontribuoi asgjë për të mirën e botës, veçse shumë shkarazi. Vetë historia duhet të përmbajë planin për përmirësimin e botës e pikërisht jo duke u nisur nga pjesët drejt të tërës, por anasjelltas. Për çfarë hyn në punë filozofia, në qoftë se ajo nuk i kanalizon drejt më të mirës së saj të vërtetë mjetet e informimit të njerëzve. Mbrojtje e qytetarëve ndaj njëri tjetrit jo thjesht nëpërmjet ligjeve, përkundrazi nëpërmjet institucionit artificial, meqë gjithsecili është i siguruar kundrejt gjithsecilit nëpërmjet ligjit. Asnjë varësi [bindje, nënshtrim] tjetër, veçse sipas ligjit. Asnjë përfitim tjetër, veçse në qoftë se e drejta është në anën tënde. Akses i lehtë dhe administrim i drejtësisë. Kontroll [mundësi njohjeje] në ligjvënie dhe urtësi në institucionin e administrimit. Në mënyrë të veçuar historia mund të shkruhet edhe në formë biografike ose publicistike. 85
1439. Një monark nuk lë pas asnjë gjurmë në tërësinë botërore, në qoftë se nuk ka kontribuar me diçka për sistemin e saj; apo nëse gjurma e tij është një mbeturinë e urryer e ndalimit të atij përparimi drejt sistemit. Metoda publicistike e të drejtës origjinare ose e të drejtës së prejardhur. Methodus publicistica originaria vel derivativa. Është krenaria e një shpirti të vogël thjesht për të luajtur një rol të shkëlqyer me anë të xhelozisë kundrejt bashkëkohësve të tij. Kjo metodë lartëson shpirtin e regjentëve dhe e shtrin lakminë e tyre për nder në nivelin e tërësisë botërore dhe të kujtimit prej racës njerëzore. Madje dhe feja, që është kozmopolite, meriton vetëm të respektohet. Historia e fesë duhet referuar që njerëzit të përmirësohen aty, ku i kanë patur lirinë dhe mjetet ndihmëse, pra edhe në bazë të së drejtës së tyre origjinare. 1440. Metoda publicistike është ose e përgjithshme dhe kozmopolite ose statutore. Metoda e historisë universale hyn gradualisht në metodën e të veçantës. 1441. Metoda publicistike e sodit gjithçka në raport me idenë e një të tëre dhe është ose në aspektin e synimit kozmopolit ose në aspektin statistikor. Në qoftë se nuk ndodh asnjëherë në aspektin e synimit të fundit, atëherë është ajo thjesht biografike. 1442. Një sistem kozmopolit i historisë botërore. Historia shkencore dhe e fesë nuk është histori e gjendjes qytetare, pra nuk është kozmopolite, përkundrazi ndoshta filantropike. Kjo e fundit mund të zhvillohet pa kozmopolitizmin si tek Qezari. Antonini etj. etj. 1443. Gjatë planit të një historie universale : 1. Natyra e një kushtetute qytetare dhe shtetërore; pikërisht ideja e të drejtës, edhe pse ajo ide nuk bëhet asnjëherë plotësisht e vërtetë, jo ideja e lumturisë. 1460. Ne njerëzit jemi ... në gradën e dytë të përparimit drejt përsosmërisë, vërtet të kultivuar dhe të civilizuar, por jo të moralizuar. Ne kemi gradën më të lartë të kulturës, të cilën mund ta zotërojmë pa moralitet; mirësjellja [civilizimi] ka gjithashtu maksimumin e saj. Moralizimi do të imponohet më në fund nëpërmjet nevojave në të dy fushat e pikërisht nëpërmjet edukimit, kushtetutës shtetërore dhe fesë. Tani feja nuk është asgjë tjetër veçse një civilizim nëpërmjet një disipline. Luksi futet tek kultura. Civilizimi i jep atij diçka të virtytshme dhe (pra) shije.
86
Nëse njerëzit do të jenë të kultivuar në gradën më të lartë, atëherë do t´i kultivojnë ata ... artet e luftës, ku nëpërmjet kësaj realizojnë ...imet ...57 1466. Historia e gjinisë njerëzore Sido që të ketë qenë gatuar fillimi i parë i njeriut, prapëseprapë mund ta pranojmë si me shumë gjasa se ai nuk do ta ketë njohur më përpara botën, përdorimin e gjërave, dobinë dhe dëmin e tyre, derisa ta kenë mësuar [udhëzuar, informuar] përvoja dhe ushtrimi gradual i kapacitetit të tij arsyetues për të reflektuar mbi ato. Por për këtë kërkohet kohë dhe gjinia njerëzore si gjini shtazore duhej sidoqoftë të mund ta mbante (vetveten) para të gjitha gjërave dhe për këtë s´mund të përfytyrohet këtu asnjë rrugë tjetër, veçse që instinkti i lindur të ketë zëvendësuar vendin e çdo arsyetimi dhe ta ketë udhëhequr këtë lloj kafshe. Pra në fillim njeriu ishte tërësisht i varur nga ky instinkt dhe ndihej mirë në këtë mes. Gradualisht, ndoshta pas rrjedhjes së viteve, ndoshta pas disa brezave u zhvillua arsyeja e tij kaq shumë, saqë këtij instinkti mundi t´i (bashkohej apo edhe) kundërvihej një shtysë tjetër, konkretisht përsiatjet e arsyes së tij ende në lëkundje. Ai [instinkti] si zëri i Zotit, i cili i udhëheq drejt të gjitha kafshët që s´kanë arsye, e kishte ndaluar që të provonte fruta të caktuara, të paktën nuk i kishte lëvduar me të tjerat, por ai filloi që ta torturojë instinktin. Pamja (ose aroma) ndoshta kishin diçka të këndshme; mirëpo njeriu bëhet më i zgjuar, të paktën më me përvojë, kur provon diçka dhe kështu ndodhi së pari një këputje në58. 1467. 1. Histori pragmatike e gjinisë njerëzore prej dhuntisë së natyrës së saj. Paracaktimi natyror i njeriut drejt qëllimit të tij të plotë (jo i njerëzimit në një individ, por në gjini). Kjo histori na mëson njëkohësisht sesi duhet ta përpunojmë njëzëri qëllimin e plotë të natyrës. Pra ta zgjerojmë horizontin tonë përtej paracaktimit privat drejt synimit të species. 2. Historia fizike - E cila paraqet zhvillimin e pavullnetshëm të natyrës në breza të ndryshëm, e cila konkurron me atë qëllim kryesor dhe mund të na mësojë që ta bashkojmë atë me atë qëllim. (Historia e gjinisë, jo e njerëzve. Ajo presupozon një ide). Njeriun sikurse kafshët duhej ta qeveriste në fillim instinkti në lidhje me ushqimin. Kafshët frytngrënëse udhëhiqen në pjesën më të madhe nga nuhatja [aroma], e cila është një ngjërim, nëpërmjet të cilës kafsha provon, nëse diçka është e dobishme për të, pa e shijuar. Njeriu gjeti shumë gjëra, që e joshnin këtë shqisë. Por ai i hodhi sytë e tij edhe në gjëra të tjera, që nuk rekomandoheshin nga kjo shqisë, përkundrazi ishin kundër saj. Ishte sidoqoftë tërheqëse që t´i shihje dhe gjatë soditjes bashkonin disa veti, që ai i kishte gjetur të shpërndara në ngrënie të ndryshme. Ai gjeti këtu një rast për të arsyetuar dhe për të 57 58
Shën. i Përkth. Ndërprerjet janë origjinale të Kantit. Shën. i Përkth. Kanti e ndërpret këtu përsiatjen e tij.
87
parapëlqyer më shumë një vendim të arsyes sesa udhëheqjen nga instinkti. Ka tashmë diçka joshëse aty, ku veprimi kryhet mbi bazën e shpikjes vetjake, sepse kjo e zgjeron shumë fushën e qëllimeve. Gjatë një rasti të tillë njeriu nuhaste [parandjente] zgjuarsinë dhe lumturinë në bazë të një plani të përpunuar prej vetë atij; këtu përziheshin edhe turbullimi dhe meraku, por këtë duhej ta vendoste një provë. Ndoshta prova e parë qe e pafat, por duke mësuar nga dëmi njeriu mundej sigurisht që të hiqte dorë nga ky objekt, kurse nuk mundej që të hiqte më dorë nga përsiatja. 1468. Vazhdimi i historisë së gjinisë njerëzore. Ku mbështetet përftimi [krijimi, prodhimi] i gjithë kësaj përsosmërie, të cilën filozofi kiliast e beson dhe e nxit sipas mundësisë ? Në përsosmërinë e kushtetutës qytetare (ajo do të ruhej [mbahej, qëndronte] përjetë). Vetëm aty zhvillohen të gjitha talentet, bashkimi më i madh drejt qëllimeve komunitare nëpërmjet ligjeve të jashtme dhe qëndrueshmëria më e madhe e kësaj gjendjeje nëpërmjet mënyrës më të mirë të të menduarit personal. Liria, ligji dhe dhuna [forca]. Qytetari duhet të jetojë patjetër nën regjimin e ligjeve, të cilat i ka nxjerrë për vetveten (liria, barazia) dhe këto ligje duhet të fitojnë patjetër vendosmëri [fuqi, energji] dhe qëndrueshmëri nëpërmjet dhunës [forcës] së papërballueshme. (Njeriu është një kafshë, që ka nevojë për mësim dhe disiplinë. 2. që përparon në gjini drejt paracaktimit të tij. 3. që në shoqëri ka nevojë për një usta [sundues, sovran]). 1. Ligj dhe liri, pa dhunë [forcë] : Anarki. 2. Ligj dhe dhunë [forcë], pa liri : Despotizëm. a. Liri pa ligj dhe dhunë [forcë] kjo është gjendja e të egërve. b. Dhunë [forcë], pa liri dhe ligj : Qeverisje [drejtim, udhëheqje, sundim] barbare Cilat janë shtysat, që natyra i përdor për të prodhuar shoqërinë qytetare ? Ajo përdor xhelozinë, mosbesimin, veprimet e dhunshme, të cilat i shtrëngojnë njerëzit që t´iu nënshtrohen ligjeve dhe ta braktisin lirinë e egër. Prej këndej vjen zhvillimi i të gjitha dhuntive të mira natyrore. (Historia e çdo populli mund të shihet si një përpjekje e natyrës për të krijuar [instaluar] një kushtetutë të përkryer qytetare. Historia e shteteve si përpjekje për të drejtën ndërkombëtare). Shoqëria qytetare si shtet në lidhje me jashtë është deri tani ende në gjendjen e natyrës së egër : liri dhe dhunë [forcë], pa ligj. Natyra vepron këtu pikërisht që ta shtyjë drejt një lidhje [federatë] të popujve. Vetëm nëpërmjet paqes së përgjithshme (varrezë kishe) mund ta fitojë përsosmërinë e saj edhe brendësia e kushtetutës qytetare. Me cilin rregull duhet të ecë ky perfeksionim ? Metoda e një shkrimi kozmopolit të historisë.
88
Karakteri i njerëzimit konsiston në dhuntinë e zhvillimit të përsosmërisë nëpërmjet lirisë me anë të shtysave të shtazërisë që i kundërvihen njëra tjetrës që nga minimumi i zhdërvjelltësisë natyrore. (Raca njerëzore e arrin lumturinë në tërësi veçse në gjendjen e egërsisë (në formë negative); por predestinimi [paracaktimi hyjnor] gjithashtu nuk e ka pajisur njeriun për këtë gjë, përkundrazi e ka pajisur që të bëhet i denjë për lumturinë). 1499. (Çdo kafshë e arrin paracaktimin e saj veç e veç. Tek njeriu gjinia e arrin paracaktimin e saj si krijesë e arsyeshme vetëm pas një serie ngjizjesh. Zhvillim fundor i të gjitha dhuntive, si i talenteve ashtu dhe i mënyrës së të menduarit. Fillimi : barazi fizike; fundi : barazi morale dhe unitet i shoqërisë. Shumë popuj nuk përparojnë dot vetë më tej. Groenlandasit. Aziatikët. Kjo duhet të vijë patjetër nga Europa. Amerikanët të shfarosur. Përparimi që nga grekët). (Çdo krijesë ka paracaktimin e vet dhe e arrin atë). (Historia e njerëzimit është e ndryshme nga ajo e njerëzve. Njerëzimi fiton ose humbet). Paracaktimi për njeriun (e veçantë) : 1. Duke mbajtur parasysh shtazërinë; 2. Duke mbajtur parasysh njerëzimin (e racës njerëzore). Lidhur me sojin si kafshë nuk është presupozuar se ai mund të qeveriset nga arsyeja; duke mbajtur parasysh njerëzimin, d.m.th. përsosmërinë sipas ligjeve të arsyes, shtazëria i është dorëzuar tërësisht arsyes. Njeriu është një kafshë, që ka nevojë dhe që është i aftë për një disiplinë nëpërmjet arsyes. Një njeri i palatuar [pagdhendur] është : ai që nuk ka marrë asnjë disiplinë, një njeri i lig : ai që nuk e pranon disiplinën e arsyes. Paracaktimi duke mbajtur parasysh shtazërisë është shumëzimi dhe përhapja, sepse njeriu ishte paracaktuar për çdo zonë të botës. Paracaktimi duke mbajtur parasysh njerëzimin : zhvillimi i të gjitha talenteve, shfrytëzimi i të gjithë natyrës dhe respekti më i madh për përputhjen [harmonizimin] dhe rregullat. (Domosdoshmëria e shtrëngimit qytetar nëpërmjet të ligës së njerëzve. Mosbesimi kundrejt njëri tjetrit e bën të mundur (dhe të vijueshëm) shtrëngimin shtetëror [zyrtar]. (Veprimtaria e dhunshme e bën të domosdoshme shtrëngimin qytetar). Shtrëngimi shoqëror. Shtrëngimi i ndërgjegjshmërisë : moral. (Efekti kryesor i gjendjes qytetare është shtrëngimi për veprimtari)). (Njeriu është një kafshë, që e ka të domosdoshme udhëzimin (kulturën), edukimin e rreptë [disiplinimin], një usta dhe një moral. Mosha e fëmijërisë, e djaloshit, e burrit. Rusoi : për gjendjen natyrore. (mos është e domosdoshme që të rikthehemi në pyje ? Njeriu natyral është nga ana fizike më i përsosur (si kafshë, gjithashtu më i lumtur, më i lirë); por njeriu qytetar është me moral lidhur me njerëzimin. Barra dhe mjerimi). (njeriu është në përparim drejt përsosmërisë, e cila vjen [rrjedh] nga e tëra drejt çdo pjese).
89
Shkencat nuk janë për paracaktimin e njerëzve të veçantë, por të racës njerëzore, për ta përsosur këtë dhe për të përmirësuar të keqen, që po shtohet nëpërmjet lluksit. (Sipas Rusoit paracaktimi natyror në lidhje me shtazërinë hahet [grindet] me atë në lidhje me njerëzinë; prej këndej vjen gjithë e liga). Synimi i predestinimit [paracaktimit hyjnor] ishte vërtet që të krijoheshin popuj, por ata nuk duhej të shkriheshin njëri me tjetrin. Prej këndej vjen krenaria kombëtare, urrejtja kombëtare dhe xhelozia patriotike. Pamundësia për t´i mbajtur [ruajtur] gjatë shtetet e mëdhenj. Çifutët dhe turqit nga krenaria fetare. Indianët nga obligimi fetar. Francezët dhe spanjollët nga karakteri dhe doket. Ky është një mekanizëm që mbështetet tek instinkti dhe të cilin duhet ta zbusë patjetër arsyeja. Luftërat. Përsosmëria e fundit : Lidhja [federata] e popujve. (Organi shtetëror. Njeriu i veçuar humbet, por fiton si gjymtyrë e të tërës, dhe është tani në përparim drejt përsosmërisë). Shtrëngimi shtetëror [zyrtar] zhvillon talentet (dhe virtytet) dhe përsos zakonet [moralin], prej nga buron një shtrëngim i dytë i mirësjelljes (estetikisht) (zakonet). Paracaktimi i tretë i njeriut është se buron një shtrëngim i moralshëm (i jashtëm) nëpërmjet opinionit të pastruar të të tjerëve për nderin e vërtetë, kur pa ndershmëri nuk mund të fitohet asnjë post, asnjë femër, bile asnjë marrëdhënie [shoqëri]. Edukim i mirë dhe nocione të sakta të klerit. Është vetëm e domosdoshme që të shumohet zakoni për t´i shfaqur publikisht respekt [nderim] vetëm virtytit, p.sh. predikuesit. Nuk ka nevojë që të bëhet më e mirë zemra, përkundrazi sentimenti [ndjenja]. Udhëheqja [autoritetet] nuk pyet për virtytin. Gjykimi lidhur me këtë gjë është në duart e publici. Mund ta heqësh respektin [nderimin] për dikë, pa e ofenduar atë. Ne e drejtojmë me kënaqësi njeri tjetrin. Moraliteti është tani i izoluar. Pemët kanë nevojë për njëra tjetrën, pikërisht që të rriten. Më i miri është shtrëngimi nëpërmjet ndërgjegjes. Gjendjet e ndërmjetme. Prej ku do të fillojë përmirësimi. 1. Lidhja [federata] e popujve. 2. Kontrata sociale. 3. Edukimi. Deri në ç´shkallë duhet të jetë mekanik edukimi. Disiplina. Kultura. Unë besoj fort se duhet të zhvillohen ende të gjitha embrionet e të mirës. Ato ndodhen tek ne; njeriu ishte krijuar para tërësisë shoqërore. Kjo duhet ta fitojë së pari përsosmërinë më të madhe dhe brenda saj çdo individ. Xhanëm si e tillë përsosmëria zgjat gjithmonë. Le të ketë qenë çfarë të dojë gjendja e parë e njerëzve, rregulli i natyrës e mbart tani me vete që e mira të burojë nga e liga ose për ta thënë më saktë që forca shtytëse, e cila i shtrëngon që të zhvillohen embrionet e fshehura të së mirës, ndodhet tek e liga dhe se pa shtysën e të ligës ato do të mbeteshin përgjithmonë të fshehura. Kështu qëndron puna me njerëzit si një lloj kafshe.
90
1. E veçanta e njerëzimit është se (njeriu ka nevojë për edukim) njerëzimi duhet t´i shpikë [gjejë] vetë të gjitha të mirat dhe se duhet t´i sigurojë vetë nëpërmjet lirisë. (Mangësi e instinkteve artistike). 2. Se njeriu është bërë për të jetuar në shoqëri dhe se formohet [arsimohet, zhvillohet] aty. 3. Se i tërë lloji përparon drejt përsosmërisë. 4. Se njeriu nga foshnjëria e çdo forme ecën drejt rritjes [pjekurisë]. 5. Zhvillim fundor i të gjitha dhuntive natyrore. Pakënaqësi me vetveten : Ideali. 1500. (Njeriu ka një shtysë të tillë për t´u perfeksionuar, saqë mban madje për të tepërt një popull, i cili e ka përfunduar zhvillimin e tij dhe thjesht e shijon atë, dhe beson se bota nuk do të humbiste asgjë, edhe sikur të perëndonte [rrënohej, fundosej] Otaheite). Njeriu është (edhe pse është sakaq i lirë) një krijesë, që ka nevojë për një usta. Ai është në këtë mes i poshtëruar midis të gjitha kafshëve, të cilat nuk kanë nevojë për asnjë usta që t´i mbajë në komunitet. Shkaku gjendet në lirinë e tij, meqë ai nuk drejtohet nga instinkti natyror, i cili i bën një [unik] të gjithë anëtarët e një gjinie, përkundrazi drejtohet nga teka dhe mendime të befasishme (ose nga parime), të cilat nuk krijojnë unitet. Por nuk është vetëm kjo liri, përkundrazi është dhe një farë prirjeje për t´iu shmangur fillit drejtues të rregullit, të cilin e urdhëron [jep] arsyeja dhe për të pëlqyer në këtë mënyrë mendimet e veta të befta dhe tendencat. Ai mund të bëjë padrejtësi, sepse i ka për këtë shtysat dhe ajo që duhet ta përmbajë atë në vetvete, nuk është e besueshme [e efektshme]. Pra ai ka nevojë për një usta që ta mbajë nën rregulla dhe disiplinë, si atë vetë, ashtu dhe njeriun në marrëdhënie me të tjerët. Ai duhet mbajtur nën sundim [duhet bërë zap] dhe nuk urren asgjë më shumë sesa kur e venë nën sundim [e bëjnë zap] dhe e kufizojnë. Për hir të sigurisë së tij vetjake ai gjithashtu i nënshtrohet (nga halli dhe) në dukje vullnetarisht sundimit, me qëllim që sundimi të bjerë mbi të tjerët dhe që ai të jetë i sigurt nën mbrojtjen e sundimit; megjithatë ai përpiqet në çdo kohë fshehurazi që t´i shmanget këtij sundimi dhe të qëndrojë në një liri të shfrenuar, ndërsa të tjerët i vë me ëndje nën zgjedhën e shtrëngimit nga ligjet në lidhje me raportin me të. Ai e shquan [kupton, njeh] paanësinë e ligjit, vetëm se dëshiron që të jetë i përjashtuar prej tij. (Gjithë të mirat na vinë nga njerëzit, po ashtu gjithë të ligat. Prej këndej rrjedh pasioni ndaj njerëzve. Mania për sundim). Mirëpo ku ta gjejmë një usta për njerëzit. Vetë ky zotëri nuk duhet të duajë që të ushtrojë padrejtësi, përndryshe ai vetë ka nevojë përsëri për një usta. Pra do të duhej që të mos ishte njeri. Por ne nuk mund ta gjejmë atë asgjëkundi. A nuk mund të zgjidhej njëri si sundues absolut. Kjo sigurisht që bëhet; mirëpo megjithatë synimi do të ishte vetëm që ai të administrojë atë që na mungon, konkretisht drejtësinë publike dhe të na sigurojë [garantojë] të drejtën [ligjin] kundrejt njëri tjetrit. Prandaj ne nuk do t´i lejonim atij gjithçka, por vetëm mjetet
91
për këtë qëllim. Po t´i lejonim atij gjithçka, atëherë sigurisht nuk do mund të ankoheshim për të, kurse vetë ai nuk mund ta arrijë asnjëherë gjendjen, ku gjithçka që bën, të jetë e drejtë. Ne gjithashtu nuk mund t´iu rrëmbejmë [heqim] fëmijve tanë të drejtën e tyre të natyrshme. Pra nuk mund të jetë një njeri i vetëm. (Foshnjëria e trefishtë : e fëmijës, e nënshtetasit dhe e rrëfimtarit). Ekziston vetëm një rast, ku nuk na ndodh asnjë padrejtësi : pikërisht kur atë që ndodh ne e kemi vendosur vetë nëpërmjet vullnetit tonë. Por megjithatë duhet të ekzistojë dhe një vullnet tjetër. Prandaj ai duhet të sillet në unitet me vullnetin tonë. Ky vullnet i bashkuar është vullneti i ustait. Ky usta nuk duhet të urdhërojë asnjëherë për një pjesë, sepse përndryshe bie në sherr me të lidhur me të drejtën, përkundrazi ai duhet të urdhërojë vetëm për të tërën si e tërë sipas ligjeve të përgjithshme. Meqë veprimet e dhunshme e bëjnë të domosdoshme kushtetutën qytetare, prej nga duhet të burojnë gjithë të mirat, por njëkohësisht e sulmojnë dhe e pengojnë atë : atëherë historia mund të shihet dhe të deklamohet si rrjedha e veprimeve dhe e kundërveprimeve të ndryshme midis lejes dhe shtrëngimit dhe si përparim (i sistemit) të lirisë në kushtet e ligjeve, po ashtu si një konflikt midis vesit [manisë] për pushtim dhe drejtpeshimit të shtetit. Si kanë qenë lidhur me këtë feja, zakonet (doket) dhe shkencat si shkaqe dhe industria e vendit, e qytetit dhe e veprimit si pasoja. Tek grekët shumë shtete të vogla prej një feje që nuk përfundon aspak në filozofi, por prej llojesh të ndryshme qeverisjeje, ku populli kishte ngado pjesë në qeverisje. Sherr midis popullit dhe pushtetit suprem. Demagogët. Drejtësi [jurisprudencë], gojëtarë dhe sofistë. Populli lejohej që të gjykonte vetë për gjendjen e tij. Italia e ndarë fillimisht në shtete të vogla. Aristokracia dhe populli. Asnjë lajm nga shtetet e tjera, e në këtë pikë mënyra më e ngathët e qeverisjes, ku populli ishte tërësisht pasiv. Barbarët. Mbreti, pashai, veziri. Cadileskier. Myftiu. Radha e shkruesve të historisë me zgjerimin e pushtetit nga Greqia dhe Roma. (Lidhur me shtysat njeriu dallon në këtë pikë qartë nga kafshët e tjera se ai ka prirjen që ta vlerësojë veten midis anëtarëve të tjerë të gjinisë dhe të vendosë autoritetin e vet. Prandaj ai do që ta kenë frikë, ta nderojnë, do që të tjerët ta kërkojnë apo ta duan për shkak të leverdisë së tyre. Prej këndej kërkon ai pushtet, merita, pasuri dhe sjellje të detyrueshme (politesse). Shkaku sigurisht është : sepse për njeriun mirëqenia e tij dhe e keqja nuk vijnë kaq shumë prej natyrës sesa prej njerëzve. Megjithatë ai nuk do t´iu qëndronte dot ndikimeve të të tjerëve as në lidhje me lumturinë kaq të madhe as në lidhje me të keqen, nëse nuk do të ishte në themel kjo prirje, të cilën natyra e ka krijuar për hatër të unitetit shoqëror. Kjo prirje i mobilizon [përdor] të gjitha talentet, ndërsa është shumë më artificiale për të patur ndikime në vullnetin e njeriut sesa thjesht mbi natyrën. Këtë prirje e shpreh një fëmijë, një i egër etj, etj; dhe meqë ai përplaset* këtu gjithmonë me të tjerët, atëherë nga kjo prirje buron një ligj, zbatimi i të cilit e vlerëson atë më shumë, konkretisht që gjithçka ta bëjë me idealin e një mendjeje [fryme] publike. Moraliteti).
92
*(Ai ia del mbanë në të gjitha këto proçka, vetëm nëse poshtëron [ul] të tjerët; por moraliteti është një vlerë, i cili mund të ekzistojë bashkë me vlerat e tjera të tyre). Liria dhe vetëm liria është dinjiteti i natyrës njerëzore. Nëpërmjet asaj (është ai person,) mund të ketë një dinjitet ose të jetë i denjë për jetën, për të mirat materiale dhe për të mirat e natyrës. Bagëtia e shijon jetën dhe natyrën, pa qenë e denjë për to. Pra ajo nuk mund të jetë qëllimi i fundit. Njeriu dhe vetëm njeriu mund të përbëjë një qëllim final të krijimit. 1501. Kombet orientale nuk do të përmirësoheshin asnjëherë vetë. Ne duhet ta kërkojmë përparimin e vazhdueshëm të racës njerëzore drejt përsosmërisë në Oksident dhe prej këndej përhapjen në botë. (Historia natyrore e njerëzimit. Të egrit. Embrionet, dhuntitë). (Ne jemi ende shumë larg nga përfundimi i paracaktimit tonë. Gjysma e globit tokësor është zbuluar veçse para 200 vjetësh, kurse deti Balltik u zbulua para 900 vjetësh). 1. Raca njerëzore e arrin më në fund plotësisht paracaktimin e saj. Kjo është e mundur vetëm nëpërmjet përsosmërisë së kushtetutës qytetare dhe prej kësaj të kushtetutës shtetërore, d.m.th. të përsosmërisë të së drejtës natyrore dhe të së drejtës ndërkombëtare. 2. Njerëzit janë bërë për të jetuar në shoqëri. Koshere. Ata duhet të qëndrojnë nën shtrëngimin reciprok, me qëllim që liria e njërit të kufizojë lirinë e tjetrit deri tek liria më e madhe e përgjithshme, si pemët në një pyll. (E mira, të cilën njeriu i parë e humbi, ishte pafajësia [dlirësia] dhe sidoqoftë e mira erdhi më pas nga e liga. Njeriu fillon nga më e mira më e madhe e natyrës dhe nga palatueshmëria më e madhe e lirisë. Ligji). (Barbaria është mungesa e ligjit; kurse çdo ndërprerje [shëmbje] që i kundërvihet të drejtës [ligjit], është barbare). 3. Liria, dhuna [forca] dhe ligji. 1) Liria pa ligj, si rrjedhim pa dhunë [forcë] ligjore, është egërsi (anarki). 2). Liria dhe ligji pa dhunë [forcë] është liri polake. Marrëzi. 3). Dhuna [forca] pa ligj dhe liri është barbari. 4). Dhuna [Forca] dhe ligji pa liri është despotizëm, absolutizëm. (Si të thuash 4 figura silogjike). 4. Në qoftë se në një popull liria vjen së pari në kushtet e ligjeve me dhunë [forcë] të vogël dhe kjo zmadhohet në proporcion me ligjin dhe lirinë, atëherë bashkësia ngjitet drejt përsosmërisë më të madhe. Realizohet e drejta natyrore. Zhvillimi i të gjitha talenteve. (Grekët. Romakët. Popujt gjermanikë. Aziatikët). 5. Nëse popujt krijojnë mes tyre një ligj dhe dhunë [forcë] të përbashkët, atëherë krijohet siguria e jashtme. Lidhja e shteteve : St. Pierre. Origjina e të mirës nga e liga (Plan për historinë universale). 1. Njerëzit kanë një aftësi dhe instinkt [shtysë] për të hyrë në shoqëri; por ata nuk kanë besim ndaj njëri tjetrit për shkak të veprimtarisë së dhunshme. Prandaj
93
nga frika njëri kërkon t´i dalë përpara tjetrit; ata bashkohen në grupe të vogla për të dëbuar njëri tjetrin. Përhapje në botë. (Liria dhe arsyeja është gjithashtu e mirë). Shtazëria dhe instinkti është i mirë. Shtazëria dhe liria (me arsyen) është e ligë, por sjell të mirën me anë të arsyes. (E liga është shtysa drejt të mirës). 2. Ata po shtohen, por shoqëria nuk mund të ekzistojë në lirinë e palatuar. Prandaj ligji dhe dhuna [forca]. (Pemët veç e veç. Në pyll). Pa këtë bashkim qytetar ne do të jetonim në përtaci si delet dhe talentet nuk do të zhvilloheshin kurrë. Sa shpejt do të bëhej barbar një popull i edukuar, që është i vogël dhe që e ka vetëm të vogël dhunën [forcën] më të lartë. (Luksi. Tregtia. Shkenca. Liria). 3. Ata fillojnë luftëra dhe kanë prirjen që të bashkohen me anë të mposhtjes [shtrimit]. Princi galez. Dobia e luftës. Ata kërkojnë t´ia kalojnë njëri tjetrit dhe mësojnë nga njëri tjetri. Ndarja e shteteve. 4. Kur të jenë zhvilluar të gjitha talentet (edukimi), atëherë natyra shtyn drejt përmirësimit. a. Pengimi. b. Xhelozia. c. Mania për sundim. Shtrëngimi i mirësjelljes, i ligjit, i ndërgjegjes. A. Si fëmijë 1. Zhvillimi [formimi, arsimimi] dhe përkujdesja për natyrën. 2. Drejtimi [udhëheqja, kanalizimi] mohues (i lirisë), disiplina : për të mbajtur larg [penguar] egërsinë, ligësinë dhe marrëzinë. 3. Përgatitja [instruktimi] pozitive e arsyes. Kafshët s´kanë nevojë për këtë gjë. 4. Formimi i arsyes dhe i karakterit. (Nëpërmjet parimeve). Moraliteti qysh në fillim para syve. Gjithçka në përshtatje me natyrën, me shoqërinë dhe me bashkësinë [shtetin]. Së dyti të mos rrëmbehemi më shpejt se vitet, por së pari mekanizmi në atë që është empirike. a. Ai duhet të jetë i lirë, aq sa i lë të tjerët të lirë. b. I përkorë dhe i kalitur. Me shpirt të gëzuar, i çiltër, i guximshëm, shejtan dhe plot qejf, më shumë me shqisa se me kokë. c. Ai duhet të mësojë që ta ndiejë rëndësinë dhe dhunën [forcën] e ligjeve. Në fillim bindje pasive. Për shkak të rregullit. Së dyti mekanizmi, më pas gjeniu. d. Ai duhet ta ndiejë dobësinë e tij si fëmijë, jo urdhërues. Asnjë përparësi për shkak të sërës [shtresës] së tij. e. Ai nuk duhet të detyrohet për t´u shtirur dhe për t´u bërë i panatyrshëm, madje as në çështjet e fesë. f. Prej tij duhet mbajtur larg marrëzia e mendimit se gjithçka vendoset vetë dhe se kjo ka pushtet mbi të. Ai duhet ta pranojë atë për hir të rendit. g. Ai s´mund të jetë moskokëçarës ndaj opinionit të mirë të të tjerëve, nderimit, sepse gjykimi i të tjerëve është pasqyra e vetë atij. Mirësjellja. h. Dashuri ndaj të vërtetës.
94
i. I njerëzishëm pa qenë ende dorëlëshuar (i butë kundrejt natyrës dhe kafshëve). k. Për atë duhet të jetë e shenjtë e drejta e njerëzve. l. Njerëzimi në vetë personin e tij. m. Durueshmëri me të tjerët, asnjë zili dhe xhelozi. Miqësi, shkueshmëri e përgjithshme, shkathtësi për të shërbyer. Institucioni i Basedowit. Sapo të jetë i aftë për nocionet morale, ai duhet të udhëhiqet duke dalë nga natyra drejt një shkaktari [autori] dhe drejt nderimit të thellë dhe mirënjohjes kundrejt tij. B. Si djalosh pozitiv : 1. Detyrat e gjinisë. 2. E qytetarit. Ndershmëria. Merita. 3. E njeriut. 4. E të krishterit. 1521. Karakteri i gjinisë njerëzore. (Cili është paracaktimi natyror i njeriut ? Kultura më e lartë. - Cila është gjendja, ku ajo është e mundur ? Shoqëria qytetare. Cilat janë shtysat ? Pashoqërueshmëria dhe xhelozia. Puna. Cili është paracaktimi i arsyes ? Moraliteti. Prirja ? Jetesa luksoze në liri). I. Në sistemin natyror si lloji i një kafshe. (Mund të jetojë në të gjitha klimat dhe në të gjitha mbretëritë e natyrës). (1. Krahasimi me gjinitë e kafshëve. 2. Me qeniet e arsyeshme. Tek këta me idealin e njeriut, sesi duhej të ishte ky). a. Qoftë si katërkëmbësh apo dykëmbësh. Moscati. Qoftë i afërt me gibonin apo me orangutangun. Linnaeus, Camper. Duart dhe gishtrinjtë shenja të talentit. (Gjatësia, mosha, shtati). b. Qoftë frutngrënës apo mishngrënës. Stomak i qëruar. Acidet e stomakut. Qumështi i dados : dallim nga qumështi i lopës. Buraeten sipas Pallasit, Norvegjezët sipas Fabriciusit. Groenlandasit. c. Qoftë si kafshë grabitqare. Nuk ka as kthetra dhe as dhëmbë të kafshëve. Megjithatë ka krahë të fortë. Ari në rajonin Schwarzwald. Kacaviret. d. Nuk ka asnjë instinkt për të mbajtur veten. Nuk di të notojë. e. Qoftë si kafshë që jeton në grup apo kafshë e vetmuar. Qentë e egër. II. Për sistemin botëror si inteligjencë. (Gjinia njerëzore midis qënieve të arsyeshme). (1. Qëllimi i natyrës : mbajtja e llojit; së dyti : perfeksionimi i tij). A. Duhet të edukohet. Përgatitje [mësim, udhëzim] dhe disiplinë. Kafshët nuk udhëzohen me përjashtim të zogjve për të kënduar. Mëson të flasë (vetë). B. Duhet t´ia dijë për nder për gjithçka vetvetes (i braktisur nga instinkti) (madje dhe për humanitetin) (palatueshmëria e fillimit). Ushqim pa ndonjë instinkt të caktuar. Veshja. Armët. Shtëpia.
95
C. Perfeksionohet nga brezi në brez deri në luks (d.m.th. bën edhe diçka tjetër më shumë se ajo që ka mësuar). Nëpërmjet artit përshtatet ai në të gjitha klimat. Gjendja natyrore. Mosha e artë. (Ai e krijon përsosmërinë e tij vetëm nëpërmjet ngritjes së një shoqërie të përsosur). D. Gjendja natyrore dhe e palatuar apo gjendja e moralshme është në përputhje me paracaktimin e tij. Rusoi për dëmin nga shkencat. Për pabarazinë e njerëzve. (Për dëmin nga kultura. Braktisin gjendjen natyrore. Arti i përkryer bëhet përsëri natyrë. Koha e ndërmjetme). (D. Objektivi i tij i fundit është përsosmëria e status civilis*. Zhvillimi i të gjitha talenteve). *(një sistem i njerëzve sipas ligjeve të lirisë : drejt të cilit atë e shtyn pashoqërueshmëria e tij. Nga ky sistem burojnë gjithë të mirat). Paracaktimi natyror i individit është i ndryshëm nga paracaktimi i gjinisë së njeriut. Individi e arrin tek kafshët e tjera paracaktimin e tij, kurse tek njeriu vetëm gjinia tërë paracaktimin e natyrës njerëzore. Xhanëm gjinia duhet të bëjë përpara nëpërmjet shumë brezave nga natyra e palatuar drejt një përsosmërie dhe për këtë i gjen vërtet në natyrë dhuntitë, por zhvillimi është vepër e vet njeriut, pra është artificial dhe nuk kryhet nga individi, por vetëm nga gjinia. (Njeriu nuk është bërë për t´u kënaqur me lumturinë, por për të zhvilluar të gjitha talentet). Njeriu i përket nga njëra anë gjinisë së kafshëve dhe natyra nuk i ka bërë kështu asnjë përjashtim lidhur me përparësitë. Ai ka nevojat e urisë, të andrallave, të seksit dhe duhet t´i japë natyrës haraçin e saj në rrojtje (për botën e kafshëve) dhe vdekje (bota e bimëve). Nga ana tjetër ai bën pjesë dhe në rendin e moralshëm dhe ka misionin [është paracaktuar, thirrur] për të përpunuar tek vetja një person të moralshëm, i cili është i lartësuar mbi shtazërinë [qëndron më lart se shtazëria]. (Qëllimi i fundit i natyrës është kultura, por jo qëllimi final i arsyes; qëllimi i parë : zhvillimi i forcave, si pasojë rezistenca). Njeriu kafshë ka dhunti, të cilat do të ishin të mjaftueshme për përsosmërinë, pra për të arritur si individ i një kafshe paracaktimin e tij. Nevoja të thjeshta [mediokre], përkorja në kërkimin e tyre, kënaqja dhe dlirësia si fryte të tyre. Gjendja natyrore është në ide një epokë e artë, epoka e palatueshmërisë dhe e paditurisë. Por njeriu nuk mund ta mbajë [ruajë] dot veten në atë gjendje dhe del nga gjendja e natyrës, pa patur ende një ide për rendin e moralshëm dhe zhvillohet kështu : njeriu i moralshëm. Njohuritë, prej të cilave lakmitë [dëshirat e zjarrta, pasionet] dhe nevojat, me këto buron mjerimi. Ai kultivohet, por nuk civilizohet. Vjen civilizimi, me atë rritet kultura deri në luks. Mirëpo njeriu ka nevojë që të moralizohet dhe ai arrin atëherë paracaktimin e tij. Njeriu natyror përputhet atëherë me njeriun e arsyeshëm. Por vetëm specia e arrin paracaktimin, jo individi.
96
(Pengesa më e madhe e ecurisë së gjinisë njerëzore drejt paracaktimit të saj është se njeriu shmanget gjithmonë e më shumë nga paracaktimi natyror : 1. Në instinktet natyrore (1. në qejfe). 2. Shkencë etj., kulturë. 3. Liri. Dy paracaktime që kundërshtojnë njëra tjetrën. Ai duhet të luftojë gjithmonë me vështirësitë). Kultura e bën njeriun gjithmonë e më të shmangshëm nga paracaktimi i tij fizik, i cili mbetet gjithmonë i njëjti me qëllim që të ruajë [mbajë] gjininë shtazore. (Origjina e të keqes). 1. Epokat natyrore nuk përputhen me ato qytetare. Fëmija si kafshë deri në vitin e nëntë, fëmijë në epokën qytetare deri në vitin e njëzet. Djalosh dhe burrë është njëlloj në shtazëri, afërsisht në vitin e shtatëmbëdhjetë. Në gjendjen e civilizuar është njeriu po aq herët djalosh, por shumë më vonë burrë. Vesi dhe dëmi. (1. Pyetja e parë është : cili është paracaktimi i gjinisë njerëzore, paracaktimi për qejf [kënaqje] apo paracaktimi i kulturës. 2. Cila është gjendja, në të cilën ai e arrin këtë paracaktim të tij : gjendja natyrore apo gjendja e civilizuar. Vështirësia e saj. Ai ka nevojë për një usta dhe ky është sërishmi një njeri. Lufta e popujve). (Shkencat nuk janë për paracaktimin e njeriut të veçantë, por të gjinisë njerëzore). 2. Shtysa për shkencë nuk ka asnjë raport me jetëgjatësinë, me shijimin e jetës dhe madje me ruajtjen [mbajtjen] e jetës në natyrë. Gjithçka ecën kundër natyrës dhe kënaqësitë shumëfishohen vërtet, por fitohen me më shumë mundim dhe pakësojnë lumturinë. (3. Nga natyra njeriu është i lirë (dhe i barabartë). Shoqëria qytetare krijon pabarazi dhe shtrëngim. Më në fund liri nën kushtet e ligjeve). Tre tezat paradoksale të Rusoit. 1. Për dëmin e kulturës (nëpërmjet shkencave) (nga palatueshmëria në kulturë). 2. Për dëmin e civilizimit apo të kushtetutës qytetare (të pabarazisë) (nga barazia në pabarazi). 3. Për dëmin e metodës artificiale në instruktim dhe moralizim (edukimi). (1. Humbje e fuqisë natyrore dhe e shëndetit. 2. Lumturia. 3. Dlirësia). (Njeriu nuk ishte bërë për të ngrënë e për të pirë [për të shijuar jetën], por për të vepruar). (Emili (2. Shkaku i pabarazisë. 3. Kontrata sociale) është ngritur mbi parimin : se njeriu është i mirë nga natyra dhe se nuk duhet mësuar virtyti bashkë me urtësinë e vërtetë, por duhet penguar zvetënimi i zemrës dhe marrja erë e kokës dhe duhet zhvilluar urtësia). Edukim mohues. Tërë synimi i Rusoit : ta çojmë njeriun nëpërmjet artit atje, ku ai mund të bashkojë të gjitha përparësitë e kulturës me të gjitha përparësitë e gjendjes natyrore. (Rusoi nuk do që njeriu të rikthehet në gjendjen natyrore, përkundrazi duhet ta kthejë vështrimin atje prapa : bashkimi i ekstremeve).
97
Më në fund e drejta qytetare (shtetërore) dhe e drejta ndërkombëtare : e para konsiston në lirinë dhe barazinë nën kushtet e ligjeve, e dyta konsiston në sigurinë dhe të drejtat e shteteve jo me anë të dhunës vetjake, por në bazë të ligjeve. A. Origjina e të ligës, e vesit dhe e mjerimit nga e mira. Njeriu del nga gjendja natyrore dhe braktis instinktin, iu dorëzohet arsyetimeve për lumturinë. Braktis ushqimin nëpërmjet instinktit, kërkon për vete ushqim të ri dhe madje të dëmshëm. Heq dorë nga naiviteti i instinktit seksual dhe kjo mundësohet nëpërmjet përmbushjes së forcës imagjinuese. Mëson që të shikojë në të ardhmen dhe ndien së pari shqetësimet lidhur me të ligën e ardhshme, dhimbjen, punën e mundimshme (i egri ishte dembel) dhe vdekjen. Rrjep lëkurën e kafshës dhe kërkon që të mbulohet me të dhe i vjen mirë që për shkak të kësaj ashpërsie ka një përkujdesje të perëndisë, e cila për hir të tij e ka mbuluar kafshën me lëkurë. Shpik mbjelljen e farërave. (Epoka e artë). Bagëtia e zbutur. Hyn në pronësi të përbashkët të tokës. Jo ngrënia dhe pirja [shijimi, gëzimi i jetës], përkundrazi zhvillimi i forcës ishte qëllimi i natyrës. E mira duhej të zhvillohej nga palatueshmëria : ky ishte plani i natyrës. Që e mira duhet të zhvillohet nga e liga, këtë e bën njeriu. E liga shtrëngon drejt të mirës - delet e urta ... Synimi i natyrës është që me anë të kulturës së përkryer të zhvillohen dhe të forcohen në mënyrë të qëndrueshme të gjitha talentet dhe së fundi dhe vetë moraliteti, për të realizuar një sistem të lumturisë dhe përsosmërisë nëpërmjet lirisë së njeriut, por dhe nëpërmjet hostenit [shtysës] së nevojave. Në këtë synim ajo nuk e çan kokën për të këqijat [të ligat], që njeriu duhet t´i vuajë; madje dhe veset, të cilat ekzistojnë tek sherri i shtazërisë me njerëzimin e arsyeshëm dhe ku palatueshmëria e vjetër dëshmon ende mbetjen e saj, duhet të ndihmojnë për të përshpejtuar ecurinë drejt të mirës. Seri të tëra të gjata brezash e japin vlerën e tyre në ndryshimin e botës vetëm duke nxitur zhvillimin e plotë të ardhshëm. (Nëse njerëzit do të kishin qenë që të gjithë qysh në fillim të mirë dhe të përshpirtshëm, atëherë do të kishin jetuar si delet budallaqe). Përse ne i japim pak vlerë ekzistencës së qenieve të arsyeshme dhe të lumtura, por që nuk përparojnë në kulturë ? Duket se ato mbushin vetëm zbrazëtinë e krijimit. Amerika. B. Origjina e të mirës nga e liga konsiston në atë që vetitë dhe instinktet (e brendshme), të cilat ishin të domosdoshme për të në shtazëri, e shtrënguan gjatë fillimit të kulturës që ta kthejë artin e tij kundër njerëzve të tjerë, të cilët mund ta pengojnë atë në synimet e tij apo në mbajtjen e vetvetes. Xhanëm prej një kafshe që arsyeton, mund të kesh frikë për gjithçka. Përtacia dhe prirja për pavarësi e shtrëngon hera herës që të përpiqet shumë për t´u çlodhur më vonë. Në këtë mënyrë puna kthehet në nevojë. Druajtja e mëson që të jetë i kujdesshëm. Zilia. Shtirja. Trimëria për të frikësuar të tjerët, saraçenët. Kryqzatat dhe pushtimi i Konstantinopolit përhapin shkencën, shijen dhe erudicionin në Oksident.
98
1522. (Që të këqijat qytetare burojnë nga e mira natyrore, derisa njeriu e braktis gjendjen natyrore; megjithatë natyra do gjendjen e civilizuar, prej të cilës duhet të lindë më në fund e mira). Në gjendjen natyrore, meqë njeriu jeton aty për veten e vet dhe për ekzistencën e llojit të tij, janë shumë gjëra të mira, që në gjendjen e civilizuar kthehen në të liga. (Përtacia. Burracakëria dhe falsiteti. Mania për të sunduar. Makutëria). 1. Përtacia është një prirje e natyrës për të kursyer forcat e tij dhe kapacitetin e tij jetësor. Në gjendjen e civilizuar nuk jeton vetë njeriu, por gjinia. 2. Ai e mban çdo të huaj për armik dhe kërkon që ta tmerrojë atë. Frika : shkaku i trimërisë si një veti për të mbajtur jo thjesht veten, por gjithashtu dhe familjen e tij. Që këndej luftë e qetë dhe mizori. Etja për hakmarrje. Dëshira e zjarrtë për të drejtën. 3. Është mosbesues ndaj të huajve dhe i pabesë [dinak]. (Gjithashtu dhe kafshët i shfrytëzojnë këto veti). 4. Shkëputet prej komunitetit, i cili është kaq i madh, saqë do t´ia merrte atij rëndësinë e vet dhe i druhet bashkimit qytetar. Pra liri e egër. Hippah në Zelandën e Re. 1. Qëllimi : Kjo pashoqërueshmëri i përhap njerëzit në tokë. 2. Qëllimi : Ai duhet të hyjë në shoqërinë qytetare. Shtysat për këtë janë : A. Njerëzit shtrëngohen që të bashkohen në shoqëri (popullata) më të mëdha, me qëllim që t´iu rezistojnë të tjerëve apo edhe që të veprojnë para tyre. Por ky është vetëm një komb i të egërve. B. Meqë ata janë shumë afër njëri tjetrit, atëherë e drejta e çdonjërit shpesh i zë rrugën të drejtës së tjetrit. Ata kanë nevojë për gjyqtarë, më i madhi në moshë. C. Kur janë shumë njerëz mund t´i bëjnë shërbime reciproke njëri tjetrit; familjet e mëdha nën kryetarët e tyre bëhen më të kamura se familjet e vogla. Pabarazi në të mirat materiale. Komoditetet e jetës dhe konsumi shtohen, tek të tjerët bëhen ato më të pakta. Këta iu shërbejnë të kamurve. Famulus domesticus. Pabarazia e shtresave. Fisnik : ai të cilit i shërbejnë; të ulët : ata që shërbejnë. D. Të kamurit bien në xhelozi dhe në zënka njëri me tjetrin dhe prapëseprapë nuk mund ta braktisin truallin. Luftë e brendshme; më në fund një kryetar i përbashkët dhe ligji. Por mugon ende dhuna [forca]; prandaj shpesh anarki; më në fund : E. Kushtetuta qytetare : Liri, ligj dhe dhunë [forcë]. F. Meqë ligji (i lirisë) kërkon shumë arsye, janë kështu qeverisjet e para (vetëm) barbare. Ligj dhe dhunë [forcë] pa liri, ose : liri dhe ligj pa dhunën [forcën] (e papërballueshme). Qeverisja e parë mbetet e palatuar : meksikanët, Orienti. Qeverisja e dytë shkatërron vetveten dhe gëlltitet nga të tjerët. Liri polake. Në shoqërinë qytetare : kultura e shijes, e luksit, e zhvillimit të të gjitha talenteve. Por gjithashtu dhe varfëri e shumëfishtë, e cila nuk buron nga nevojat natyrore, dhuna, e cila ndodh sipas prirjeve natyrore, vesi dhe virtyti, shtypja, por edhe popullimi, lulëzim në të tërën dhe varfëri në pjesë të saj.
99
Njeriu e ka braktisur instinktin dhe nuk e ka pranuar ende ligjin e arsyes. Ai humbet lirinë dhe nuk është ende nën mbrojtjen e ligjit. Ai do thjesht vetveten dhe sidoqoftë duhet të nxisë më të mirën e përgjithshme. Ai përsoset, civilizohet dhe nuk është ende i moralizuar. Zhvillimi i fundit nuk mban të njëjtin hap me të parin. Gjithë të ligat, por gjithashtu dhe gjithë të mirat e kulturës vijnë, ngaqë të gjithë njerëzit kërkojnë të kenë epërsi ndaj njëri tjetrit. Natyra në vetvete është në këtë pikë e urtë [e mençur]. Sikurse të ligat kanë qenë shtysa për popullsinë e Tokës dhe për shoqëritë, për kushtetutën qytetare dhe për të gjitha artet. Shtysat janë përtacia, burracakëria, falsiteti. 1524. Historia e gjinisë njerëzore (Është i dëmshëm paragjykimi : se gjithçka ka qenë qëmoti pikërisht kështu dhe se do të mbetet edhe në të ardhmen po kështu. Natyra mbetet natyrë, por ne nuk e dimë ende se çfarë është natyra dhe duhet të supozojmë patjetër më të mirën për të). Mund të shihet si qëllim i natyrës : që çdo krijesë e arrin paracaktimin e saj nëpërmjet zhvillimit me vend të të gjitha dhuntive natyrore të saj, e pikërisht që jo thjesht speciet, përkundrazi edhe çdo individ e përmbush më në fund tërë paracaktimin e tij. Tek kafshët çdo individ e arrin atë drejtpërsëdrejti, tek njeriu vetëm gjinia pas brezash të tërë, por më në fund dhe çdo individ nëpërmjet të njëjtës gjë. Ku konsiston ky paracaktim ? 1. (Në zhvillimin e të gjitha dhuntive natyrore) si një krijesë e arsyeshme me të gjithë kulturën e talenteve të tij. 2. I lirë jo thjesht për veten, por në një shoqëri, ku nëpërmjet ligjeve ekziston disiplina më e përkryer e lirisë së tij. 3. Është i lumtur, kur ai vetë është autori i kësaj lumturie dhe ajo mbështetet në principet e më të mirës së përgjithshme. Pra59 (Personale. Qytetare. Kozmopolite). 1. Zhdërvjelltësia [mjeshtëria, zotësia] më e madhe. 2. Liria më e madhe mbi bazën e ligjit (liri dhe barazi). 3. Morali më i lartë. 1. I kultivuar. 2. I civilizuar. 3. I moralizuar. Si është gjendja tani ? a. I kultivuar në shkallë të lartë, b. I civilizuar vetëm përgjysmë, c. (Në tërësi) pothuajse hiç fare i moralizuar. 1. Kultura jonë ende gjallërohet (pa plan) vetëm nëpërmjet luksit (luksi në shkenca; gjithçka mësohet nga njëri tjetri, jo nëpërmjet qëllimit të më të mirës së përgjithshme. Prandaj shtohen nevojat, kokëçarjet, puna, pabarazia dhe mundimi. 2. Civilizimi ynë është (i imponuar : një efekt i shtrëngimit, jo i mënyrës së të menduarit) ende shumë larg nga përsosmëria e qytetarit, d.m.th. shumë larg nga liria e vërtetë dhe barazia e vërtetë në kushtet e ligjeve të urta. Ne jemi rafinuar dhe latuar, por nuk jemi me botëkuptim qytetar (nuk jemi të civilizuar). Njeriu nuk ishte i paracaktuar si bagëtia shtëpiake për të formuar një 59
Shën. i Përkth. Kanti e ndërpret këtu përsiatjen e tij.
100
kope, përkundrazi për të formuar si bleta një koshere. Por natyra e ka bërë këtu planin e saj, atje duhet ta shpikim vetë atë. Deri tani institucioni qytetar është varur më shumë nga rastësia dhe nga vullneti i më të fortit sesa nga arsyeja dhe liria (Anglia). 3. Ne kemi zakone pa virtyt, miqësi [shkueshmëri] pa ndershmëri dhe sqimë në vend të dashurisë për nderin. Dëshmia për këtë është se vesi, madje dhe kur është një skandal, guxon megjithatë i pafytyrë në shoqërinë tonë dhe mënjanohet prej nesh, veçse kur lidhet me ndonjë turp publik. (Mjeti i fundit : një e drejtë e mirë ndërkombëtare. Ius gentium. St. Pierre). Mjetet e përmirësimit janë edukimi (kultivimi), ligjvënia (civilizimi) dhe feja (morali). Që të tre mjetet publikisht, me qëllim që e tëra të rritet në përsosmëri. Që të tre mjetet lirisht, sepse gjithçka që fitohet me zor nuk ka qëndrueshmëri. Që të tre mjetet në përputhje me natyrën, si pasojë mohues. (Që të tre mjetet duhet të synojnë patjetër moralizimin). 1. Edukimi mohues vë si kusht paraprak se njeriu si fëmijë është i mirë, se ne para së gjithash duhet të kujdesemi që të mos ia prishim atij talentet me anë të imitimit, që prirjen dhe zgjedhjen e tij të mos i prishim me anë të shtrëngimit dhe që zakonet e tij të mos i prishim me anë të shembujve dhe grishjeve. 2. Ligjvënia mohuese nuk kërkon si të thuash t´i mbajë fëmijët pasiv (si jezuitët në Paraguaj), përkundrazi (lë që ta bëjnë veteveten) përkujdeset vetëm për lirinë e tyre në kushtet e ligjeve të thjeshta dhe të krijuara nga arsyeja e natyrshme. Sidomos të tillë që nxisin moralin. 3. Feja mohuese e rikthen gjithçka në nocionin e pa të keq të një mënyre jetese që i pëlqen Zotit. I shpërndan priftërinjtë dhe lë vetëm klerikët. Heq statutet dhe lë vetëm rregulloren e arsyes dhe është po aq e qartë si për më mediokrin ashtu dhe për më të diturin. (Në tre raporte fëmijë. 1. Fëmijë të një babai në shtëpi, 2. Fëmijë të një babai të vendit, 3. Fëmijë të një babai ku rrëfehen. Nuk dalin dot). Ne jemi në një foshnjëri të trefishtë : 1. në foshnjërinë shtëpiake si fëmijë dhe edukohemi sikur duhet të mbetemi foshnje gjithë jetën, edukohemi të mos mendojmë vetë, por të pranojmë gjykimet e të tjerëve, të mos zgjedhim vetë, por sipas shembujve (të dënohemi apo të lirohemi jo nëpërmjet gjykimit të ndërgjegjes sonë, por nëpërmjet sentencës së klerikëve). 2. në një foshnjëri qytetare. Ne ndjekim ligjet, që nuk mund t´i njohim të gjitha dhe librat, që nuk do t´i kuptonim dot. Liria jonë dhe prona është nën arbitraritetin e atij pushteti [fuqie], i cili sidoqoftë është aty vetëm për ta ruajtur [mbajtur] lirinë dhe për ta bërë atë unanime vetëm nëpërmjet ligjit. Ne jemi bërë në këtë mënyrë kaq foshnjë, saqë edhe sikur ky shtrëngim të pushonte, ne prapëseprapë nuk do mund të qeverisnim vetveten. 3. në një foshnjëri të përshpirtshme. Të tjerët, të cilët e kuptojnë gjuhën e dokumenteve të shenjta, na thonë se çfarë duhet të besojmë; ne vetë nuk kemi asnjë gjykim. Në vend të ndërgjegjes së natyrshme shfaqet një ndërgjegje artificiale, e cila ndjek sentencën e të diturve. Dhe në vend të moralit [zakoneve] dhe virtytit shfaqen rregullat e urdhërit të murgjëve [observancat].
101
Kushti për një përmirësim të përgjithshëm është liria në fushën e edukimit, liria qytetare dhe liria në fushën e fesë, por ne ende nuk jemi të ndjeshëm ndaj tyre. 1997. Vërtet nuk mund të përcaktohen dot a priori kufijtë e njohjes empirike për tërë racën njerëzore, por ajo ka natyrisht kufij. Historianët pas 1000 vjetësh nuk mund të dinë kaq shumë sa ne tani dhe nuk mund të dinë gjithçka se çfarë ka ndodhur në 1000 vitet pas nesh. Natyralisti ndoshta gjithashtu. Matematikani ndoshta nuk do mundet t´i fusë në një kokë të gjitha shpikjet që ekzistojnë tashmë pra dhe nuk do mundet që të zbulojë ndonjë gjë, për të cilën do ta dinte me siguri, se nuk ka qenë shpikur tashmë më parë. Sidoqoftë gjithçka do të mbështetet atëherë tek shpikja e metodave (në historinë e natyrës) dhe e principeve, nëpërmjet të cilave ne mund të gjejmë gjithçka vetë sipas dëshirës, pa e bezdisur kujtesën. Prandaj e meriton emërtimin gjeni në lidhje me historinë, ai njeri që e formulon atë nëpërmjet ideve, të cilat do qëndrojnë përgjithmonë. Përndryshe nëse domosdoshmërisht harrohet po aq shumë [informacion] sa shtohet, atëherë njohja nuk do të rritet më, ose ndoshta do të pakësohet për shkak të mungesës së stimulimit për njohje të reja. 1998. (Horizonti i mendjes së shëndoshë apo i arsyes spekulative). Njeriu duhet ta përcaktojë qysh herët horizontin e tij, nuk duhet ta ndryshojë lehtë atë (gjithmonë ta zgjerojë). Ai nuk duhet ta mati horizontin e të tjerëve sipas horizontit të tij (shpërndarja e punëve) dhe nuk duhet ta mbajë për të kotë atë që nuk ka asnjë dobi për ne (s´na pëlqen fare; ars non habet osorem). Duhet të kërkojë që ta përcaktojë qysh më parë horizontin e tërë racës njerëzore (të kohës së kaluar dhe të ardhme), p.sh. historinë. Duhet të kërkojë që t´i përcaktojë shkencës së tij vendin në horizontin e tërë njohjes (dhe ta bashkojë atë me të tjerat). Encyclopaedia universalis. Karta universale. (Globi i shkencave). Nuk duhet të merakosemi për atë që merakoset d´Alamberi. Me zgjerimin e matematikës do të shpiken metoda të reja, të cilat do ta zvogëlojnë volumin e vjetër dhe do t´i bëjnë të panevojshme morinë e librave. Ne nuk na ndrydh pesha, përkundrazi volumi na ngushton hapësirën për njohjet [njohuritë] tona. Kritika e arsyes, e historisë dhe e shkrimeve historike, që ishte prej kohësh e domosdoshme, një frymë e përgjithshme, e cila e trajton njohjen njerëzore en gros dhe jo vetëm në detaje, do ta bëjnë gjithmonë e më të vogël volumin, pa pakësuar diçka në përmbajtje; hiqen vetëm skorjet nga metali ose karakatina jofisnike apo mbështjellja. 8077. Në këtë mes është sigurisht rastësi, kur ky ndryshim i filluar i shtetit prek pikërisht një popull të madh dhe të iluminuar lidhur me interesat e tij, meqë një popull më i vogël do të përballej me kundërrevolucionin dhe kështu do të vonohej ndryshimi më në fund prapëseprapë i pashmangshëm i gjërave. Shënime të përgjithshme :
102
Si ndodh që spektatorët e thjeshtë (të revolucionit) të një populli të sunduar më parë në mënyrë absolute, që po republikanizohet tani në kushtet e vështirësive më të mëdha të brendshme dhe të jashtme, i pushton simpatia kaq e gjallë dhe dëshira që (kjo) sipërmarrje e tij të dalë me sukses : që vetë nënshtetasit e një populli të sunduar po njëlloj, nuk e duan një gjë të këtillë për veten e tyre, edhe sikur të ndodhte kjo pa revolucionin e dhunshëm, (pjesërisht, sepse ata janë (mesatarisht) rehat, por më shumë sepse pozicioni i shtetit të cilit i përkasin, midis shteteve fqinj, nuk lejon asnjë kushtetutë tjetër (përveçse kushtetutës monarkiste për shtetin e tyre), pa u rrezikuar që të shkrihet). Si ndodh, them unë, që këta spektatorë të thjeshtë interesohen për këtë gjë me kaq afeksion (tërësisht pa interes vetjak). - Fakti është padyshim i vërtetë dhe në krizën e shndërrimit të shtetit francez dhe pavarësisht të gjitha të këqijave të tmerrshme dhe mizorive të lidhura me të, perceptohet ai qartë jo thjesht tek njeriu i zakonshëm i kafeneve, por edhe tek njeriu i iluminuar që arsyeton me kompetencë, tek pasioni i paduruar dhe i zjarrtë (i njeriut) për gazetat si materia për kuvendimet (më interesante) të shoqërisë (që për këtë shkak nuk janë kurrësesi klube politike). Në këtë mes (për të zgjuar në përgjithësi një entuziazëm të tillë), spektatorit i shfaqet patjetër para syve një interes i vërtetë ose të paktën një interes i menduar si zemërmirë i tërë racës njerëzore. Ai përfytyron këtu një epokë, ku duke filluar prej saj gjinia jonë nuk do të mbetet më në lëkundjen (e përhershme) nga më e mira drejt më të keqes dhe (përsëri) anasjelltas*, përkundrazi do të lëvizë (përgjithmonë) drejt më të mirës, edhe pse me përparim të ngadalshëm, por sidoqoftë të pandërprerë. - Pitti60, i cili do kaq shumë për (një shtet tjetër fqinj) që të mbetet në gjendjen e vjetër, ose nëse ka dalë nga shinat, duhet atëherë që të rikthehet përsëri atje, urrehet si armik i racës njerëzore dhe (emrat e atyre), të cilët po i çojnë gjërat në Francë drejt rendit të ri, vetëm i cili është i denjë që të ruhet përjetësisht, po i kursejnë për tempullin e lavdisë së pavdekshme, për t´i vendosur ndonjëherë më vonë atje. - Anglia, e cila mund të bazohej më parë në simpatinë e njerëzve më të mirë në botë për shkak të mbajtjes (së guximshme) të lirisë së saj të rreme [liri në dukje] shpesh të kundërshtuar, e ka humbur atë (tani) tërësisht, pasi ajo u kujdes që ta rrëzonte kushtetutën e synuar në Francë, kushtetutë (e lirë në një mënyrë shumë më rrënjësore), duke parë rrezikun e përmbysjes së kushtetutës së vet. - Për të (kuptuar) se çfarë e karakterizon në të vërtetë shenjën dalluese të një shteti, i cili lejohet që të lëvdohet për lirinë e popullit të tij apo se ç´gjë vërteton të kundërtën, dua ta marrë këtë rastin e fundit si shembull. *Unë nuk po i jap asnjë rëndësi të veçantë argumentit (të moralshëm), i cili do të nxirrej nga urtësia [mençuria] e përjetshme (nga një Deux ex machina), se pikërisht kjo [urtësia, mençuria] nuk do ta lejonte racën njerëzore që t´i dorëzohej Shën. i Përkth. William Pitt i riu, burrë shteti anglez (1759-1806), kundërshtar i vendosur i Napoleon Bonapartit, bashkoi juridikisht më 1800 Irlandën me Britaninë e Madhe. 60
103
përjetësisht marrëzisë, për ta ngjitur gurin e Sizifit deri në një farë lartësie dhe për ta lënë që të rrokulliset përsëri, me qëllim që ta fillojë këtë punë sërishmi. Kjo është një çështje e lirisë, për të cilën nuk mund të parathuhet asgjë me siguri. Është gjithashtu mendjemadhësi, nëse duam të përcaktojmë se cila mënyrë [metodë] qenka e përshtatshme për fuqinë më të lartë që qeveris botën. Mos vallë plani i saj është thjesht larmia e paraqitjeve të brendshme të ndërrueshme dhe të ndryshme në mënyra pafundësisht të shumëllojshme, pra raca njerëzore, pa dëshmuar njeriu në këtë mes nder për personin e tij. Ne na takon vetëm të hulumtojmë se çfarë na lë të presim për të ardhmen natyra e njeriut, siç e njohim ne njeriun, dhe ecuria e tij aq sa kemi mundur ta rrokim këtë. Monarku i cili (nga përsosmëria e pushtetit të tij) lejohet të shqiptojë : duhet të bëhet luftë, dhe pas kësaj bëhet luftë, është një monark i pakufizuar (dhe populli i tij nuk është i lirë). - Por ai, i cili duhet të bëjë së pari anketë publike në popull, nëse ky e aprovon që të bëhet luftë, dhe nëse ky thotë, nuk duhet të bëhet luftë, e pas kësaj gjithashtu nuk bëhet luftë, (është ai) një monark i kufizuar (dhe një popull i tillë është vërtet i lirë). - Mirëpo mbreti i Anglisë sipas kushtetutës ka të drejtën për rastin e parë, kurse republika e Francës vetëm për rastin e fundit (se direktorati duhet të pyesë patjetër këshillin, që përfaqëson tërë popullin). Pra kryetari i shtetit në Angli ka pushtet absolut, kurse në Francë vetëm pushtet të kufizuar dhe populli në rastin e parë nuk është i lirë, përkundrazi nën zgjedhë, sepse cilat ngarkesa nuk mund t´i vendosë sipas qejfit mbi shpatullat e nënshtetasve të tij monarku i Britanisë së Madhe ? Pushtet kaq i madh shtypës për një kohë të paparashikueshme, (që në të ardhmen ndoshta do të përmbysë tërë shtetin) dhe që gropos direkt vetë moralitetin e popullit, saqë nuk mund të mendohet fare përparimi i racës njerëzore drejt më të mirës (në një pjesë të madhe të saj) dhe megjithëse lulëzimi (dhe rritja) e arteve ende mund ta ndalin rrëzimin për një kohë të gjatë, sidoqoftë mund të parashikohet me siguri (herët apo vonë) shembja (veçse atëherë akoma më e rrezikshme). Është një iluzion, me anë të të cilit mund të mashtrohen vetëm fëmijët, se populli mund t´i refuzojë shpenzimet për luftë dhe mund ta ndalojë në këtë mënyrë luftën, sepse sidoqoftë populli nëpërmjet përfaqësuesve të tij në parlament është i detyruar t´ia miratojë mbretit shpenzimet për luftë (gjithashtu dhe shtypjen e dhunshme të marinarëve). Mirëpo pavarësisht (marrëzisë) që mbreti i shpall së pari luftë një shteti tjetër dhe veçse më pas kërkon nga populli mjetet për këtë gjë, i cili mund t´i refuzojë (ato), nëse do, prapëseprapë ai e di me siguri se përfaqësuesit e popullit nuk do ta kenë vullnetin për t´i refuzuar ato (lufta në rastin në fjalë mund të mos jetë as e zgjuar, as e drejtë ose asnjë nga të dyja). Por si mund ta dijë këtë me siguri ? Sepse ai i ka në duar të gjitha mjetet për ta kanalizuar siç do vullnetin e tyre nëpërmjet ndikimit të fuqishëm të interesit vetjak : emërimit në të gjitha postet fitimprurëse në ushtri, flotë, gjykatat civile, në kishë, pa përmendur qoshet e ngrohta. Mirëpo secili prej këtyre përfaqësuesve të popullit, (edhe nëse ai vetë si person nuk do të kishte interes vetjak) ka kushërinjë të tij, ka miq të mirë, të cilët i çojnë të fala për të marrë njërin apo
104
tjetrin nga këto poste dhe zyra. Por ministri (që ka nevojë për shumicën e votave, për të qenë i sigurt), nuk ia refuzon lehtë diçka atij, të cilin ia rekomandon deputeti dhe sidoqoftë tek njerëzit shumicën e përbëjnë gjithmonë ata, tek të cilët ndikime të tilla kanë epërsi kundrejt idesë së më të mirës së përgjithshme. Pra pa i konsideruar nga ky shkak ata burra si të liq dhe të poshtër, prapëseprapë mund të shpjegohet fare mirë fenomeni i një shumice votash që nuk mungon kurrë në anën e ministrit, si pasojë mund të sillet gjithashtu dhe prova se kushtetuta e Britanisë së Madhe nuk është kushtetutë e një populli të lirë ((i cili nuk ka në këtë mes asnjë veto)), përkundrazi është një makineri politike për të ekzekutuar vullnetin absolut të monarkut. - Anglezët shesin mend si me një xhevahir të kushtetutës së tyre, se ligjet në këtë vend mbrojnë çdo qytetar, që oborri të mos ua prishë humorin sipas tekave të tij, që mos t´i flakë në burgje ((akti habeas corpus)) apo të mos i trajtojë arbitrarisht në ndonjë rast tjetër, përkundrazi duhet t´ua lërë këtë gjë gjykatave pa drejtimin e pushtetit më të lartë, por megjithatë edhe në shtete me monarki absolute këto gjëra ndodhin vetëm rrallë kështu (si deri diku në historinë e Müller-Arnoldit) dhe populli i qorton publikisht, e këto sikurse një breshër kokërmadh dhe një vorbull ere mbi ujë nuk i heqin asgjë motit të bukur. Kur të gjitha kushtetutat (absolutiste) të shteteve kanë nëpërmjet të keqes që vjen nga lufta, me anë të së cilës çdonjera kërcënon ta shpërbëjë tjetrën, një tendencë natyrore drejt republikanizmit (ku, edhe po qe se ato nuk e marrin këtë formë, prapëseprapë qeveria e sheh veten të shtrënguar që të veprojë sipas të njëjtës frymë), në kushtet e ndërrimit të shumëllojshëm të shtetit nuk mund të mungojë, që një popull i fuqishëm t´ia dalë me sukses ndonjëherë, (jo thjesht) në kalamendjen e pretendimeve (egoiste) për liri, por me frymëzimin e pashmangshëm të ideve të të drejtave (universale) të njeriut (ide, që sidoqoftë nuk mund të mungojnë në kushtet e kulturës në rritje), që në bazë të principeve të jepet [t´i shkojë] pas këtij qëllimi dhe që në fund të fundit ta mbrojë këtë qëllim megjithë mizoritë (që nuk mund të mungojnë, sepse njëzëshmëria më pasionante lind (nga) mosmarrëveshjet më emocionale). - Por që këndej dhe nga kjo rilindje e një shteti, të cilit kjo lëvizje e ethshme e brendshme nuk i ka sjellë vdekjen e një barbarie tërësore, përkundrazi i ka lënë të gjitha artet, që hyjnë tek kultura, që këtu dhe që nga kushtetuta (gjithashtu e sigurt lidhur me jashtë) e këtij shteti do mund të datonte gjendja e racës njerëzore në përparim të largët të qëndrueshëm drejt më të mirës. Ishte e rëndësishme që kjo dëshirë e natyrshme për gjithë njerëzit edhe pse me koncepte vetëm disi të zgjeruara të lidhej me shpresën, e cila është e domosdoshme jo thjesht që rrjedha botërore, siç e sheh vetë njeriu, t´i ngjallë krupë njeriut që mendon dhe (më në fund) këtij t´i vijë neveri nga vetja (sepse ky do të ishte një kuvendim estetik, i ngeshëm dhe që interpretohet me fantazime të lezetshme), përkundrazi, nëse njeriu ka shkak që të shpresojë për atë, gjithashtu për të bashkëvepruar sipas pjesës së vet për andej; pra një hipotezë në aspektin e synimit (të moralshëm) praktik, i cili është boll i argumentuar, vetëm nëse nuk i
105
kundërvëmë pamundësinë, që në këtë rast nuk ndodh. - Por me qëllim që me dëshirën dhe shpresën për më të mirën të bashkohet edhe vepra, për këtë kërkohet edhe një njohje teorike (e efektit të synuar dhe) e aftësisë, nëpërmjet të cilave mund të realizohet ky efekt. - Dhe përsa i përket të parës [më të mirës], me këtë nuk duhet kuptuar përparimi në moralitetin e botëkuptimeve njerëzore, përkundrazi vetëm përparimi në vepra, të cilat janë në përputhje me ligjet e obligimit, në mos rrjedhin direkt prej tyre (dhe prej njohjes së tyre). Shija dhe arti (në përputhje me shijen) do të përparojnë (sado i pandershëm qoftë edhe burimi) pa pushim në fushën e të mirës (në fushën e të dobishmes, e cila përputhet me moralin ose në fushën e të mirëpriturës) : afrimi reciprok i njerëzve në marrëdhënie, në shërbime, themelimi i institucioneve të mira që formojnë talentin apo që përkujdesen edhe për të varfërit. NB61. Qeverisje qytetare dhe njëkohësisht kozmopolite është e mundur në çdo kushtetutë. Ta mendosh veten si një gjymtyrë që pajton të drejtën qytetare me shoqërinë kozmopolite, është ideja më fisnike, që njeriu mund të mendojë për paracaktimin e tij dhe e cila nuk mund të mendohet pa entuziazëm. Cili është shkaku i kësaj brohoritjeje për fitoret e atij kombi ? Që ky komb është në rrugë e sipër për ta krijuar atë kushtetutë, në të cilën të gjithë fqinjët kanë për të pritur paqen prej tij dhe nuk e çmojnë lart këtë gjendje thjesht për shkak të dobisë së saj, por e çmojnë lart si gjendjen e vetme ligjore mbi gjithçka, dhe që nëpërmjet saj syrgjynoset lufta, nis përparimi drejt më të mirës, e cila nuk mund të ndodhte në një kushtetutë të së drejtës arbitrare. Por që kjo duhet të ndodhë patjetër njëherë, për këtë edhe një shembull i vetëm në këtë ecuri të gjërave mund të jetë një parashenjë e bollshme, meqë, edhe nëse duhej të pësonte një prapakthim, ai nuk mund të harrohet sidoqoftë, për ta filluar në një mënyrë tjetër deri sa të dalë me sukses dhe pastaj nuk mund të pushojë më në të ardhmen. Nuk mund të parashikohet dot se ai do të dalë me sukses, por mund të parashikohet vetëm se ata do ta provojnë atë dhe do ta provojnë kaq herë, derisa ai sidoqoftë të dalë njëherë me sukses. Në natyrën njerëzore ekziston një dhunti e moralshme për nocionin e të drejtës si një pushtet që sundon mbi racën njerëzore e shoqërinë e saj, si pushteti më i lartë urdhërues. Para tij duhet të përkulen patjetër më në fund të gjithë. Këtu nuk është fjala për një person, përkundrazi për një ide që gjendet në dhuntinë morale të njeriut, ideja e të drejtës sunduese (së brendshmi) mbi të gjithë njerëzit, dhe kjo gjithashtu vetëm, sepse kjo ide krijon një kushtetutë të ligjshme, nëpërmjet të cilës lufta pengohet mbi bazën e parimeve, e cila për shkak se është kushtetutë republikane argumenton një përparim të qëndrueshëm drejt më të mirës. Shkarazi : Është vetëm një nocion i një kushtetute plotësisht të pastër shtetërore, konkretisht ideja e një republike, ku të gjithë njerëzit e aftë për të votuar kanë të 61
Shën. i Përkth. Shkurtim nga latinishtja e “notabene” = Vër re mirë !
106
bashkuar tërë pushtetin (ose ndarjen në demokraci ose bashkimin në republikë) : Respublica noumenon ose phaenomenon. Kjo e fundit ka tre forma, por respublica noumenon është vetëm një. Një monark absolut mund të qeverisë megjithatë në mënyrë republikane, pa humbur në fuqinë e tij. Mua më duket se nocioni i një kushtetute të kufizuar shtetërore përmban një kontradiktë : sepse ajo do të ishte atëherë vetëm një pjesë e pushtetit ligjvënës. Përparimet e racës njerëzore (drejt më të mirës) mbi bazën e popullsive të ndryshme që ndikojnë reciprokisht ndaj njëra tjetrës mund të soditen si zhvillim (ose i) dhuntisë natyrore ose i dhuntisë morale të racës njerëzore. Zhvillimi i parë në aspektin e mirëqenies sipas qëllimit që ka secili, për ta çuar atë gjithmonë më tej; zhvillimi i dytë në aspektin e sjelljes së mirë sipas qëllimit që duhet ta ketë secili, për ta çuar atë gjithmonë më tej. - Kultura e të gjithë aftësive tona që ndjekin qëllime është mjeti për t´i arritur këto dy zhvillime, e madje dhe kultura e moralitetit është një mjet i tillë dhe (i shërben nxitjes së) përparimeve në aspektin e synimit pragmatik, synim (që ndjek rregullat e zgjuarsisë dhe (në përputhje me to) secili ndjek mirëqenien e tij); kështu që dhe politika, edhe pse e mban sakaq moralin (bashkë me fenë) për pedanteri të kulluar apo thjesht si naze, prapëseprapë nuk e ka për përbuzje që ta përdorë gjuhën e tij, sepse në këtë mënyrë mund të ndikojë në mirëqenien e shtetit (në unitetin e qytetarëve dhe në bindjen [dëgjesën] e nënshtetasve). Prandaj edhe asnjë qeveri nuk ka guxuar ende që të deklarohet lirshëm dhe hapur : e drejta dhe e padrejta janë iluzione, të cilat ajo nuk i përfill dhe se si pasojë ajo kthen në ligj thjesht vullnetin e saj absolut, përkundrazi qeveria i drejtohet gjithmonë ndjenjës së të drejtës që kanë nënshtetasit e saj si qenie të lira, të moralshme, tek të cilët ajo nuk mund të ketë kurrë ndikim të fuqishëm, në qoftë se njëkohësisht nuk nderon të paktën si një konditë të domosdoshme (conditio sine qua non) nocionin e të drejtës që kanë nënshtetasit, i cili gjendet në arsyen e përgjithshme njerëzore, dhe s´i nënshtrohet njëkohësisht thënies së tyre. Por e gjithë kjo kulturë (teknike, pragmatike dhe morale) nuk mund ta parandalojë sidoqoftë luftën, të keqen më të madhe që mund t´i ndodhë racës njerëzore, dhe pra nuk mund ta pengojë gjithashtu, kështu që vetë përparimi drejt më të mirës fizike duhet të durojë (nga koha në kohë) pengesa, bile përmbysje dhe kthim prapa në mjerim apo në egërsi; moraliteti ngatërrohet bashkë me gjërat e tjera në këtë përmbysje, por ku pastaj për këtë humbje ndihet keqardhje vetëm me lotë të shtirë ose anasjelltas, shthurja e shtetit i akordohet shthurjes së moralitetit (në qortimet e rrepta ndaj popullit), ndërkaq është qartësisht bindëse se këto tmerre nuk vijnë nga poshtë lart, përkundrazi vijnë nga sipër dhe se ato i solli mania për luftë e sunduesve, jo mosbindja e nënshtetasit. - Por për ta thyer këtë si dhe mendjemadhësitë e tyre nuk është e mundur ndryshe veçse nëpërmjet një kushtetute më të mirë e bërë (vetë) së brendshmi në shtet mbi bazën e të drejtës natyrale, sepse le të vlerësohet ende kaq i ulët (ndikimi) i dhuntisë morale tek njeriu (sikurse e vlerëson zakonisht
107
politikani), prapëseprapë pretendimi i njeriut që të përfillet e drejta e tij e lindur është kaq i fuqishëm dhe i pathyeshëm, saqë ai nuk do të mungojë për të provuar dhunën kundër dhunës [pushtetit] kur të vijë rasti i favorshëm për të, megjithëse ai dëshiron vërtet që të jetë normalisht i gatshëm për ta ndjekur i bindur ligjin e jashtëm qytetar (por jo tërësisht i vullnetshëm). Ky kundërshtim buron vetë nga dhuntia morale e njeriut; por në vend që të nxisë përparimin drejt moralisht më të mirës, kundërshtimi prodhon rëndomtë prapavajtjen tek më e keqja (sepse ngacmohet vetëm nga rasti nxitës). - Shkaku për këtë është se zbatimi i atyre ligjeve nuk mbështetej në të vërtetë tek respekti për ta, por mbahej parasysh dobia e supozuar (ruajtja e qetësisë dhe e pasurisë së popullit), e cila në të vërtetë nuk është (aspak) respekt i brendshëm, por një shprehje e jashtme e respektit të treguar për ligjvënësin dhe jo për ligjin. Tendenca për përparim të pandërprerë të racës njerëzore drejt më të mirës mund të pranohet pra se ka filluar realisht vetëm atëherë, në qoftë se (së pari :) aty ekzistojnë shenja të bollshme se popuj të tërë synojnë së brendshmi krijimin e një kushtetute, nëpërmjet të cilës pushon më në fund lufta, e cila i prapëson të gjitha përparimet e bëra, (kushtetutë e kulluar republikane, edhe nëse është sakaq veçse ide, të cilës ata vetëm i afrohen gjithmonë). Së dyti : në qoftë se mund të vërtetohet se përpjekja drejt këtij qëllimi nuk është thjesht veprim i dhuntisë natyrore, domethënë (i mbështetur) në kërkesën [lakminë] për lumturi, përkundrazi është zhvillim i dhuntisë morale në racën njerëzore, dhunti që e ka atë qëllim si qëllim në vetvete (dhe jo në cilësinë e një mjeti të thjeshtë për qëllime të tjera). Së treti : që ndikimi i kësaj ideje në shpirtin [zemrën, karakterin] e të gjithë njerëzve, të cilët janë të aftë për kulturën unike të arsyes së tyre praktike, shkakton pa përjashtim simpati kaq të përgjithshme dhe njëkohësisht thellësisht depërtuese për atë pasuri më të lartë kozmopolite, saqë ajo të paktën nga shkalla e dëshirës i shëmbëllen shtysave më të fuqishme morale : si një fakt, për realitetin e të cilit mund të thirren si dëshmitarë të gjithë njerëzit. Shkarazi : Lufta nuk mund të mënjanohet nëpërmjet asgjëje tjetër veçse nëpërmjet republikanizmit të vërtetë të një shteti të fuqishëm -; pa mënjanimin e saj nuk është i mundur përparimi. Por vetë lufta shpie drejt republikanizmit dhe prapëseprapë do ta prodhojë atë më në fund. Po pastaj, kur lufta të pushojë së ekzistuari ? Kur liria dhe barazia, të cilat janë shkaku që të mos lindë asnjë luftë, të jenë gjithashtu në gjendje që t´i krijojnë kulturës veprime gjithmonë e më të mira dhe të prodhojnë kështu përparimin pa fund ?
108